Blloku Bota
Bie helikopteri i ushtrisë greke, bënte manovra në detin Egje
Një helikopter i forcave të armatosura greke është rrëzuar në orët e para të së enjtes, ndërsa po operonte në kuadër të manovrave ushtarake që po zhvilloheshin në detin Egje. Helikopteri i tipit Augusta Bell, u zhduk nga radari rreth tri orë pas mesit të natës.
Rrënojat u gjetën paraditen e të enjtes në ishullin e pabanuar Kinaro, në zonën e Dodekanezit. Ministri e mbrojtjes bëri të ditur në ora 11,30 sipas orës greke, se trupat pa jetë të dy prej tyre u gjetën 300 metra larg vendit ku helikopteri u përplas në tokë.
“Rusia, kërcënimi kryesor për ekzistencën e BE-së”
George Soros është shfaqur sot me një opinion të vetin në “Project Syndicate”, i cili mund të cilësohet si një thirrje për kujdes dhe reagim ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Miliarderi, i njohur për agazhime shumëplanëse dhe për ndikimin në politikën e lartë, nënvizon se ideja e SHBA dhe BE-së se Putin mund të jetë aleati i tyre në luftën kundër ISIS është krejtësisht i gabuar dhe niset nga premisat e deklaratave të presidetit rus.
De Paoli, versioni italian i Ekrem Spahisë
Modeli Ekrem Spahia në Itali do të mund të quhej Giovani de Paoli, këshilltar rajonal i Lega Nord në Liguria. Duke folur para Shoqatës së Prindërve me Fëmijë Homoskeskualë, de Paoli ka deklaruar se “nëse do të kisha një djalë homoseksual do ta digjja në furrë”. Kaq ka mjaftuar dhe kjo u bë lajm kombëtar, referuar edhe nga gazetat kryesore në Itali(http://www.corriere.it/cronache/16_febbraio_10/figlio-gay-brucio-genova-...).
Një parti e re paneuropiane
“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025.
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
14 të arrestuar në Suedi për huliganizëm ndaj emigrantëve
Policia suedeze arrestoi të martën 14 persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj një qendre azilkërkuesish rreth 60 km në jug të Stokolmit. Autoritetet njoftuan se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në automjetet e tyre u gjetën sende të forta si sëpata, thika apo shufra hekuri. Në një intervistë për AFP, zëdhënësi i policisë suedeze tha nga dokumentat e identifikimit që iu gjetën të arrestuarve, rezultoi se ata ishin shtetas të huaj, një pjesë e tyre me kombësi polake.
Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin
Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën.
Propozohet forcë ushtarake europiane për të ruajtur kufijtë e Greqisë
Greqia po përballet me një qëndrim të ashpër nga ana e partnerëve lidhur me çështjen e refugjatëve. Disa prej shteteve anëtare të BE po insistojnë se duhen gjetur mënyra për tjera për të kufizuar flukset e refugjatëve që mbërrijnë në vendet e tyre.
Përherë e më tepër po shtohen skenaret, sipas të cilave vendet e BE do të bashkëpunojnë më shumë me Maqedoninë dhe Serbinë se sa me Greqinë.
Matteo Renzi propozon votim në popull për Presidentin e Komisionit Europian
"Nuk durohen këta teknokratët, të cilët nuk e dinë se çfarë do të thotë marrëdhënie me qytetarët". Kryeministri italian, Matteo Renzi deklaroi se Partia Demokratike italiane e qendrës së majtë do të propozojë një votim të hapur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet për pasardhësin e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Korea e Veriut kalon në veprim. Kryen lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Korea e Veriu ka lëshuar sot një raketë me rreze të gjatë veprimi, e cila zyrtarisht është deklaruar se bëhet për të hedhur një satelit në orbitë. Japonia dhe Korea e Jugut kanë shprehur shqetësimin përmes autoriteteve më të larta të tyre institucionale, duke vlerësuar se lëshimi në fakt është një testim për lëshimin e raketave balisitike. Zyra e kryeministrit japonez përcolli një mesazh përmes “Twitter” ku deklaronte se trajektorja e “satelitit” shkon drejt rajonit të Okinavas.