Blloku Bota

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Postuar në 26 Nëntor, 2018 09:48

Gazeta konservatore greke “Kathimerini” njofton sot për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në muajin mars. Gazeta i referohet burimeve afër kryeministrit Alexis Tsipras dhe e lidh opsionin e zgjedhjeve që sipas saj do të kërkohen nga vetë kryeministri me një seri zhvillimesh të brendshme dhe të jashtme. 

BE miraton “divorcin” me Britaninë

Postuar në 25 Nëntor, 2018 13:17

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së s miratuan divorcin me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe deklaratën politike që sanksionon marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit. Para takimit kreu i Komisionit, Zhan Klod Junker nuk e fshehu keqardhjen për këtë vendim.

“Sot është një ditë e trishtuar, të shohësh një vend si Britania e Madhe të largohet, por do të bëja të njëjtin koment edhe për të gjithë të tjetër, distancimi nga BE-ja nuk është një moment gëzimi apo festimi, ky është një moment i trishtë, një tragjedi”-theksoi Junker.

Macron dënon dhunën nga twitter-i

Postuar në 25 Nëntor, 2018 10:38

Presidenti i Francës Emmanuelle Makron  i quajti të "turpshme" incidentet e dhunshme që ndodhën gjatë demonstratave të "xhaketave të verdha” në Paris, duke drejtuar gishtin mbi ata që "sulmuan" forcat e rendit dhe qytetarë të tjerë.

"Falënderojmë forcat tona të rendit për guximin dhe profesionalizmin e tyre. Turp për ata që i sulmuan. Turp për ata që vepruan me dhunë kundër qytetarëve dhe gazetarëve të tjerë. Turp për ata që u përpoqën të frikësonin deputetët. Nuk ka vend për dhunë në Demokraci "-theksoi në tëitter presidenti francez.

Protesta e francezëve kundër çmimit të naftës - leksion demokracie

Postuar në 24 Nëntor, 2018 15:32

Protesta e francezëve kundër rritjes së çmimit të naftës ka vijuar edhe sot në Paris duke dëshmuar se askund të drejtat nuk janë të garantuara po nuk pati reagim.

Nafta kap dyshemenë. Trump: Është mrekulli!

Postuar në 23 Nëntor, 2018 11:30

Në vetëm disa javë, çmimet e naftës pësuan një rënie drastike, duke befasuaf tregjet në mbarë botën. Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë pothuajse me 30 për qind, lëvizje që i atribuohet një numri faktorësh, së bashku me fuçinë $ 100 dollarë.
Arabia Saudite ka një rol të madh në rënien e çmimeve të naftës, por edhe Irani ka  gjithashtu ndikim të madh. 
Më herët këtë vit, qeveria amerikane premtoi të "asgjësojë" eksportet e naftës të Iranit, duke miratuar një qëndrim të ashpër, i cili, së bashku me sanksionet e imponuara në vend, ndikoi në tregje.

Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google

Postuar në 22 Nëntor, 2018 13:56

Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.

BE kërcënon me gjobë Italinë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 10:09

Komisioni Evropian publikoi dje raportet mbi buxhetet e vendeve anëtare të Eurozonës dhe theksoi se në rastin e Italisë planet e saj për vitin 2019 janë "të papajtueshme" me angazhimet e mëparshme dhe për këtë arsye hapja enjë procedurë për deficitin e tepërt është e justifikuar.

Drama e luftës civile në Jemen

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:28

Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5  vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.

Macron në Ballkan si lobues i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës?

Postuar në 20 Nëntor, 2018 13:58

Mediat serbe referojnë një artikull të Radio France International sipas të cilit në vizitën e afërt në Beograd të presidentit francez, Emmanuel Macron, pritet të diskutohet ideja e marrëveshjes së korrigjimt të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Deklaratë shokuese e Kotzias

Postuar në 20 Nëntor, 2018 11:59

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka bërë një tjetër deklaratë shokuese lidhur me implikimin e zyrtarëve grekë në një rrjet të trafikimit të organeve të fëmijëve.

Gjatë një interviste ai foli për 93 raste të tilla dhe diplomatë të cilët përfunduan në burg pas denoncimit nga Ministria e Jashtme. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota