Blloku Bota
Europa dhe SHBA firmosin traktatin e parë për inteligjencën artificiale
BE, Britania e Madhe, SHBA dhe Izraeli kanë nënshkruar traktatin e parë në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në teknologjinë e AI.
Konventa Kuadër për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit u miratua në maj nga Këshilli i Evropës, organi i bllokut për të drejtat e njeriut.
Por pas vitesh negociatash dhe presioni nga vende si SHBA që morën pjesë në proces, sektori privat është përjashtuar nga Traktati, duke lënë objekt të ligjit kryesisht sektorin publik dhe kontraktorët e tij.
Lufta psikologjike e Putinit në Europë, FBI zbulon planin
Një plan i mirëfilltë rus për të ndikuar opinionin publik në Europë është zbuluar së fundmi. Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Evropë ishte të mbillte përçarje, të diskreditonte Amerikën dhe të minonte mbështetjen për Ukrainën, sipas disa dokumenteve, memorandumeve dhe regjistrimeve audio, të cilat FBI i ka paraqitur së fundmi në gjykatë.
Plani është zbuluar në kuadër të një hetimi që çoi në sekuestrimin e 30 domeineve, të cilat dyshohet se lidhen me një tjetër fushatë ruse: atë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Vuçiç refuzon ftesën e Putin për samitin e BRICS në tetor
Serbia ka refuzuar ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në tetor. Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se nuk do të jetë në samit pasi “ka shumë vizita të rëndësishme”.
Falenderoj njerëzit në BRICS për ftesën si dhe presidentin Putin. Kemi edhe New Yorkun dhe e di tani që do të kem bisedime me të paktën gjashtë president dhe të paktën 7-8 kryeministra në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Michel Barnier caktohet kryeministër i ri i Francës
Michel Barnier do të jetë kryeministër i ri i Francës. Ish-kryenegociatori kryesor i BREXIT, u zgjodh nga presidenti Macron si emri i ri për të drejtuar qeverinë, pas një krize të rëndë politike që u gjenerua nga zgjedhjet e parakohshme.
Kjo përzgjedhje vjen pas një cikli të paprecedent konsultimesh dhe në zbatim të detyrës së vet kushtetuese, presidenti u sigurua që kryeministri dhe qeveria e tij të kenë kushtet sa më të qëndrueshme të mundshme
Vulin i jep sigurime Putinit: Nuk do të lejojmë përkeqësimin e marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë
Zëvendëskryeministri serb, Aleksander Vulin, ka deklaruar se Serbia nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet vëllazërore me Rusinë të përkeqësohen. Në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Vladivostok, Vulin, një njeri i njohur për afilacionet e tij me Moskën, ndër të tjera ka thënë se:
Të jini i sigurtë se populli serb, i udhëhequr nga presidenti Vuçiç, nuk do të lejojë kurrë që marrëdhëniet tona vëllazërore, marrëdhënie të partneritetit strategjik, të përkeqësohen
Kod etike për të tjerët/ Rasti i presidentes së PE dhe bashkëshortit të saj lobist
Presidentja e PE, Roberta Metsola, ishte iniciuesja e një rregulloreje të re, sipas të cilës anëtarët duhej të deklaronin konfliktet e interesit, përfshirë familjen e tij/saj, jetën emocionale apo interesat ekonomike. Kodi i ri i etikës erdhi pas skandalit të Qatargate, i cili shkaktoi valë tronditëse në Parlamentin Europian.
Tajvani kërkon që Kina të pushtojë territore të Rusisë. Zakharova: Nuk kemi probleme kufitare me Pekinin
Duket se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Kinës është shndërruar në një problem serioz për strategjitë perëndimore në Paqësor dhe në Azi. Kjo pasi të dyja vendet kanë qenë shpesh antagoniste dhe në konflikt për territore të caktuara, kanë patur madje përplasje ushtarake në vitet ’60 dhe përgjithësisht e kanë perceptuar njëra-tjetrën si rivale që nga ndarja e madhe brenda bllokut komunist më 1957.
Turqia zgjedh BRICS, paraqet kërkesën për anëtarësim
Turqia ka kërkuar zyrtarisht të bashkohet me bllokun ekonomik BRICS, pasi kërkon të krijojë lidhje të reja përtej aleatëve të saj tradicionalë perëndimorë. Lajmin e bëri të ditur Bloomberg, duke cituar persona që kanë dijeni mbi kërkesën.
Irani: Helikopteri i presidentit Raisi u rrëzua nga moti i keq
Irani ka bërë publike rezultatet e hetimit të aksidentit ajror që i mori jetën presidentit të vendit dhe shtatë personave të tjerë disa javë më parë.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se shkak për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Ibrahim Raisi janë bërë kushtet sfiduese klimatike dhe atmosferike.
Raporti përfundimtar në përfundim të hetimit është hartuar nga Bordi i Lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Pas censurës nga Facebook, Trump nxirret jashtë qytetërimit. Artistët kërkojnë të mos përdorë muzikën e tyre
Kjo është Vaterloja e Donald Trump. Kështu shkruan Ketrin Jochecova në një shkrim për “Politico” përmes të cilit i gëzohet faktit se edhe pjesëtarët e grupit të dikurshëm suedez, ABBA, kanë kërkuar që Donald Trump të mos përdorë muzikën e tyre. Madje përmes një deklarate, pjesëtarët kanë kërkuar që të hiqen edhe elementët muzikorë dhe video të përdorura deri më tani nga fushata e kandidatit amerikan republikan.