Blloku Bota
Lamtumira e fundit për Muhamed Ali - Më i Madhi
Muhamed Ali, boksieri i njohur është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni ku kanë marrë pjesë shumë njerëz, përfshirë edhe personalitetet të politikës, sportit e artit. Ceremonia është zhvilluar sipas rregullave myslimane në Louisville, Kentucky. Më poshtë disa foto:
Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë
Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.
Turqia nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë që do të mbajë emrin “Reccep Taiyp Erdogan”
Turqia është angazhuar në një tjetër projekt të madh ndërtues: aeroportin e ri të Stambollit. Ai do të jetë me 6 pista dhe duhet të përfundojë në vitin 2023, kur Republika turke mbush 100 vjet. Emri i ri i aeroportit do të jetë: Reccep Taiyp Erdogan, shprehje kjo e ambicies dhe pushtetit të presidentit aktual turk. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë shumë e madhe dhe afër Stambollit kanë nisur punimet. Autoritetet turke thonë se ky projekt do ta transformojë vendin dhe do ta kthejë atë në një kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kjo megjithë koston e madhe.
NATO: Dislokim i njësive në nivel batalioni në Lindje të Europës, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë
NATO do të dërgojë trupa në nivelin e batalionit për të përforcuar sigurinë e anëtarëve të saj në Europën Lindore. Këtë ide e ka rikonfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel”. Stoltenberg e cilëson NATO-n, si aleancën më të suksesshme në histori, e cila ia ka dalë sipas tij të parandalojë disa luftëra. Edhe stërvitjet e fundit të zhvilluar në Lindje të Europës kanë përcjellë një sinjal të qartë ndaj “një Rusie përherë e me më shumë besim në vete”.
Forcohet ndjenja negative ndaj BE-së, kryesojnë vende si Greqia e Franca
Një studim i Peë Research Center në Shtetet e Bashkuara ka vërejtur forcimin e ndjenjës negative ndaj Bashkimit Evropian në popullatat e dhjetë shteteve anëtare të bllokut. Në krye të atyre vendeve që kanë një pikëpamje negative janë Greqia e Franca. Gjenerata e re ka shprehur një qasje pozitive, ndërsa ka një hendek mes veriut dhe jugut në rolin që luan përkatësia politike.
Trump "fiton" një "rol" edhe nga Meryl Streep
Aktorja e njohur performoi me imazhin e kandidatit republikan Donald Trump, gjatë një shfaqjeje në New York:
Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.
Turqia paralajmëron reagime ndaj Gjermanisë pas miratimit të rezolutës për Genocidin Armen. Por nuk sqaron se çfarë konkretisht
Turqia do të reagojë ndaj Gjermanisë për rezolutën që Parlamenti gjerman miratoi si qëndrim ndaj atij që njihet si Genocidi Armen. Në një intervistë për televizionin shtetëror turk, TRT Haber, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi reagimin e Ankarasë zyrtare, por pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. Gjermania është vendi i dytë i madh europian, pas Francës që njeh Genocidin Armen, që përbën nga çështjet e nxehta të Politikës së Jashtme turke.
Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.