Blloku Bota
Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih
Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.
Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.
Sulme në Munih të Gjermanisë
Sulmet kanë ndodhur në një qendër tregëtare dhe në një stacion metroje. Njoftohen viktima.
Karaxhiç apelon dënimin për krime lufte
Radovan Karaxhiç ka apeluar dënimin me 40 vite burg për genocid, duke e quajtur gjyqin ndaj tij politik. Karaxhiç ka renditur 50 arsye për të cilat thotë se është dënuar politikisht sepse mbrojti popullin serb të Bosnjës.
Në 24 Mars të këtij viti, Gjykata e Hagës e shpalli fajtor ish-liderin e serbëve të Bosnjës për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srerbrenicë në vitin 1995. Sipas avokatit të tij, Peter Robinson, procesi ndaj Karaxhiç nuk ishte i drejtë, pasi gjykatësit që e gjykuan nuk dinin asgjë për zonën, kulturën dhe gjuhën e serbëve të Bosnjës.
Incident mes rusëve dhe amerikanëve në Siri
Përplasja mes amerikanëve dhe rusëve në Siri ka patur edhe momente të nxehta siç është bombardimi nga avionët rusë i një baze sekrete të CIA-s dhe britanikëve. Lajmi është publikuar nga “Wall Street Journal” dhe sipas saj kjo goditje synonte të presonte mbi Shtëpinë e Bardhë në funksion të një marrëveshjeje për sulmet ajore në Siri. CIA dhe Pentagoni e kanë kundërshtuar këtë gjë, por Shtëpia e Bardhë ka vijuar përpara me rënien dakord me Moskën, duke arritur një marrëveshje për sulme ndaj Al Qaedas dhe Al Nusras, ndonëse ka disa pika për t’u plotësuar.
Një plan për shpëtimin e Europës
George Soros i është kthyer edhe njëherë krizës së madhe të Europës, në përgjigje të së cilës ai ka propozuar edhe një plan. Përmes një opinioni të publikuar në revistën e njohur “Foreign Policy”, Soros shkruan se kriza migratore e fundit, po çon në një dezintegrim të ngadaltë të Bashkimit Europian. Kundërveprimi me ndërtimin e mureve sipas tij, thjesht do të framentarizojë Europën, por do të dëmtojë rëndë ekonominë e saj dhe rrëzojë standardet e të drejtave në nivel global.
Erdogan: Pilotët që rrëzuan avionin rus, mund të kenë lidhje me gulenistët. Kthimi i dënimit me vdekje, dëshirë e popullit.
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erodgan ka deklaruar në një intervistë për “Al Jazeera” se dy pilotët që rrëzuan avionin ushtarak rus, pak muaj më parë, mund të kenë lidhje me grushtin e shtetit. Ata po mbahen të arrestuar dhe po pyeten për lidhje me gulenistët. Sipas Erdogan pas lëvzjes së Gulen ka edhe shtete të tjera, apo edhe “një tjetë rmendje superiore”, çka lë shumë vend për diksutime. I pyetur për lirinë e shtyptit, ai tha se nuk beson se liria e shtypit duhet përdorur si armë.
Trump është syrtarisht kandidati i republikanëve
Donald Trump është syrtarisht kandidati i republikanëve për President. Rreth 1 vit pas shpalljes së papritur të kandidaturës, miliarderi amerikan siguroi nominimin presidencial, në ditën e dytë të kongresit kombëtar të partisë. Kryetari i dhomës së ulët të Kongresit Amerikan, Paul Ryan, u bëri thirrje delegatëve republikanë të mbështesin Trampin, një ditë pasi u vunë re disa përçarje në hapjen e kongresit të partisë.
A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë?
Grushti i Shtetit në Turqi ka prodhuar pasoja reale edhe në politikën e jashtme të Ankarasë. Vetëm tri ditë pas përpjekjes për të ndryshuar pushtetin me dhunë, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka ndërmarrë hapin e parë që dëshmon zhvendosjen e politikës turke në raport me një krizë serioze si ajo e Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” raporton se të hënën, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Rouhani, i cili nga ana e vet “ka vlerësuar pjekurinë e popullit turk që dëshmoi se taktikat dorës së fortë nuk kanë vend në rajonin tonë”.
Një rrëfim për natën e së premtes: "Republika turke ka vdekur"
Etze Temelkouran, shkrimtare, gazetare dhe analiste politik, është një nga personalitetet më të njohura të Turqisë së sotme. E lindur në vitin 1973 në Izmir. Në vitin 1995 ajo u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë të Universitetit të Ankarasë dhe në vitin 1993 filloi karrierën e saj gazetareske në gazetën “Tzoumchouriet” . Artikulli për natën e së premtes në Turqi reflekton frikë, dyshim dhe ankth për të ardhmen e vendit të saj.
....
Krizë SHBA-Turqi. Kerry: Anëtarësia e Turqisë në NATO, nën mbikëqyrje
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë po kalojnë në krizë të vërtetë. Kjo të paktën nga deklaratat që po shkëmbehen mes qendrave zyrtare politike. Sot, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi se pasojat e akteve të kryeraj nga autoritetet turke pas grushtit të shtetit, do të jenë jo të vogla, madje deri në mbikëqyrje të anëtarësisë së Turqisë në NATO. “Është e qartë se shumë njerëz janë arrestuar dhe janë arrestuar shumë shpejt. Vigjilenca dhe kujdesi ynë do të rritet në ditët në vijim.