Blloku Bota
85 vjet nga nisja e LIIB: Lufta po vjen sërish nga Lindja
Polonia ka përkujtuar 85 vjetorin e invazionit nga Gjermania Nacionalsocialiste, çka edhe inauguroi shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Donald Tusk solli paralele mes LIIB dhe luftës në Ukrainë duke deklaruar se:
Lufta po vjen sërish nga Lindja
Ndonëse Gjermania nuk është në Lindje të Polonisë.
Stoltenberg: Kursku, shënjestër legjitime e Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar
Jens Stoltenberg, ende në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ka deklaruar se inkursioni ukrainas në territorin rust ë Kurskut, është tërësist legjitim dhe brenda nocionit të vetëmbrojtjes.
Ukraina ka të drejtën të mbrojë veten. Dhe sipas ligjit ndërkombëtar kjo e drejtë nuk ndalon në kufi. Ushtarët rusë, tanket dhe bazat në Kursk, janë shënjestra legjitimi nën ligjin ndërkombëtar
Brazili bllokon platformën e Elon Musk, "X"
Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar mbylljen në territorin e vendit të platformës “X”, që kontrollohet nga Elon Musk.
Arsye e vendimit është Dizinformacioni, ndërkohë që sipas gjyqësorit Brazilian ai nuk ka caktuar ende një përfaqësues të ri ligjor në vend.
Dryn strukturave paralele në Veri. Vuçiç më i ekuilibruar se O'Brien dhe opozita e Kosovës
Nëse ka një sukses të qartë të politikës së Albin Kurtit kjo është delegjimimi i argumentit të perëndimit për të mbajtur status quonë në Kosovë.
Për çdo veprim të kryer nga qeveria e tij, pavarësisht qëllimeve, brenda suazës së legjitimitetit politik dhe kushtetues të Kosovës, Perëndimi ka dalë kundër me argumente përherë e më të pabaza, mbështetur thjesht në logjikën: lëre tani këtë muhabet! Se është provokim.
Osmani: BE-ja nuk i trajton baraz në proces Serbinë dhe Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se negociatat me Serbinë kanë ngecur sepse shtetet nuk po trajtohen barabartë. Ajo ka përmendur zotimet e papërmbushura nga Serbia të dala nga procesi i dialogut, teksa ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrat e veta.
Në konfliktin Rusi-Ukrainë mund të përdoren armë bërthamore
Konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzojë deri në përdorimin e armëve bërthamore. Kështu ka paralajmëruar të paktën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, që ka mbajtur edhe detyrën e shefit të shërbimeve sekrete.
Për fat të keq lufta në zemër të Europës mes Rusisë dhe Ukrainës është në vitin e tretë. Rrezikon përshkallëzimin në një luftë me përdorim të armëve bërthamore
është shprehur ai në deklarim për mediat gjatë një vizite në Slloveni.
Fitimet e para nga asetet e ngrira ruse mbërrijnë në Ukrainë
BE ka bërë transferimin e parë të interesit të fituar nga aktivet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë në Ukrainë dhe shtete të tjera që ndihmojnë Kievin, njoftoi të enjten kryediplomati i Bllokut, Josep Borrell. Transferta ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh (1.5 miliardë dollarë).
Telegrami, i preferuari i CIA-s
SHBA dhe CIA e kanë përdorur aplikacionin e koduar të mediave sociale Telegram për të nxitur trazira dhe lëvizje proteste kundër qeverive të huaja që i konsideron të padëshirueshme.
FBI: Atentatori i Trump veproi i vetëm
Më shumë se një muaj pas tentativës për të vrarë ish-presidentin Donald Trump, FBI ka një konkluzion për atentatorin. Thomas Crooks, i cili qëlloi në drejtim të kandidatit republikan gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, ka vepruar i vetëm.
Lordi Owen: Serbia duhet të jetë pjesë e ndryshimeve të Marrëveshjes së Dejtonit
Ish-negociatori i njohur David Owen, referuar zakonisht si Lordi Owen ka deklaruar në një intervistë për median serbe, “N1” se çdo rishikim i Marrëveshjes së Dejtonit, firmosur më 1995 e që i dha fund luftës së Bosnjes, duhet të marrë parasysh qëndrimin e Serbisë.