Blloku Bota
Reziston në Facetime
Presidenti në kërkim i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shfaq në një video në celular nga ku i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë e sheshe për të mbrojtur vendin nga anarkistët e grushtit të shtetit. E papritur që "sulltani" i foli sovranit nga një ekran celulari dhe jo nga podiumet që shfaqej zakonisht me hijen e të plotfuqishmit.
Grusht shteti nga nivelet më të larta të ushtrisë. Reagime të kujdesshme nga drejtuesit ndërkombëtarë. Tirana deklarohet pro Erdoganit
Në Turqi po ndodh një grusht shteti dhe ky është ndoshta i vetmi lajm i sigurtë. Se kush qëndron pas tij, dinamika dhe kush po fiton, mbetet ende e paqartë. Kjo ka kushtëzuar edhe qëndrimet zyrtare nga qendrat e ndryshme politike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndodhet në Moskë, ka deklaruar se “nuk kam detaje të situatës që po ndodh në Turqi, ndaj edhe do të ishte e papërshtatshme që të komentoja”. Më tej Kerry ka shtuar se shpreson që një aleat si Turqia të mbetet në paqe.
Turqi, ushtria deklaron marrjen e pushtetit dhe krijimin e Këshillit të Paqes. Premtohet kushtetutë e re
Ushtria turke ka deklaruar marrjen e pushtetit dhe vënien në zbatim të gjendjes së jashtëzakonshme. Përmes një deklarate dërguar me e-mail në televizonet turke, përfaqësuesit e atij që tashmë mund të quhen organizatorë të grushtit të shtetit, janë shprehur se “Turqia do të mabjë të gjitha marrëdhëniet me jashtë dhe zbatimi i ligjit do të mbetet prioritet”. Po kështu thuhet se është premtuar një kushtetutë e re dhe se shekullarizmi është cenuar.
Zëra për grusht shteti në Turqi. Kryeministri Yildirim mohon: Ishte një aksion i paautorizuar nga një grup ushtarak. Qeveria mbetet në detyrë
Një situatë krejt e pazakontë ka ndodhur sot në Ankara të Turqisë. Mediat raportuan të shtëna armësh dhe lëvizje tankesh në rrugë. Po kështu trafiku i makinave u bllokua në urën e Bosforit dhe atë Sulltan Mehmet Fatihu në Stamboll. BBC-ja citon kryeministrin turk, Binali Yildirim, sipas të cilit “një grup ushtarak ka kryer një aksion të paautorizuar”. Yildirim ka mohuar zërat për një grusht shteti dhe ka shtuar se “qeveria është ende në detyrë”. Nuk dihet mirë sesi qëndron puna, por në kryeqytetin turk janë parë të fluturojnë edhe avionë ushtarakë.
Drejt një lufte të re mes Izraelit dhe Libanit
Një luftë e tretë mes Izraelit dhe Libanit mund të jetë shumë afër. Lufta e dytë e vitit 2006 pati vetëm një aspekt pozitiv për Izraelin: vonoi luftën e tretë mes të dyja vendeve. Kështu shkruan gazeta izraelite “Haartez” sipas së cilës edhe mosreagimi i deritanishëm i grupit shiit Hezbollah, lidhet me direktivat e Iranit për të mos u angazhuar. Një arsye për këtë ishte edhe përfshirja e Iranit dhe Hezbollahut në luftën e Sirisë.
Franca goditet sërish – 84 të vdekur në Nisë(video)
Terrorizmi godet sërish Francën. Kësaj radhe në Nisë në Ditën e Bastijës. Një person i armatosur vrau 84 persona me një kamion të cilin e drejtoi drejt një turme njerëzish të mbledhur me rastin e festës kombëtare franceze. Pamjet filmike tregojnë njerëzit që ikin me vrap, ndërkohë që bilanci është i rëndë: mes 84 të vdekurve ka edhe fëmijë. Dhjetra janë të plagosur. Presidenti francez, Francois Hollande e cilësoi sulmin terrorist dhe ka urdhëruar thirrjen e forcave rezerviste në mbështetje të trupave ushtarake të dislokuara në Nisë.
Nuk do na mungosh..!
Ikja e David Cameron nga drejtimi i Britanisë nuk është përjetuar edhe me aq disfatizëm nga europianët. Karakteristike është përshëndetja e kreut të grupit parlamentar të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, Xhani Pitela për ish-kryeministrin britanik. "Britania ka më në fund një kryeministre të re. Mirupafshim zoti Kameron, nuk do t'i mungosh askujt"-shkruan Pitella në një postim të tij.
Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano
"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n, kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.
I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.
Ish-komandanti i Forcave Amerikane të NATO-s, në lisën e Clinton për zv/president i SHBA
Emri i greko-amerikanit James Stavridis është përfshirë së fundmi në listën e të zgjedhurve të Hillary Clinton për zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Stavridis ka shërbyer si komandant i Forcave të NATO-s në Europë (SACEUR) dhe që prej vitit 2013 mban postin e Rektorit e Shkollës Juridike dhe Diplomacisë në Universitetin e Tufts
Konsiderohet si një kuadrove më të përgatitur të ushtrisë amerikane, pasi për 4 vjet mbajti komandën e NATO-s gjatë misioneve të Aleancës në Lindjen e Mesme, Afganistan, Libi, Siri, brigjet Afrikane dhe vendet e Ballkanit.
