Blloku Bota

Kompasi i sfidave të NATO-s: Kina, armët bërthamore, Inteligjenca Artificale

Postuar në 19 Prill, 2023 00:18

Konferenca e 18-të e Kontrollit të Armëve, Çarmatimit dhe Mospërhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë ka vënë në dukje se për Perëndimin, NATO-n, Kina përfaqëson rrezikun kryesor. Me rrezik apo kërcënim nënkuptohet vlerësimi që bën ShBA, e që me fjalët e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Wendy Sherman, se Kina është i vetmi vend që ka kapacitetin për të ndryshuar rendin aktual ndërkombëtar dhe rregullat e tij. 

Dhe këtë synon Xi

ka shtuar ajo. 

G7: Asetet ruse ngrijnë derisa të mbarojë lufta dhe pasi Rusia të paguajë për dëmet

Postuar në 18 Prill, 2023 15:21

Asetet e Rusisë që janë aktualisht nën juridiksionin e vendeve të G7 do të qëndrojnë të ngrira deri në zgjidhjen e konflikttit ukrainas. Njoftimi është bërë zyrtar nga ministrat e vendeve të G7 pas një takimi në Karuizawa të Japonisë:

Ne jemi të vendosur, në përputhje me sistemet respektive legjislative, që asetet sovrane të Rusisë nën juridiksionin tonë të mbeten të ngrira der isa të zgjidhet konflikti në Ukrainë. Çdo zgjidhje duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar

Mufkat me stemë Republike të Serbisë

Postuar në 17 Prill, 2023 14:36

Beogradi zyrtar duket se ka nisur të përsërisë veten në lëvizjet diplomatike që lidhen me Kosobë. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, njofton se gjatë një takimi mes presidentit Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve të kosovës në Rashë, është rënë dakord për zbatimin e masave për mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe popullsive të tjera jo-shqiptare në Kosovë si dhe interesave jetike në territorin e Provincës Autonome të Kosovës.

Jehona e "autonomisë strategjike" të Macron. Galuzin: Janë kushtet për një qendër pushteti Rusi-Europë

Postuar në 17 Prill, 2023 12:39

Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për autonominë strategjike nga SHBA, janë mbajtur shënim në Moskë. Zv.ministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin është shpreur në një konferencë me akademikë me titullin: “Ukraina mes Rusisë dhe Perëndimit" se aktualisht janë rrethanat për krijimin e një qendre pushteti në kontinentin europian.

Pekini në qendër të vëmendjes. Presideni brazilian: ShBA duhet të nisë të flasë për paqen

Postuar në 17 Prill, 2023 01:37

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka bërë thirrje që ShBA të heqë dorë nga inkurajimi i luftës në Ukrainë dhe të nisë të flasë për paqen. Duke folur në Pekin, da Silva ka shprehur propozimin e tij për krijimin e një grupi vendesh që “mendojnë njësoj”. 

Vuçiç zotohet se do të mbajë Serbinë "të Paangazhuar": As me NATO-n, as me aleanca në Lindje

Postuar në 15 Prill, 2023 23:20

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një “garanci” të re për Perëndimin dhe Rusinë se vendi i tij beson dhe ka bindje në neutralitetin ushtarak. Duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake të 11 vendeve, mes të cilave edhe Serbisë dhe SHBA, Vuçiç ka nënvizuar se aktivitete të tilla janë të disatat.

Turqia lëshon satelitin e parë të prodhuar tërësisht në vend

Postuar në 15 Prill, 2023 11:56

Turqia ka lëshuar satelitin e parë të sajin të prodhuar në vend, IMECE. Lëshimi është bërë nga Baza e Forcës Hapësinore amerikane në Vandenberg të Kalifornisë më 15 prill.  

Sateliti është një prodhim i përbashkët i ministrisë së Teknologjisë, Mbrojtjes dhe Transportit.

Lufta në Ngushticën e Tajvanit, skenar horror për botën

Postuar në 15 Prill, 2023 00:18

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka cilësuar përshkallëzimin e mundshëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit si një skenar të tmerrshëm për mbarë botën. 
Ajo i bëri deklaratat pas një takimi me homologun kinez Qin Gang dhe si argument për të ajo solli faktin se 50% e fluksit tregtar global kalon në atë zonë. 

Ne po i shohim me shumë shqetësim tensionet në rritje në Ngushticën e Tajvanit

India lë pas Kinën për numrin e popullsisë

Postuar në 14 Prill, 2023 14:32

India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Ky ndryshim shënon një moment historik të rëndësishëm për vendin e Azisë Jugore dhe do të ketë implikime të gjera për ekonominë, shoqërinë dhe ndikimin e tij global. Popullsia e Indisë është katërfishuar, nga 350 milionë banorë në vitin 1950 në rreth 1.43 miliardë njerëz sot. Ndërkohë, popullsia e Kinës, e cila arriti kulmin në 1.42 miliardë në vitin 2021, po bie gradualisht. Shifrat e përpunuara nga

Të gjithë në radarët e Amerikës

Postuar në 14 Prill, 2023 10:24

Tentakulat amerikane të mbajtjes nën vëzhgim dhe mbledhjes së informacionit shtrihen në të gjithë planetin, me synimin për të qenë në dijeni të të gjitha sekreteve që i atribuohen konfliktit ruso-ukrainas dhe aktiviteteve të emisarëve të Moskës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota