Blloku Bota
Ndërron jetë, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi
Mediat në Kosovë raportojnë sot se ka ndërruar jetë ish-kryeministri I saj, Bajram Rexhepi. Ai ndodhej i shtruar në një spital në Turqi, për t’u kuruar pas goditjeve në tru që kishte pësuar disa herë.
Rexhepi vdiq në moshën 63 vjeçar. Ai lindi në Mitrovicë, u diplomua në vitin 1979 për mjekësi në Prishtinë dhe vijoi studimet pasuniversitare në Zagreb deri në vitin 1985. Ai punoi si kirug i përgjithshëm dhe specialist endoskopie në Mitrovicë deri në vitin 1990. Iu bashkua UÇK-së në vitin 1999 për 3 muaj duke shërbyer si mjek në zonën e Shalës.
Athinë/Rihapet xhamia Fethiye, ndërtuar nga Sullan Mehmeti II
Është hapur në Athinë xhamia Fethiye. E krijuar nga sulltan Mehmet Pushtuesi(Ngadhënjimtari) pas fitores mbi Konstandinopojë, ajo është përdorur deri në vitin 2010 si magazinë për artefakte antike. Më pas u vendos rikonstruksioni I saj dhe përdorimi për aktivitete kulturore dhe për vizitorë.
Vritet në dyluftim me trup ish-kampioni i botës në peshëngritje Andrey Drachev
Ish-kampioni i botës dhe i Europës në peshëngritje, Andrey Drachev, është vrarë në një dyluftim trup me trup nga një 25 vjeçar kaukazian. Personi i dyshuar quhet Anar Ziranov dhe në videon e publikuar duket se është i aftësuar në artet marciale. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në Khabarovsk dhe grupi i të rinjve e kanë provokuar atletin që ka ofruar ndeshje përballë. Po kështu thuhet se ai është që lluar nga disa njerëz dhe se video paraqet vetëm fundin e përplasjes që ka rezultuar fatale për atletin.
Gjykata Federale Australiane urdhëron bllokimin e 127 faqeve online që shfaqin materiale të vjedhura
127 domeine përmes të cilave transmetohen materiale filmike në internet, do të bllokohen. Pala paditëse, Foxtel, një operator legal në këtë sektor, ka fituar gjyqin federal me ISP-të australiane që mundësojnë transmetimin online të materialeve në mënyrë pirate.
Ivanov: Ushtria do t’i ndihmojë policisë kundër terrorizmit urban në qytete me dallime fetare dhe etnike
Presidenti maqedonas George Ivanov ka paralajmëruar për një rol të ri të ushtrisë së Maqedonisë në kundër atij që ai e quajti terrorizëm urban në qytete me dallime etnike.
Përtej njohjes si shtet/Demarkacioni i kufirit me Serbinë, problem jo i vogël për Kosovën
Beteja e vërtetë e Kosovës me Serbinë do të jetë demarkacioni. Tani që Beogradi zyratr ka hapur të ashtuquajturin dialog të brendshëm, njohja formale e shtetit të Kosovës është vetëm çështje kohe dhe negociate për territorin. Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë ka deklaruar se lështrimet territoriale reciproke janë një rrugë, por edhe nëse ideja e tij nuk do të pranohet ndarja e kufirit paraqet probleme teknike jo të vogla.
Miliarderi Karl Aikan lë detyrën si këshilltar i Tramp
Miliarderi amerikan, Karl Aikan njoftoi largimin si konsulent i Donald Tramp për çështjet e liberalizimit të ekonomisë. Nuk dihet nëse ky vendim ka lidhje me deklaratat e presidentit amerikan për dhunën në Charlottesville. Aikan, 81 vjeç dhe një ndër agjentët më të njohur të Wall Street. Ai u emërua në dhjetor si 'këshilltar special' i Tramp me mision kryesor "lehtësimin" e vendit nga "rregullat e shkatërruese” që pengojnë zhvillimin ekonomik" të SHBA-ve.
Greqia refuzon pjesëmarrjen në konferencën për denoncimin e krimeve të komunizmit
Presidenca estoneze e BE-së ka iniciuar një konferencë për denoncimin e krimeve të komunizmit. Mirëpo kundërshtimi nuk ka munguar edhe nga brenda BE-së. Greqia, përmes ministrit të saj të Drejtësisë, Stavros Kontonis, ka deklaruar se “nazizmi dhe komunizmi nuk janë të njëjtat pjesë të të njëjtit ekuacion”.
Erdogan, thirrje turqve në Gjermani: Mos votoni as Merkelin, as Schultz! Janë armiq të Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje turqve në Gjermani që të mos votojnë për Merkelin, apo edhe rivalin e saj, Schultz.
“Tani në Gjermani socialdemokratët dhe kristiandemokratët po thonë: Mund të marrim vota nëse baltosim Turqinë. Po u them qytetarëve të mi në Gjermani që të mos i mbështesin asnjëherë këto parti. Mos mbështesni CDU-në, SPD-në apo të gjelbrit. Ata janë të gjithë armiq të Turqisë”, citon gazeta “Hyrriyet”, kreun e shtetit turk.
Vuçiç: Jo modelit qipriot për Kosovën. E ngrin konfliktin për 100 vjet të tjera
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka hedhur poshtë si të paarsyeshëm aplikimin e modelit qipriot për Kosovën. Duke folur nga qyteti i Vladicin Han, Vuçiç tha se modeli qipriot do të thotë konflikt i ngrirë edhe për 100 vjet.
“Njerëzit tanë kanë qejf ta dëgjojnë modelin qipriot, atë izraelito – jordanez dhe të Shën Pjetrit. Pa përmendur modelin e dy Gjermanive...Qipro...dhe ne do të kemi këtë gjendje për 200 vjet të tjera. Problemi nuk do të zgjidhet sepse është një betejë për territor”.
