Blloku Bota
Ati i Shenjtë citon gabimisht Putinin
Papa Françesku ka kritikuar përfshirjen e fundit të perëndimit në Afganistan, duke cituar presidentin rus, pa qenë i vetëdijshëm për një gjë të tillë. Gjatë një interviste për radion spanjolle COPE, papës iu kërkua të jepte një mendim për hartën e ndryshuar politike të Afganistanit pas tërheqjes së SHBA dhe aleatëve të saj nga vendi, pas 20 vitesh luftë.
ShBA bëhet gazi i botës. Biden mbron tërheqjen si strategji, Reuters publikon bisedat e 23 korrikut
Ishte një vendim i mençur. Kështu u shpreh presidenti amerikn Joe Biden për vendimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, 24 orë pasi ushtari i fundit amerikan la vendin e okupuar në vitin 2001.
Vendimi nuk ka të bëjë me Afganistanin. Ka të bëjë me fundin e një ere të operacioneve të mëdha ushtarake për të rikrijuar vende të tjera
tha Biden.
Ai ka pranuar përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar me tërheqjen duke shtuar se interesi jetik i ShBA ishte që Afganistani të mos shërbejë si bazë sulmesh terroriste.
Tjetër variant rezistent ndaj vaksinës, virusi Mu shfaqet në Kolumbi
Një variant i ri i Covid-19 po ndiqet me kujdes nga OBSH-ja. I njohur si "Mu", varianti u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar 2021.
Mu njihet edhe me emrin shkencor B.1.621 dhe sipas OBSH-së, ka mutacione që tregojnë rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.
Francë/ Detyrimi për kartën e shëndetit përfundon në gjykata
Franca u bë vendi i parë në Europë që ka të detyrueshme kartën e shëndetit. Dokumenti në fjalë (dixhital ose në letër), i cili provon se mbajtësi është vaksinuar, ka dalë negativ në testin virologjik jo më shumë se shtatëdhjetë e dy orë nga momenti që i kërkohet ose certifikata që provon se ai është shëruar nga Covid-19, është reflektuar me rënien e klientëve që vizitojnë qendrat tregtare. Kjo ka bërë që Këshilli Kombëtar i Qendrave Tregtare (CNCC) t’i drejtohet qeverisë me një kërkesë për anulimin e masës.
Presidenti i vetëshpallur afgan: Nuk pranojmë marrëveshje dorëzimi
Vetëm pak ditë pasi presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u largua nga vendi ndërsa talebanët përparonin drejt Kabulit, nënpresidenti i parë Amrullah Saleh, 48 vjeç, zgjodhi të udhëtonte drejt luginës Panjshir. Dy ditë më vonë, ai e deklaroi veten pasuesin legjitim të Ghanit.
Saleh, së bashku me djalin e heroit popullor Ahmad Shah Masoud, i cili u vra 20 vjet më parë, tani po e përdor luginën si një bazë nga e cila do të organizojë rezistencën kundër talebanëve në Kabul. Ndërkohë, në kryeqytetin afgan po zhvillohen bisedime midis anëtarëve të ish-qeverisë dhe talebanëve.
Rasti i Izraelit: A po e humbet vaksina betejën me variantin Delta?
Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit. Rreth 11 000 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite, ndërsa varianti Delta përhapet me shpejtësi dhe pritet edhe hapja e shkollave.
Numri më i madh i rasteve ditore deri tani i përkiste datës 18 janar, kur u regjistruan 10.118 të infektuar të rinj me Covid-19.
Amerika mbyll misionin në Afganistan
Ushtarët e fundit amerikanë lanë Afganistanin këtë të martë. Aeroporti i Kabulit, i kthyer në skenën kryesore të dramës së afganëve, është tashmë bosh. Pa asnjë aeroplan dhe i patrulluar nga talebanët me automjete të blinduara, pamjet e tij tregojnë një kontrast të thellë me përpjekjet kaotike të evakuimit që ndodhën gjatë ditëve të fundit.
Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen
Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi ka prodhuar një lloj zhvillimi diplomatik. I pyetur nga gazetarët në Stamboll, Erdogan ka deklaruar Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve nëse përfaqësuesit e tyre e dëshirojnë një gjë të tillë.
Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.
"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".
