Blloku Ekonomi
Rama lajmëron ngritjen e një Agjencie të Pasurive të Paluajtshme
Katër vjet ikën me një bilanc të madh dështimesh të qeverisë PS-LSI, e megjithatë mungesa e alternativës la në pushtet formacionin që drejton Edi Rama. Tashmë që populli i dha atë që dëshironte, timonin i vetëm, kryeministri po shpalos platformën e një përgjegjësie të përbashkët që sipas tij është një raport i ndërsjelltë mes shërbimeve që ofron shteti dhe kulturës shtetdashëse të qytetarëve.
Rritja e tarifave për pataten e Kosovës, reagime nga ministrat kosovarë, heshtje në Tiranë
Dje mediat kosovare njoftonin ndryshimin në tarifimin doganor nga Dogana Shqiptare për mallrat ë eksportuara nga Kosova. Sot Televizioni Publik Shqiptar bën me dije se fjala është për një urdhër të datës 5 maj 2017, firmosur nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përmes të cilit detyrohet kreu i doganave të përditësojë të dhënat për vetëm tre kode doganore që përfshihen në nomenklaturën e mallrave të Shqipërisë, respektivisht patate nga çdo origjinë që të vijnë, patate Kosove dhe qepë të thata, nga çdo origjinë që të vijnë.
Rama në Turqi: Jemi entuziastë, kemi zbuluar një burim të madh gazi
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin Botëror të Naftës ka ftuar investitorët të shohim me shumë përparësi e seriozitet vendin tonë, duke e cilësuar atë fronin e ri të naftës. “Më lini t’u them se ne jemi të ulur në një prej fushatave të naftës më të mëdha në Evropë me 220 milionë fuçi nate të vërtetuara në rezerva nafte, 6.5 milionë fuçi në vit prodhim, kemi rritje të prodhimit të naftës dhe të kapacitetit të rafinimit. Jemi në skenarët e ristrukturimit të kompaninë shtetërore.
Ambasadori italian shmang termin Zonë Ekonomike Rajonale: “Në Trieste, plan veprimi për vitet e ardhshme”
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se në samitin e Triestes, mund të miratohet një plan veprimi që përafron në planin tregëtar dhe ekonomik vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Dogana e Shqipërisë rrit tarifën për mallrat nga Kosova
Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton se dogana e Shqipërisë ka rritur tarifat për mallrat kosovare, duke sjellë kështu dëme ndaj biznesit të vendit fqinj.
“Për sezonin e verës Dogana e Shqipërisë ka rritur tarifën për mallrat që do të eksportohen nga Kosova.
Kjo për tregun e Kosovës dhe ekonominë e vendit po vlerësohet e dëmshme dhe që do e rëndoj edhe më shumë ekonominë vendore.
Sipas njohësve të ekonomisë ky veprim nuk lë hapësira që Kosova të planifikojë të eksportojë në ndonjë vend tjetër rajonal”, shkruan gazeta.
Pagë e vetme bazë për vendet e BE-së
Më 26 prill, Komisioni Evropian propozoi krijimin e një Mekanizmi për të mbështetur dimensionin social të Bashkimit Evropian. Qëllimi është për të krijuar një "busull" për shtetet anëtare dhe organet evuropiane në fushën e punësimit. I gjashti nga njëzet parimet ka të bëjë me pagat dhe përfshinëtri pika kryesore. Së pari, e drejta e punëtorëve që të paguhen në mënyrë të drejtë për të siguruar një standard të denjë jetese. Së dyti, krijimi i një "page bazë” të mjaftueshme” dhe së treti, për të shmangur "kushtet e varfërisë"në punë.
Një video që ngre shqetësimin për ligjin e ri të sigurimeve: Kompanitë në fillim, pastaj jeta
Taksa e pronës dhe Kadastra Fiskale, brenda vitit
Gazeta “Shekulli” shkruan sot për taksën e pronës së paluajtshme, që pritet të miratohet brenda këtij viti, krahas krijimit të kadastrës fiskale që do të do të përmbajë të plota të dhënat për sipërfaqen e pronës dhe vlerën e saj. Gazeta referon një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit “niveli më i arsyeshëm i taksës së pronës mund të jetë nga niveli minimal 0.075 për qind deri te niveli më i lartë 0.15 për qind i vlerës së tregut të pronës dhe do të paguhet një herë në vit”.
Pavarësisht marrëveshjes, në qershor u tenderuan pesë Hec të reja
Një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit ishte edhe pezullimi I çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe lokal. Çka do të thotë pezullim tenderash për të hequr çdo dyshim manipulimi dhe ndikimi në zgjedhje. Por kjo pikë nuk është realziuar, të paktën sipas një raportimi të gazetës “Shqiptaarja.com”. Gazeta në fjalë shkruan sot se gjatë muajit qershor, “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garë për pesë hidrocentrale vendorë, të cilët, për nga fuqia dhe investimet, bëjnë pjesë ndër veprat mesatare hidroenergjetike”.
Privatizimi i bregdetit
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë truall në zonën bregdetare të Spillesë, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi 4 parcela toke.
