Blloku Bota
Ikën ministri i Trump pas skandalit të udhëtimeve çarter
Një tjetër bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump lë detyrën. Bëhet fjalë për ministrin e Shëndetësisë Tom Price, i cili dha dorëheqjen pas presioneve të Donald Trump dhe kritikave të ashpra lidhur me kostot e udhëtimeve me avion privat për kryerjen e detyrave të tij.
"Kam kaluar 40 vjet si mjek dhe si oficer publik për t'u dhënë përparësi njerëzve. Më vjen keq që ngjarjet e fundit kanë shkaktuar humbje prej këtyre qëllimeve të rëndësishme "- tha 62 vjeçari në letrën e tij të dorëheqjes.
SHBA përgjysmon personelin diplomatik në Kubë
Ende pa nisur mirë, marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë marrë goditje. “Associated Press” njofton se SHBA po paralajmëron qytetarët e vet të bëjnë kujdes gjatë vizitave në Kubë teksa ka urdhëruar më shumë se gjysmën e personelit diplomatik të largohet nga ishulli. Arsye e këtij zhvillimi janë ato që SHBA i quan “sulme specifike” ndaj personelit diplomatik, që konsistojnë në probleme shëndetësore të vazhdueshme dhe të padiagnostikueshme deri më tani. Po kështu SHBA ka ndërprerë lëshimin e viziave për një afat të pacaktuar dhe për qytetarët kubanë viza do të lëshohet nga vendet fqinj.
SHBA/Terrorizmi i brendshëm, po aq kërcënues sa Shteti Islamik
Kërcënimi terrorist i brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës barazohet me atë të përfaqësuar nga Shteti Islamik. Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, Chris Wray deklaroi para Senatit se numri i çështjeve nën hetim që tratojnë akte të terrorizmit të aktorëvë të brendshëm në SHBA arrin në 1000. Po kaq është sipas tij edhe numri i çështjeve që lidhen me Shtetin Islamik. Ndërkohë sipas kreut të FBI-së, vetëm vitin e fundit në SHBA janë arrestuar 176 persona të akuzuar për akte terrori motivuar nga synime të brendshme politike.
Tsipras refuzohet nga autoritetet e Malit Atos: Është ateist
Autoritetet fetare në Malin Atos në Greqinë e Veriut kanë refuzuar kërkesën për një vizitë të kryeministrit grek, Alexis Tsipras në Karyes, qendrën administrative të shtetit monastik. Sipas tyre, Tsipras e ka deklaruar veten si ateist ndaj edhe vizita e tij në cilësinë e drejtuesit të qeverisë greke është refuzuar. Në deklaratë shtohet se Tsipras mund të vizitojë zonën si qytetar privat. Deklarata nxjerr zbuluar me një gënjeshtër minimale kryeministrin grek dhe zyrën e tij të shtypit që kishin deklaruar më parë se vizita u anullua për shkak të mbingarkesës me punë të kreut të qeverisë.
SHBA, tani në dosjet e emigrantëve edhe të dhëna të hollësishme të profilit të tyre në rrjetet sociale
Privatësia po pëson erozionin më të madh, ndonëse, apo pikërisht pse jetojmë në kohën e lirisë së informacionit. Një rregullore e re e publikuar në Regjistrin Federal të SHBA, parashikon se Departamenti i Sigurisë së Brendshme, ka të drejtë të mbledhë të dhënat e hedhur në mediat sociale për/nga emigrantët, qoftë atë me leje të përhershme, qoftë ata të natyralizuar.
Iraku thirrje kurdëve të “fshijnë” referendumin
Dy ditë pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde në veri të Irakut, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që i bën thirrje kryeministrit Haider al-Abadanit për të dërguar trupa në qytetin e kontestuar të Kirkukut dhe të mbajë në mbikqyrje puset e naftës.
Kirkuk i përkiste territorit të qeverisjes lokale kurde, por u qeveris nga Bagdadi deri në verën e vitit 2014, kur ra në duart e shtetit islamik. Luftëtarët kurdë (Peshmerga) e çliruan atë, duke i penguar xhihadistët që të kapnin puset e naftës.
Italia shtyn për legjislaturën tjetër reformën e nështetësisë
Një në çdo 10 nxënës në Itali është i huaj. Ka klasa në shkolla ku prezenca e të huajve shkon deri në 50% apo e kalon këtë shifër. Gazeta “Repubblica” e cila trajton çështjen e nxehtë të jus soli, nocioni që njeh qytetarinë duke marrë për kriter vendlindjen, sjell disa foto nën titullin: “Nga Torino në Palermo. Në shkolla jus soli është realitet” për të kujtuar se realiteti është i tillë që kërkon normim ligjor.
Rekordi i 2016-ës/Pasuria e milionerëve arriti në 63.5 trilionë dollarë
Milionerët vijojnë të shtohen në një botë përherë e më dinamike dhe të ndërlidhur ekonomikisht. Një raport i firmës këshilluese “Capegemini” sjell disa të dhëna mbi pasurimin e individëve apo kompanive në pjesë të ndryshme të botës për vitin 2016 dhe për përqendrimin e pasurisë në shifra absolute.
BE forcon kufijtë e brendshëm
Komisioni Europian ka propozuar dje disa ndryshime ligjore që prekin lëvizjen e lirë në hapësirën Schengen. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni njofton shtetet anëtare për masat që propozohen për të shmangur në maksimum kërcënimet për sigurinë publike.
Duke iu referuar neneve 25 dhe 27 të Kodit Kufitar të Schengen, Komisioni rekomandon që afati për ushtrimin e kontrolleve të brendshme, pra në kufijtë mes shteteve anëtare të zgjatet nga 6 muaj në një vit. Duke patur të drejtën e shtyrjes 3 herë në maksimumin e kohës së aplikimit të kësaj mase deri në 2 vjet.
Schaeuble, viktima e parë e zgjedhjeve gjermane
Wolfgang Schaeuble duket se është viktima e parë e rezultateve elektorale në Gjermani. Media të ndryshme njoftojnë se grupi parlamentar i CDU-CSU ka kërkuar që Schaeuble është propozuar për president i Bundestagut, në mënyrë që portofoli i ministrit të Financave, mbajtur deri më tani nga 75 vjeccari, do të kalojë për partnerët e FDP-së në koalicionin e ri qeverisës.
