Blloku Bota
Klimë lufte mes Iranit dhe SHBA
Orët e fundit kanë sjellë lajme të reja nga gjiri Persik, kur pasnjoftimeve se SHBA ka vendosur të dislokojë 1000 trupa shtesë, pason tjetri: Irani ka rrëzuar një dron të SHBA me argumentin se kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane. Drejtues të lartë të Gardës Revolucionare janë cituar sot të jenë shprehur se Irani është gati t’i japë fund arrogancës ushtarake globale, ndërkohë që ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, vendi që qëndron pas tensioneve në Lindjen e Mesme, ka deklaruar se nuk ka interes për një luftë me Iranin.
Zbulohet elaborati "Dëbimi i palestinezëve"
Media të ndryshme në Izrael dhe në Lindjen e Mesme i kanë lënë vend një zbulimi arkivor të bërë nga një doktorant i historisë hebreje në Universitetin Hebraik në Jeruzalem, Omri Shafer Raviv, sipas të cilit Izraeli ka ndjekur politika shtetërore për largimin e palestinezëve nga territoret e tyre. Sipas zbulimeve dokumentare në fjalë, çdo gjë nisi pas Luftës së Gjashtë Ditëve në vitin 1967, kur pasi trefishoi territorin e vet, TelAvivi zyrtar mendoi të bënte spastrimin e etnik të tyre.
Plani sekret i BE-së për një Grexit në 2012 dhe si u përdor emri i Shqipërisë për ta maskuar
Një plan i fshehtë për daljen e Greqisë nga BE, i hartuar nga Banka Qendrore Europiane, Bashkimi Europian dhe mekanizmat e tij financiarë zbulohet në një libër të ri me titull “Bllofi i fundit” që mban autorësinë e Eleni Varvitsiots, korrespondente në Bruksel e së përditshmes së Athinës, “Kathimerini”, Eleni Varvitsiotit dhe Viktoria Dendrinout të agjencisë “Bloomberg”.
OKB gjen prova që lidhin princin saudit me vrasjen e Khashoggi-t
Një eksperte e OKB-së ka arritur në përfundimin se ka "prova të besueshme" që kërkojnë hetime të mëtejshme lidhur me përgjegjësinë e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në vrasjen makabre të gazetarit Jamal Khashoggi.
U tërhoq me bujë nga Marrëveshja Bërthamore, sot kërkon zbatimin e detyrimeve nga Irani!!!
Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot Iranit që t’i përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me arsenalin bërthamor.
Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje regjimit iranian që të mos posedojë armë bërthamore, t’i bindet angazhimeve të veta ndaj komunitetit ndërkombëtar
Facebook krijon kriptomonedhën e vet. A do të paralajmërojë për rreziqe Banka e Shqipërisë?
Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg njofton sot përmes një shkrimi se kompania e tij ka ndërmend të hyjë në sektorin e kriptomonedhave. Libra quhet monedha e re e krijuar prej tij dhe Calibra quhet shërbimi ndihmës që mundëson transfertat duke nisur nga krijimi një portofoli dixhital që do të jetë aktiv në WhatsApp dhe Messenger.
Ndalohet për korrupsion Platini
Ndalohet për korrupsion ish-presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Ai është mbajtur në një stacion policie në periferi të Parisit. Arrestimi i tij u bë në kontekstin e hetimeve për dhënien e Kupës së Botës Katarit në vitin 2022.
Platini dha sqarime në zyrën anikorrupsion të policisë gjyqësore dhe ndodhet në paraburgim në Nanterre, në veriperëndim të Parisit.
Vdekje misterioze e Mohammed Morsit në sallën e gjyqit
Me protesta masive kërcënojnë anëtarët e Vllazërisë Myslimane pas vdekjes së udhëheqësit të tyre Mohammed Morsi brenda në sallën e gjyqit. Ish-presidenti i Egjiptit u rrëzua në sallë, teksa po përballej me akuzat e spiunazhit për kontaktet e tij me grupin palestinez Hamas.
Kjo është krizë e Perëndimit, jo thjesht çështje standardesh
Zyrtari i lartë amerikan Matheë Palmer është shprehur në Sarajevë se ShBA mbështet Bosnje-Hercegovinën në proceset euroatlantike. Spas tij këto objekitva kundërshtohen nga rusët që sipas tij kanë synime të tjera në Ballkan.
Golan, komuniteti hebre merr emrin e Trump
Në veri të Lartësive Golan u hodh guri i themelit për krijimin e një komuniteti hebre që do të njihet si Trump Heights - Lartësitë Trump. Një gjest vlerësimi ky për presidentin amerikan që i njohu këto lartësi si pjesë të Izraelit.
Ishte vetë kryeministri Netanyahu që muajin e kaluar lajmëroi se emërtimi i komunitetit të ri ishte një iniciativë e tij.
