Blloku Bota
Kopja e Pranverës Arabe. Guaido dështon me popullin, thirrje ushtrisë për kryengritje
Venezuela ka hyrë këto ditë në fazën e radhës të përdoriit të kukullave të kurdisura si Juan Guaido që pasi u zgjodh në krye të Parlamentit të vendit një ditë të bukur shpalli idealin për revolucion. Kuptohet që presidenti Maduro përfaqëson krizën e korrupsionit që ka mbërthyer mbarë botën, por revolucionarë të pas perdeve si Guaido, që edhe estetikisht është në unformitet me njeriun e ri të politikës, me kostum, pa kravatë dhe që improvizon fjalime si djali i popullit, janë në fakt jo fillimi i diçkaje të re, por faza e degradimit të kësaj që kemi.
Trump i kërkon Senatit ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar senatit të SHBA-së, ratifikimin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në letrën dërguar me këtë rast, Trump thekson partneritetin me Shkupin zyrtar në çështjet e sigurisë dhe sipas tij, anëtarësimi i këtij vendi do t’i shërbejë interesave të SHBA dhe NATO-s.Anëtarësimi i Maqedonsië së Veriut është ratifikuar nga vendet anëtare dhe ai pritet të formalizohet në vjeshtën e këtij viti.
Takimi i Berlinit, Austria jashtë loje dhe me të edhe shkëmbimi i territoreve
Eksperti austriak për Europën Juglindore në universitetin e Gracit, Florian Baiber mendon se takimi i sotshëm i Berlinit ofron një mundësi të rrallë për të vënë në rrgë disa çështje të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij bashkimi në një qëndrim i presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel është diçka jo e zakonshme, ndërkohë që pala gjermane sipas tij do të kërkojë anullimin përfundimtar të planeve për shkëmbim territory mes Serbisë dhe Kosovës.
Parlamenti i Portugalisë njeh Genocidin Armen
Parlamenti i Portugalisë ka votuar më datë 27 prill që të njohë Genocidin Armen, term që përmbledh një seri ngjarjesh tragjike të vitit 1915 në ish-Perandorinë Osmane.
Rezoluta e miratur thekson se: shfarrosja sistematike nga autoritetet otomane drejtuar ndaj pakicës armene në territorin e vet është konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar i historianëve si genocidi i parë i shekullit të 20-të”.
Britania e Madhe kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell shpreh qëndrimin e vendit të tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare citojnë ambasadorin që ka folur për Euronews, të jetë shprehur se trauma e trashëguar në raportet mes dy vendeve nuk zgjidhet me ndryshim kufijsh.
Demostrim force nga amerikanët në Mesdhe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës avancojnë drejt një demostrimi të pazakontë të pranisë së tyre ushtarake në Detin Mesdhe. Siç njoftoi të hënën Marina Amerikane në Mesdhe gjenden aktualisht aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe aeroplanmbajtësja USS John C. Stennis. E gjithë kjo lëvizje, në një zonë ku Rusia ka rritur fort kërcënimin ushtarak, duke vendosur veçanërisht në brigjet siriane, luftanije dhe nëndetëse me raketa të telekomanduara.
Stërvitje e zgjeruar e NATO-s në Maqedoni
NATO do të zhvillojë një stërvitje të gjerë në Maqedoninë e Veriut në datat 20 maj – 15 korrik 2019. Stërvitja quhet Guardian Angel dhe ajo financohet nga Komanda Amerikane në Europë. Sipas mediave serbe stërvitja përfshin 27 mijë ushtarë me objektiv primar stërvitjen e forcave rajonale dhe atyre të SHBA-së për t’iu përgjigjur krizave eventuale në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Kryeministri pakistanez mendon se Gjermania dhe Japonia kanë kufi të përbashkët
Ka edhe dynjaja Elisa Spiropalin apo Gent Cakajn e vet. Mediat raportojnë një fjalë të kryeministrit pakistanez Imran Khan, që drejton një vend me më shumë se 200 milionë banorë të shprehet se Gjermania dhe Japonia kanë një kufi të përbashkët. Khan ishte duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin Iranian, Hassan Rouhani kur solli si shembull Gjermaninë dhe Japoninë për bashkëpunimin industrial në kufijtë respektivë.
Zbardhet “Masterplani” amerikan për Greqinë
Nuk ka më asnjë dyshim se vëmendja e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit është rritur dhe në këtë pikë busulla është orientuar drejt interesave që ka imponuar marrëveshja Greqi, Qipro, Izrael për gazsjellësin East Med.
Shakaja e hidhur e një komediani që u bë President (Video)
Ukraina ka hyrë në ujëra politike të paeksploruara pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku një komedian pa përvojë politike dhe pa një program të posaçëm politik, fitoi mjaftueshëm vota për t'u bërë presidenti i ardhshëm.
Sipas exit poll-eve, Volodymyr Zelensky është zgjedhur me afro 73% - të votave, rezultat që nuk e ka arritur më parë asnjë figurë tjetër në historinë e vendit.
