Blloku Bota
Çështje "pazari" edhe zgjedhja e Presidentit të KE-së
Teksa fushata e kandidatëve për zgjedhjet evropiane po përfundojnë, vëmendja e të gjithëve përqëndrohet në zgjedhjet e së dielës, të cilat do të përcaktojnë në një masë të madhe se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Pikat kyçe janë tre:
Beogradi mbetet vetëm me opsionin e një takse ndaj Kosovës. Heq dorë nga Arbitrazhi
Serbia ka hequr dorë nga ideja për të dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Kosovën për çështjen e taksës 100% ndaj mallrave të veta. Klan Kosova citon gazetën Novosti sipas të cilës Beogradi zyrtar ka vendosur të aplikojë kundërmasa ndaj mallrave të Kosovës.
Sipas kësaj gazete, UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar si – jokompetente.
Pranon mundësinë e një referendumi të dytë për Brexit
Britanikët mund të thirren në një referendum të dytë për Brexit. Kryeministrja Tereza Mei në tentativën e saj të fundit për të bindur parlamentin të miratojë marrëveshjen me BE, pranoi përfshirjen e një amendamenti që do të përsëriste referendumin.
Ndërron jetë ish-kampioni i Formula 1, Niki Lauda
Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare ish-kampioni i Formula 1 Niki Lauda, një ndër emrat më të mëdhenj të motorsportit.
Lauda ishte edhe një biznesmen i suksesshëm që krijoi dhe drejtonte dy linja ajrore.
Luftë globale kinezes Huawei. Google i bllokon shërbimet
Lufta tregëtare mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android.
Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë.
Turqia nuk tërhiqet nga blerja e sistemit rus, S-400, Erdogan: Do prodhojmë me Rusinë edhe S-500
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke u përfshirë në linjë të përbashkët prodhimi për sistemin mbrojtës S-500.
As nuk diskutohet fare që Turqia të tërhiqet nga blerja e S-400. Ajo është një marrëveshje e mbyllur. Do të ketë prodhim të përbashkët të S-500 pas blerjes së S-400
ka deklaruar Erdogan në Stamboll.
Kisha serbe, arkitekte e shkatërrimit të Serbisë
Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë.
Një video që shënon fundin e karrierës për zv/kancelarin austriak
Tërmet politik ka shkaktuar në Austri, një filmim i fshehtë ku partneri i të djathtës radikale në koalicionin qeverisës zv/kancelari Hainc-Kristian Shtrahe i kërkon ndihmë financiare mbesës së një oligarku rus.
Videoja daton pak para zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2017, ku Partia e Lirisë u rendit e treta në zgjedhje, çka i mundësoi Shtrahes postin e zv/kancelarit.
Johnson&Johnson, Siemens, Philips dhe GE, nën hetim për skemë kartel dhe rryshfet
Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se disa prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e pajisjeve mjekësore po hetohen nga Byroja Federale Amerikane për dhënie rryshfeti ndaj qeveritarëve në Brazil në këmbim të kontratave publike.
Në Jekaterinburg protestohet për një park kundër ndërtimit të një katedraleje
Në qytetin e katërt të Rusisë, Jekaterinburg, po protestohet prej ditësh kundër prishjes së një lulishteje dhe ndërtimit në të të një katedraleje. “The Moscow Times”, një media kritike me pushtetin e presidentit Vladimir Putin, shkruan se protestuesit kanë ndarë në fakt qytetin më dysh, por me protestën e tyre kanë vënë në dukje se në Rusi po rritet aktivizmi lokal dhe fruma e shoqërisë civile.
