Blloku Bota
Baradar nis negociatat për krijimin e qeverisë së re afgane. "Kësaj radhe do qeverisim ndryshe"
Media të ndryshme raportojnë mbërritjen në Kabul të bashkëthemeluesit të lëvizjes talebane, Mullah Abdul Ghani Baradar. Sipas të dhënave në fjalë, Baradar ka nisur diskutimet me faktorë të ndryshëm politikë në vend për krijimin e një qeverie që po cilësohet si “përfshirëse”, një cilësim që po theksohet si dallim me qeverisjen e vieve 1996-2001.
Merkel pritet me lule në vizitën e fundit në Moskë. Kërkon ndihmë për evakuimin e afganëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë para fundit të mandatit të saj në Moskë, ku është pritur nga presidenti rus Vladimir Putin. Ceremonia e pritjes ka patur një surprizë për Merkel të cilës Putin i ka dhuruar një tufë me lule, në shenjë respekti dhe lamtumire. Lidhur me axhendën e takimit, mediat raportojnë se Merkel ka kërkuar ndihmën e Moskës për ndërmjetësim te talebanët për lejimin e evakuuimit të aleatëve afganë të Perëndimit.
Strategji unike në histori/ShBA kundër talebanëve dhe armëve të veta
Shtatë helikopterë të rinj ishin dërgesa më e fundit e pajisjeve ushtarake amerikane në Afganistan një muaj më parë. Pasi kontrollin e vendit e morën talebanët, e gjithë logjistika amerikane është në duart e tyre.
Ish-shefi i NATO-s në Afganistan: Mund të na duhet të kthehemi siç u kthyem në Irak
Ish-shefi i misionit të NATO-s në Afganistan lë të hapur mundësinë e rikthimit të forcave perëndimore në vendin që tashmë kontrollohet nga talebanët. Gjenerali David Petraeus është shprehur se koha do të tregojë nëse do të bëhet e domosdoshme që forcat ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë do të kthehen në Afganistan.
Petreaus, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të CIA-s, pranon se ka pasur “disa paralajmërime domethënëse” nga ushtria amerikane dhe zyrtarë të inteligjencës lidhur me mundësinë që grupet ekstremiste të marrin kontrollin e vendit.
Në Afganistan fitoi korrupsioni, nuk humbi SHBA!!! Ka ndonjë afgan të shpallur non grata?
Nuk humbi Amerika, fitoi korrupsioni. Ja receta që po jepet për atë që ndodhi në Afganistan. Mund të jetë edhe kështu. Nuk përjashtohet. Por nëse kjo është e vërteta, atëherë kush e bëri këtë korrupsion? Administrata, politika, qeveria, ushtria, media, ojq-të e kështu me radhë.
Janë pikërisht këta që SHBA po i transporton jashtë vendit dhe po i strehon edhe në vende si ky yni. Ndërkohë që ka premtuar se do marrë vetë 22 mijë njerëz.
Afganistani do të qeveriset si më 1996-2001
Afganistani mund të qeveriset nga një Këshill ndërkohë që në krye të tij mund të jetë lideri taleban, Haibatullah Akhundzada. Të paktën këtë raporton agjencia “Reuters” që referon një zyrtar të grupit që mori pushtetin në Afganistan. Sipas të njëjtit burim thuhet se talebanët po përpiqen të krijojnë një forcë ushtarake ku do të pranohen edhe ushtarët aktualë afganë nëse do të kenë dëshirë.
Një rast i dyshuar i variantit Delta rikthen Zelandën e Re në karantinë
Zelanda e Re i rikthehet karantinës, pas zbulimit të një rasti me Covid-19. Vendi hyn në nivelin 4 të alarmit 4 - niveli më i lartë i bllokimit - për të paktën tre ditë duke filluar nga mesnata e së martës. Ndërkohë në rajonet e Auckland dhe Coromandel, karantina do të zgjasë nga katër deri në shtatë ditë.
Mendohet se rasti në fjalë i përket variantit Delta.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se karantina mbetet i vetmi mjet për të kundërshtuar efektet e përhapjes së variantit të ri.
Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual
Këngëtari dhe kompozitori legjendar, si edhe fitues i Nobelit të Letërsisë në vitin 2017, Bob Dylan, është nën akuzë për përdhunimin e një minoreneje. Dylan është paditur në gjykatë për abuzim me të mitur, një ngjarje që supozohet se ka ndodhur disa dekada më parë. Sipas akuzës, ai ka droguar një dymbëdhjetë vjeçare dhe ka abuzuar me të disa herë, edhe në apartamentin e tij në Hotel Chelsea, në vitin 1965. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane.
Ndotin të mëdhenjtë, paguajnë të vegjlit
Shtetet e vogla ishullore, të parat që do të preken nga pasojat e ndryshimit të klimës, janë bërë bashkë për t’u kërkuar “të mëdhenjve” të globit të parandalojnë rritjen e mëtejshme të temperaturës, duke eliminuar karburantet fosile.
SHBA ecën me plane strategjike? Cili plan e parashikonte këtë poshtërim?
Pajet e evakuuimit nga Kabuli kanë sjellë në vëmendje historinë e largimit të SHBA nga Saigoni në vitin 1975.
Dallimi i vetëm është se administrata e tanishme amerikane po mbrohet duke thënë se ky nuk është Viatnami. Në një farë mënyre po. SHBA i tërhoqi trupat dhe ishte qeveria afgane që formalisht ra. Mirëpo 20 vjet angazhim ushtarak dhe 2 trilionë dolllarë bashkë me mijëra të vdekur, ku shkuan?
