Blloku Bota

Synimi është ndarja e Rusisë Historike

Postuar në 25 Dhjetor, 2022 16:39

Synimi i Perëndimit është të ndajë Rusinë. Rusinë Historike.

Kështu citohet të jetë shprehur në një intervistë të fundit presidenti rus, Vladimir Putin që ka përdorur termin “Rusi Historike” për të nënkuptuar edhe veprimin ushtarak të nisur më 24 shkurt me invazionin ndaj Ukrainës.

Bloomberg synon blerjen e Dow Jones dhe Washington Post

Postuar në 23 Dhjetor, 2022 19:44

Media të ndryshme raportojnë për interesin që miliarderi Michael Bloomberg ka nisur të shprehë për blerjen e Dow Jones apo Washington Post duke synuar një bashkim.

Muzikë e njëjtë: Negociata, ose nëse duan luftë, vazhdojmë

Postuar në 22 Dhjetor, 2022 22:33

  Vendet e G7 kanë njoftuar akordimin e një ndihme financiare prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, duke bërë kështu fakt kundërvënien e unifikuar ndaj Rusisë. 

Ky vendim, së bashku me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy në ShBA, përmbushin kushtet për ta klasifikuar konfliktin aktual si mes Rusisë dhe Perëndimit. Nuk dihet se çfarë do të rezervojë historia, por në kushtet e tanishme është thuajse e paimagjijueshme që edhe një fitore e Rusisë të mund të ndikonte në pajtimin ruso-ukrainas. 

Eva dhe Madalena, dyshja që mori PE-në

Postuar në 22 Dhjetor, 2022 12:04

Politika është një biznes familjar për Kailët.

700 000 banorë më pak në Serbi që nga viti 2011

Postuar në 21 Dhjetor, 2022 13:13

Popullsia e Serbisë është tkurrur me 700 000 që nga viti 2011. Censusi i realizuar nga Byroja e Statistikave ka evidentuar një rënie të ndjeshme të popullsisë që në vitin 2011 regjistronte 7.2 milionë rezidentë.

Rusia: Konventë për kompanitë e internetit. Censurë e paprecedentë në histori

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 20:09

 Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar atë që e cilëson si “Perëndimi kolektiv” për organizimin e asaj që e quan fushata më e madhe e censurës totalitare në histori.

Greqia humbet në Gjykatën Europiane kundër Dora Bakojanis

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 19:05

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur unanimisht kundër vendimit të Parlamentit të Greqisë në vitin 2018, gjatë votimit për të mos hequr imunitetin parlamentar të ish-ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Çështja u krijua pasi ish-ministrja e Jashtme, Dora Bakojani, kërkoi procedim për shpifje për Kammenos që u mbrojt pas imunitetit parlamentar.

Mide spanjolle për Kosovën: Nuk është shtet, por territor me të cilin BE-ja ka marrëdhënie

Postuar në 20 Dhjetor, 2022 18:56

Spanja nuk do të mbështesë kandidaturën e Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Mediat në rajon citojnë sekretarin spanjoll për BE-në, Pascal Navarro, që ka sqaruar se qëndrimi në fjalë lidhet me faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Sipas tij, normalisht kërkohet opinioni I Komisionit Europian, mandej të diskutohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshem dhe mandej vendimi final në KE.

Diskutim publik: A do gjykohet Vladimir Putin për luftën në Ukrainë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 18:13

Historia e gjykimit të luftës dhe krimeve në të, rinis me Ukrainën. Nga 1991 e më pas, përveç Jugosllavisë, nuk ka ndonjë rast që merr në konsideratë një çështje të tillë, duke përfshirë ta zëmë edhe veprimet e Izraelit. Revista gjermane “Spiegel” publikon së fundmi një shkrim që shtron çështjen e gjykimit në gjykatë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zakharova: Në prag të përplasjes direkte me SHBA

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 14:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se politikat e SHBA po krijojnë kushtet për përplasje direkte mes të dyja vendeve. Sipas saj, përpjekja amerikane për të mbajtur hegjemoninë me çdo mjet, duke injoruar realitetet e reja gjeopolitike si dhe mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në dialog serioz, ka çuar në rezultatet të paparashikueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota