Blloku Bota
Një shuplakë publike për presidentin francez Francois Hollande
Presidenti francez Francois Hollande ka marrë një përgjigje të papritur nga një pjesëtar i forcave të policisë gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të dy policëve, Jean Baptiste Salvaing dhe Jessica Schneider, të vrarë të hënën nga një terrorist. Polici ka refuzuar t’i japë dorën Hollande, që ka vazhduar më tej, por kryeministri Manuel Valls, i vënë përpara të njëjtës situatë ka reaguar ndryshe. Ai ka nisur të flasë me policin, por nuk dihet se çfarë. I intervistuar nga TF1, polici ka thënë se ka shumë probleme në polici, se ka vetëm 3 automjete për 40 forca.
Ish-roja i Auschwitz dënohet pas 70 vjetësh për bashkëpunim në vrasjen e 170 mijë hebrejve
70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një Gjykatë në Gjermani vendosi një dënim me 5 vjet burg për në 94-vjeçarin Raincholnt Chaningk, ish-roje në kampin famëkeq të Auschwitz. Ai u gjet fajtor për "bashkëpunimin" në vdekjen e 170 000 hebrejve.
BE zgjat me 1 vit sanksionet ndaj Rusisë, ministri i Jashtëm gjerman akuzon NATO-n se po nxit luftë
Bashkimi Evropian shtyu zyrtarisht për një vit sanksionet e miratuara kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Sanksionet ndalojnë kryesisht nvestimet dhe importet e produkteve të gadishullit në Europë.
Vendimi që pritej për të shtyrë sanksionet deri më 23 qershor 2017 u mor gjatë Këshillit të BE-së, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Shteteve Anëtare."Këto masa do të zbatohen për qytetarët dhe kompanitë e vendosura në territorin e Krimesë dhe Sevastopolit”-deklaroi një prej anëtarëve të Këshillit.
Greqia u kthehet investimeve publike, metroja e Selanikut projekti më madhor
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar një plan ambicioz për ristartimin e ekonomisë vendase, pas shtatë vjetër recesion. Prezantimi u bë të enjten në mbrëmje, pak orë pasi kreditorët kishin miratuar disbursimin e një pjese të këstit të kredisë për Greqinë.
Me këtë rast, Tsipras deklaroi se këto ditë po mbyllet cikli më i vështirë i programit të shpëtimit dhe se vendi po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik.
Vdes pas sulmit me thikë deputetja britanike, ishte pro qëndrimit të vendit në BE (Foto)
Anglia është shokuar nga ngjarja e kësaj të enjte. Deputetja e Partisë Laburiste, Jo Cox, ndërroi jetë pasi u qëllua të enjten me armë zjarri, dhe u godit me thikë nga një person në qytetin në Lidsit. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se deputetja 41-vjeçare u qëllua 2 herë herë në trup dhe një herë në kokë, e ndërsa ishte e plagosur në tokë, agresori e goditi me shkelma dheme thikë.
Gjyqi i Pistorius, atleti paraolimpik ecën pa protezat e këmbëve në sallë (Video)
Kampioni paraolimpik Oskar Pistorius u detyrua të demostrojë para Gjykatës në Pretoria se ishte i aftë të ecte pa protezat e këmbëce, ashtu siç bëri natën e vrasjes së ish-të dashurës së tij, Riva Stenkab në shkurt të vitit 2013. Avokatët e tij dhe vetë atleti afrikanoverior pretendon se qëlloi me armë pasi mendoi se në shtëpinë e tij kishin hyrë grabitës. Me kërkesë të babait të vajzës në shtyp janë publikuar edhe foto të pak minutave pas vrasjes.
Rusia dhe katër Kisha refuzojnë pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë, Janullatos: Po plagoset prestigji i botës ortodokse
Udhëheqësit e Kishës Ortodokse në mbarë botën lajmëruan se takimi historik i Sinodit të Shenjtë të Kishave Ortodokse , i pari në më shumë se 1 mijë vjet që nga skizma e madhe mes Kishës së Lindjes dhe Perëndimit në vitin 1054, do të mbahet normalisht, në ishullin e Kretës, pavarësisht vendimit të Rusisë për të mos marrë pjesë. Kisha Ortodokse ruse, e katërta për nga rëndësia, njoftoi mungesën e saj në organizimin njëjavor që do të nisë këtë të dielë, pasi edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse, Serbe, Bullgare dhe Gjeorgjiane nuk do të merrnin pjesë.
Historiani Ferguson: “Perëndimi gaboi me Kosovën”
Kosova është e ekspozuar ndaj ekstremizimit dhe ky nuk është më thjesht një raportim gazetares. Kjo ide po gjen mbështetje edhe në njerëz me ndikim si historiani Niall Ferguson, i cili në një intervistë për gazetën serbe “Politika” thotë se “Perëndimi gaboi me Kosovën”. “Kemi krijuar një shtet të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm”, vijon ai, duke iu referuar ekstremizmit islamik. Sipas këtij historiani, gabimi nuk qëndron me ndërhyrjen ushtarake, por me njohjen e pavarësisë, duke ditur se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.
Nuk është vetëm Trump problemi. “Në Orlando vdiqën 50 sodomitë. Kjo është shumë gjë e mirë”
Pas tragjedisë së Orlandos, ku në një lokal gaysh, u vranë 50 veta nga një person me origjinë afgane, në SHBA po diskutohet më së shumti për deklaratta e kandidatut republikan Donald Trump. Ky i fundit foli për radikalizimin islamik, për përjashtimin e myslimanëve etj., diçka që detyroi edhe drejtuesit e Partisë Republikane të distancohen. Por nuk është vetëm ky problemi. Nga një qasje “biblike” e artikuluar nga pastori Roger Jimenez i Kishës Baptiste të Sacramento-s në California, vrasjet janë të dobishme, pasi kemi të bëjmë me Sodomitë.