Blloku Bota
Lajme me "qamet" nga Serbia dhe Kosova
Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe ka dorëzuar në Merdare kërkesën e stacionimit në Kosovë të 100-1000 trupave në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Kërkesa vjen pas një vendimi të autoriteteve në Beograd që po shfrytzojnë shtegun juridik të Rezolutës për të arritur një fitore simbolike siç do të ishte futja e trupave të tyre në Kosovë. Praktikisht kjo do të thotë luftë, por presidenti serb ka deklaruar se “me gjasë KFOR do ta refuzojë kërkesën”.
Do bëjmë namin kur të dalim jashtë shtetit
Mediat në Perëndim raportojnë se një numër deputetësh britanikë kanë shfrytëzuar udhëtimet e punës për të kryer marrëdhënie seksi me prostitute apo përdorim të ekzagjeruar të alkooolit. Lajmi vazhdon kështu:
Një ish-deputet konservator, tani anëtar i Dhomës së Lordëve, pyeti pritësit për rrugën drejt bordellit më të afërt kur ai udhëtoi në Azinë Juglindore, në një vizitë parlamentare.
Spanjë - Britani, drejt një traktati të ri për Gjibraltarin
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e një traktati të ri mbi Gjibraltarin pas Brexit.
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares tha dy ditë më parë se qeveria spanjolle dhe ajo angleze kanë vendosur të ecin sa më shpejt të jetë e mundur duke u shprehur qartë se:
Spanja është e gatshme të mbyllë një marrëveshje
Moska: Ambasadori ynë në Beograd është urdhëruar të mbështesë normalizimin në Kosovë
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Krachenko ka marrë urdhër për të hedhur hapa konkretë në mbështetje të normalizimit në Kosovë.
Ne po presim reagimin e Beogradit
ka thënë ndër të tjera Zakharova.
2.7 vjet burg për kryebashkiakun e Stambollit dhe ndalim pjesëmarrjeje në politikë
Një gjykatë në Turqi ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burg kreun e Bashkisë së Stambolllit Ekrem İmamoğlu nën akuzën e fyerjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Mediat turke raportojnë se İmamoğlu do të apelojë vendimin. Në seancë i akuzuari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke pretenduar se në fakt deklaratat e tij ishin replikë ndaj ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu, jo fyerje ndaj anëtarëve të Këshillit ntë Shtetit. Ndaj tij është marrë dhe masa e ndalimit të ushtrimit të aktiviteteve politike.
Sistemi “Patriot” në Ukrainë, Rusia: Pasoja të paparashikueshme
Ambasada ruse në ShBA ka reaguar rreth lajmeve të qarkulluara në media për dërgimin në Ukrainë të sistemit mbrojtës Patriot, që do të rriste ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të Kievit.
Nëse informacioni konfirmohet ne do të dëshmojmë një tjetër hap provokativ që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme
citohet deklarata.
Nobeli për letërsinë është shndërruar në një çmim Nobel për ideologjinë
Filozofi francez Alain Finkilekraut është përfshirë në një diskutim publik rreth deklaratave të nobelistes Annie Ernaux, sipas së cilës Nobeli është një institucion për meshkujt.
Kjo manifestohet përmes një shijeje të traditës, zakoneve. Më duket se ngjitja në traditat, është ndoshta më mashkullore, në fund të fundit kështu transmetohet pushteti
është shprehur Ernaux në një intervistë për AFP.
Mbi këtë koment të shkrimtares së parë femër nga Franca që merr Nobelin, Finkielkraut ka deklaruar se:
Vuçiç: Perëndimi të na thotë cilën marrëveshje do respektojë dhe unë do bie dakord me të
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, duket se po provon shijen e hidhur të negociimit në pozita të dobëta, përballë një Perëndimi të cilin ai e percepton si armiqësor. Në një video të postuar në Instagram, Vuciç ka përcjellë një mesazh domethënës duke pyetur partnerët perëndimorë:
Të dashur qytetarë të Serbisë, ju e dini tashmë se i kam pyetur partnerët perëndimorë të më thonë se cilën nga pesë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë:
Serbia nuk do luftë, thjesht nuk ka partnerë komodë në Prishtinë
Presidenti Vuçiç shpërtheu në lot kur i pa ata në Këshillin e Sigurisë.
Kështu shkruan B92 referuar faktit se garda e Presidentit serb kishte shprehur gatishmërinë për të shkuar në Kosovë. Sipas medias serbe, Vuçiç ka deklaruar se policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në Mitrovicë dhe Veri, duke zbuluar kështu pse një interprerim retorik tashmë të ndonjë rezolute, ose të ndonjë marrëveshjeje që ai ka patur me drejtues të mpërshëm të Kosovës.
Mosdakordësi për paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë
Anëtarët e Bashkimit Europian nuk kanë arritur të miratojnë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, gjatë një takimi që është mbajtur në Bruksel. Bllokimi është pranuar edhe nga kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit çështjet që shtrohen para Këshillit janë shumë të vështira.
Kemi thënë shumë herë se është Këshilli që vendos dhe 27 ministrat kanë qasje të ndryshme
citohet Borrell.