Blloku Bota

SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli

Postuar në 12 Tetor, 2017 20:45

SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.

Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.

18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle

Postuar në 12 Tetor, 2017 16:02

18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias.  Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.

Jo vetëm në Serbi. Putin i preferuar edhe në Greqi

Postuar në 11 Tetor, 2017 11:36

Një sondazh i kryer nga një grup sociologësh në Univesitetin e Maqedonisë për llogari të gazetës “Kathimerini”, evidenton një klimë mosbesimi të grekëve ndaj Perëndimit dhe Europës politike, në të cilën bëjnë pjesë prej dekadash. 57.3% e grekëve mbajnë qëndrim pozitiv ndaj Rusisë dhe 67% e tyre kanë qëndrim pozitiv ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Kancelarja gjermane Angela Merkel, shikohet pozitivisht nga 40.5% e të pyeturve, kurse presidenti amerikan, Donald Trump nga vetëm 16.5% e tyre. 73% e grekëve nuk e pëlqejnë Trump, ndërkohë që për Merkel kjo shifër është 56%.

Erdogan në Serbi: “Të ndërtohet sa më shpejt rruga Beograd-Sarajevë. Nuk ka probleme në Sanxhak”

Postuar në 11 Tetor, 2017 08:50

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdgan në Serbi ka tërhequr vëmendje jo të vogël mediatike. Presidenti turk do të qëndrojë dy ditë në Serbi dhe përpara mbërritjes ka nisur mesazhet e para përmes një editoriali në gazetën beogradase “Politika”.

Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan dhe bashkëpunimi mes tyre ka rëndësi kyçe për mbajtjen e stabilitetit, paqes dhe progresit në rajon dhe përmes tij në Europë”, citon “B92”, presidentin turk.

"Duam pavarësi me dialog"

Postuar në 10 Tetor, 2017 20:42

"Unë do ta respektoj vendimin e katalanasve mbi pavarësinë"-deklaroi guvernatori  katalanas Carles Puigdemont, duke denoncuar episodet e dhunës që ndodhën  ditën e referendumit. Ai u përpoq të dërgonte në Madrid një mesazh në favor të respektimit të vlerave demokratike, duke propozuar si zgjidhje për pavarësinë dialogun me qeverinë spanjolle.

Hakerohen planet e luftës së Koresë së Jugut

Postuar në 10 Tetor, 2017 19:06

Hakerat e Koresë së Veriut thuhet se kanë kapur një numër të madh dokumentesh konfidencialë nga Koreja e Jugut, duke përfshirë një plan vrasjeje kundër Kim Jong Un.

Siç pretendon deputeti i Koresë së Jugut, Rhee Cheol-Hee, ky informacion vjen nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Dokumentet e vjedhura përfshijnë planet e hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut në rast lufte. Përveç kësaj, ka informacione të rëndësishme për stacionet e energjisë dhe objektet ushtarake në vend.

NATO, drejt krijimit të një force ushtarake shumëkombëshe në Detin e Zi

Postuar në 09 Tetor, 2017 13:31

NATO pritet të krijojë së shpejti një forcë shumëkombëshe në Detin e Zi, që synon të mbajë nën vëzhgim dhe të balancojë rritjen e prezencës ruse në këtë rajon. Nisma vjen si kundërpërgjigje pas kapjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 që I siguroi Kremlinit dalje natyrale dhe pa pengesa në pikat kryesore të Detit të Zi.

Agjencia “Reuters” shkruan se si fillim do të jetë një forcë e vogël, në të cilën do të përfaqësohen 10 shtete, mes të cilave Italia, Kanadaja dhe Rumania, të cilat do t’I bashkohen me rreth 900 trupa amerikane që janë tanimë në zonë.

Tensione në marrëdhëniet turko-amerikane. Pezullohen vizat për joemigrantët

Postuar në 08 Tetor, 2017 23:36

Pak ditë më parë presidneti amerikan Donald Trump dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan deklaruan pas një takimi në Neë York se ata janë miq me njëri-tjetrin. Sipas Trump madje, marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë më të shkëlqyera se kurrë, duke menduar ndoshta se të thuash të kundërtën e realitetit të bën diplomat të klasit të parë. Mirëpo kanë mjaftuar vetëm pak orë që ky humor për marrëdhëniet të mbërrijë te pragu i një krize të vërtetë.

Lutje masive e polakëve në kufi. Kujtohet fitorja mbi osmanët…

Postuar në 08 Tetor, 2017 17:29

Mijëra polakë u janë drejtuar pikave kufitaretë vendit për të kryer ritin e lutjes për shpëtimin e Polonisë dhe të botës.  Mediat e ndryshme të Europës i kanë kushtuar rëndësi kësaj ngjarjeje, pasi ndonëse kreret e kishës katolik polake thonë se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërtisht fetar, ka hamendësime se në këtë rast ka një axhendë anti-islamike. Data kur kryhet kjo lutje lidhet me fitoren kristiane mbi osmanët në betejën e Lepantos në vitin 1571, zhvilluar pranë gjirit të Patras më 7 tetor. 

Cipras në Shtëpinë e Bardhë, rinovon marrëveshjen për bazën e Souda

Postuar në 08 Tetor, 2017 13:28

Një seri çështjesh me natyrë ekonomike dhe gjeopolitik pritet të diskutohen në takimin që  kryeministri  grek Alexis Tsipras do të ketë me me Presidentin amerikan, Donald Trump në 17 tetor në Shtëpinë e Bardhë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota