Blloku Bota
Kina hap bazën e vet detare në Xhibuti. Dislokohen 10 mijë trupa
Kina ka hedhur një hap të ri në profilizimin e politikës së saj të jashtme në kontekstin e një fuqie që synon renditjen ndër shtetet më të fuqishme të botës. Pas negociatave dypalëshe, Pekini zyrtar ka hapur një bazë detare në Xhibuti, në brigjet e detit të Kuq. Anijet me personel kinez janë nisur sot nga Zhanjiang në provincën e Guangdong dhe sipas një njoftimi të Ministrisë kineze të Mbrojtjes “baza do të sigurojë operacione paqeruatëse, humanitare, apo edhe detyra ushtarake”.
Erdogan në CNN: Shumica e turqve nuk e duan BE-në
"Bashkimi Evropian nuk është diçka thelbësore për ne. Jemi të qetë në këtë drejtim”- tha Presidenti turk Taip Erdogan, duke paralajmëruar rrezikun e mbylljes së çdo kanali komunikimi me Europën në një kohë kritike për zhvillimet ndërkombëtare. Erdogan shkoi edhe më tutje në intervistën e dhënë për BBC-në ku tha se "Turqia do ta marrë me lehtësi njoftimin e BE-ja nuk do ta pranojë si anëtare"
Serbia nis në shtator dialog shtetëror për Kosovën
Mediat serbe njoftojnë se presidenti i Serbisë, Aleksanderr Vuçiç do të nisë në muajin shtator Dialogun Shtetëror mbi Kosovën. Sipas lajmeve në këto media, nisma në fjalë, e paralajmëruar që në momentin që Vuçiç mori detyrën, parashikon përfshirjen në diskutime të partive parlamentare, përfaqësuesve të Kishës Ortodokse, shoqërisë civile, Akademsë së Shkencave dhe Arteve dhe aktorëve të tjerë me peshë në vend.
OKB u "hap derën" kurdëve për diskutimin e Kushtetutës së re të Sirisë
Një tjetër dritë jeshile për kurdët dhe aspiratën e tyre për pqrfaqësim politik. Në një intervistë për agjencinë ruse, Ria Novosti, cituar nga Reuters, i dërguari i OKB në Siri, Staffan de Mistura, ka deklaruar se kurdët e Sirisë nuk duhen përjashtuar nga hartimi i kushtetutës së re të Sirisë.
Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe
Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.
Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare
Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.
Ndalohet hyrja në Austri e ministrit turk të Ekonomisë
Një tjetër episod u shtohet polemikave që kanë shpërthyer mes vendeve të Evropës dhe Turqisë. Austria nuk ka lejuar ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci të hyjnë në vend për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
ISIS humbet edhe Mosulin (Foto)
Autoritetet irakiane janë duke u përgatitur për të shpallur një tjetër fitore të madhe. Suksesin e operacionit për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh të vendit, i cili ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Duke folur për AFP, gjenerali amerikan Robert Softz tha nga Bagdadi se: "Njoftimi është i pashmangshëm. Nuk mund të them nëse do të jetë sot ose nesër, por unë mendoj se do të jetë shumë shpejt." Sipas gjeneralit, xhihadistët janë duke luftuar deri në vdekje në një perimetër të vogël në zemër të qytetit të vjetër, në afërsi të lumit Tigër.
Ahmeti i “premton” Greqisë: Çështja e emrit dhe anëtarësimi në NATO si FYROM, prioritete të Shkupit
Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, thotë në një intervistë për gazetën “Kathimerini” se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO.
“Zgjidhja e konfliktit për emrin është një prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRFJM”, tha ai. Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.
Samiti i G 20, mbetet hendeku i klimës me SHBA
Gjithcka që udhëheqësit botërorë mundën të bënin për ndryshimet e klimës gjatë samitit të G20, ishte një kritikë e fortë për presidentin amerikan, Donald Trump. Hendeku për këtë çështje nuk u kapërcye dhe lideret e vendeve me te industrializuara te botes, përveç kreut të Shtëpisë së Bardhë ranë dakort të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së Parisit edhe pse Shtetet e Bashkuara vendosën të dalin nga zotimi i vitit 2015.