Blloku Bota

Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re

Postuar në 30 Gusht, 2021 08:31

Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.

Moska riaktivizon aleancën post-sovjetike në Azinë Qendrore

Postuar në 29 Gusht, 2021 17:29

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani është kthyer në shqetësim për Rusinë, e cila e sheh Azinë Qendrore Sovjetike si pjesë të krahut mbrojtës jugor dhe i druhet përhapjes së radikalizmit islamik.

Moska thotë se do të punojë më ngushtë me anëtarët e tjerë të një aleance post-sovjetike për sigurinë, pasi tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani ngre rreziqe të sigurisë rajonale.

Virusi në mutacion të vazhdueshëm, një variant i ri zbulohet në Afrikën e Jugut

Postuar në 29 Gusht, 2021 14:46

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe në disa vende të tjera. Studiuesit thonë se C.1.2 mund të jetë më infektiv dhe t’i shpëtojë mbrojtjes që japin vaksinat. Studimi është kryer në Institutin Kombëtar të Afrikës së Jugut për Sëmundjet Ngjitëse në bashkëpunim me Platformën e Inovacionit dhe Sekuencimit të Kërkimeve KwaZulu-Natal.

Një tjetër dhimbje koke për Amerikën: Kina po i afrohet Rusisë për potencialin bërthamor

Postuar në 28 Gusht, 2021 16:30

Kina  po e rrit me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor dhe shumë shpejt do të lërë pas Rusinë si kërcënimi kryesor bërthamor i Shteteve të Bashkuara. Paralajmërimi vjen nga një zyrtar i lartë ushtarak amerikan. Gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së, Thomas Bussiere, zëvendës komandant i Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit, tha se zhvillimi i kapaciteteve bërthamore të Kinës nuk shkon paralel me atë që ajo pretendon publikisht.

Kinë, shteti merr kontrollin e të dhënave që mbledhin gjigantët e teknologjisë

Postuar në 28 Gusht, 2021 13:25

Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti.

Emigrantët, Bullgaria vendos trupa ushtarake në kufi me Greqinë dhe Turqinë

Postuar në 27 Gusht, 2021 16:05

Bullgaria do të dërgojë trupa në kufi, për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Ministri bullgar i mbrojtjes, Georgi Panajotov tha se një kontigjent prej 400 ushtarësh të pajisur me pajisje të specializuara për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë është nisur drejt kufijve me Turqinë dhe Greqinë, shkruan faqja polake e lajmeve Onet.pl, e cituar nga EuObserver. Në total, 700 ushtarë pritet të mbështesin mbi 1.000 oficerë të policisë kufitare.

Serbia dhe Republika Srpska kthejnë përdorimin e alfabetit cirilik me detyrim

Postuar në 27 Gusht, 2021 15:08

Parlamenti i Serbisë dhe i Republikës Srpska kanë arritur një marrëveshje për adoptimin e një ligji të harmonizuar “Mbi mbrojtjen e gjuhës serbe në jetën publike dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e alfabetit cirilik”. Sipas mediave serbe ligji do të kalojë më 15 shtator që përkon me Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit. Parashikimet e ligjit që iu dorëzuan dje nga presidenti i Serbisë, Vuçiç, anëtarit serb të presidencës boshnjake, Milorad Dodik kanë për synim kryesor ushqimin, ruajtjen dhe promovimin e alfabetit cirilik si një pikë e fortë e identitetit serb.

Ndërron jetë ish-ministri grek i Mbrojtjes Akis Tsochatzopoulos

Postuar në 27 Gusht, 2021 14:56

Ka ndërruar jetë Akis Tsochatzopoulos, ish-ministri i Mbrojtjes të Greqisë në vitet 1996-2001 dhe një nga figurat më të njohura të socialistëve grekë.

Më shumë ndotje, më shumë probleme mendore

Postuar në 27 Gusht, 2021 13:30

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet direkt me rritjen e ashpërsisë së sëmundjeve mendore. Një studim i kryer në Londër analizoi të dhënat e 13 mijë banorëve të kryeqytetit britanik dhe arriti në përfundimin se një rritje relativisht e vogël e ekspozimit ndaj dioksidit të nitrogjenit çon në një rritje prej 32% të rrezikut për të pasur nevojë për trajtim me bazë komunitare dhe një rritje prej 18% të rrezikut të pranimit në spital.

Studiuesit thonë se këto gjetje mund të vlejnë për shumicën e qyteteve në vendet e zhvilluara.

Baradar: Mori fund lufta më e gjatë dhe më e kotë e SHBA

Postuar në 27 Gusht, 2021 01:01

Kreu politik i Talibanit, Mullahu Abdul Ghani Baradar ka dhënë një intervistë së fundmi përmes së cilës ka përcjellë disa mesazhe edhe për Perëndimin dhe opinionin perëndimor. Sipas tij femrat dhe pakicat do të trajtohen sipas interpretimit të Sheriatit, ndërkohë që Afganistani nuk do të jetë më parajsa e terroristëve që kryejnë sulme jashtë. Sa i përket tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani Baradar ka cilësuar se "kjo lëvizje është në interesin më të mirë të popullit amerikan".

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota