Blloku Ekonomi
Miratohet vendimi për vulën elektronike të dokumenteve. Çfarë kuptimi ka tenderi i kioskave dixhitale në Tiranë?
Qeveria shqiptare ka miratuar dje vendimin për vulën elektronike, duke hapur rrugën që dokumentet e printuara nga entet që ofrojnë shërbime publike elektronike të kenë të njëjtën vlerë ligjore me ato që lëshohen nga zyrat fizike. Vendimi për “Miratimin e Rregullave të Shërbimeve Publike Elektronike” sanksionon ndër të tjera se: “Dokumentet administrative elektronike që përfitohen nga transmetimi elektronik i të dhënave, me vulë elektronike, kanë të njëjtën vlerë ligjore dhe fuqi provuese si çdo dokument tjetër zyrtar”.
Konfirmimi i një dështimi të diplomacisë ekonomike
Dështimi i Tiranës zyrtare për të negociuar një zgjidhje për zhbllokimin e linjës së intekonjeksionit Shqipëri-Kosovë ka detyruar Berlinin të investohet vetë në zgjidhjen e ngërcit mes Beogradit dhe Prishtinës. Linja me Kosovën e cila kushtoi 42 milionë euro, me nje financim te bankes gjermane KFV, ka përfunduar në vitin 2016, por nuk është vënë në funksion pasi Serbia nuk njeh Operatorin e Transmetimit të Kosovës.
Kompanitë e naftës kanë 40% të borxhit tatimor
Kompanitë të cilat operojnë në fushën e naftës dominojnë borxhin tatimor ndaj shtetit. Ato zënë afro 40% të të gjithë shumës prej 220 milionë euro të listës së debitorëve në drejtorinë e tatimeve.
Edhe pse mbi disa prej këtyre kompanive është vendosur masa e sekuestors, borxhi tatimor ende nuk është arritur të mblidhet, pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në proçese gjyqësore për të shpallur falimentin, ndërsa një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.
Turizmi përmes kroçerave, Shqipëria afirmohet si destinacion i ri i prefereueshëm në Mesdhe
Shqipëria duket se ka hyrë tanimë në vëmendjen e operatorëve turistikë ndërkombëtarë si një ndër destinacionet e reja të preferuara të Mesdheut. Përtej retorikës së qeverisë, publicitetit emocional në rrjetet sociale që duan të shmangin problemet, vendi ynë, posaçërisht Saranda me mundësitë penetruese që ofron për turistët, është në axhendën e operatorëve. Kjo konfirmohet edhe nga interesi i kompanive që kryejnë aktivitet në tregun e turizmit me anije shëtitëse – korçera.
Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian
Shqipëria, ministria e Energjetikës, ka prezantuar së fundmi një projekt fizibiliteteti që lidh gazsejëllësin Transadriatik(TAP) me Bosnje – Hercegovinën dhe Kroacinë. I ashtuquajturi gazsjellësi adriatiko-jonian është mbëshetur shpesh nga qeveria shqiptare, por ky projekt i fundit ka edhe një faturë financiare: 618 milionë euro për një korridor, për finacimin e të cilit kërkohet edhe ndihma e BE-së.
Hidrocentral me fuqi 83 mijë KV në lumin e Shalës
Edhe lumi i Shalës, kthyer së fundmi në një destinacion turistik të preferuar, do të jetë vendndërtimi i një hidrocentrali. Tv Klan raporton sot se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur fituese një shoqëri me seli në Irlandë, por që është bashkimi i një firme turke, shqiptare dhe irlandeze. Ajo do të do ta ndërtojë hidrocentralin mbi lumin Shalë”.
Shifrat e investimit thuhet se shkojnë deri në 100 milionë dollarë dhe pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.
Nga viti që vjen "bosët" e naftës do paguajnë tatim-fitimi
Qeveria është e vendosur që vitin e ardhshëm të vjelë tatimin mbi fitimin për kompanitë që prodhojnë naftë. Deri më sot konçesionarët që operojnë në kërkimin dhe prodhimin e naftës kanë shtyrë në vite pagesën e tatimit mbi fitimin, deri në momentin që realizojnë koston e investimit.
Me anë të një shkrese drejtuar Ministrisë së Financave, Ministria e Energjisë dhe Industrisë kërkon që me përgatitjen e paketës së re fiskale për vitin 2018-të, të merret parasysh edhe ndryshimi në mënyrën se si do të mbledhet tatimi për kompanitë që kanë marrëveshje hidrokrabure.
Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit
Konsorciumi i kompanive Total, Hellenic Petroleum dhe Edison (kompani e grupit francez EDF) që ka marrë të drejtën për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në veri të Koruzit, një zonë detare afër Shqipërisë i ka kërkuar parlamentit grek të ratifikojë sa më shpejt marraveshjen.Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes për shkak të vizitës së Presidentit, francez Emanuel Macron në Athinë.
TAP përfundon 50% të punimeve, gazi i parë vjen në 2020
Përfundimin e 50% të punimeve të gazjellësit TAP në drejtim të fushave të studimit, prokurimit dhe ndërtimit, njoftoi sot konsorciumi TAP 16 muaj pas fillimit të projektit. Kontraktuesit e TAP kanë pastruar dhe shtrirë në tokë rreth 70% të tubacionit në Greqi dhe Shqipëri (539km nga një total prej 765km).
Taksa e re e ‘fshehtë’ mbi karburantet do të rëndojë mbi konsumatorët
Ditët e fundit Bashkia e Elbasanit nisi një aksion të ngjashëm me atë të Bashkisë së Tiranës për të për mbyllur aktivitetin e atyre pikave të karburantit që nuk kishin aplikuar për rilicensim sipas një vendimi të qeverisë të muajit prill që përcakton se pikat e karburanteve duhet të paguajnë një tarifë licencimi në masën 3 milionë lekë në Bashkinë Tiranë dhe 1 milionë lekë në bashkitë e tjera.
