Blloku Bota
Spekullime për konflikt mes ushtrisë dhe grupit “Wagner”. Vritet blogeri pro luftës Vladlen Tatarsky
Është vrarë në Shën Petersburg një propagandist i njohur i luftës në Ukrainë, Vladlen Tatarsky. Një kuti me një statujë është dërguar në një bar e cil aka shpërthyer duke kënë të vdekur Tatarskyn dhe 25 persona të tjerë të plagosur.
Një profil i CNN për gjyqtarin që do të shqyrtojë çështjen Trump
Gjyqtari kryesor me të cilin do të përballet ish-presidenti Trump të martën nuk është emër i panjohur për të dhe as për publikun amerikan. Juan Merchan, gjyqtar në detyrë i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, ka dënuar me burg Allen Weisselberg, një njeri i besuar i Trump, ka kryesuar gjyqin ndaj Organizatës Trump për shmangie taksash dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit të ish-këshilltarit Steve Bannon. Rasti Trump mund të jetë çështja e profilit më të lartë që ai merr në shqyrtim pas një karriere të gjatë në gjykatën e nivelit shtetëror.
Grup prej 99 personash në Greqi për trafikimin e imigrantëve. Shqipëria, vend tranziti
Policia greke njofton asgjësimin e një grupi trafikimi të qenieve njerëzore që përfshin 99 persona.
Kryeministrja serbe skualifikon nismën e Bujar Osmanit: "QUAD për Ballkanin Perëndimor", jozyrtare
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, tha sot se nuk ka asnjë iniciativë formale "QUAD për Ballkanin Perëndimor" që përfshin Kosovën dhe vuri në dukje se Serbia nuk ka çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut. Brnabiç u pyet në lidhje me iniciativën gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, në Beograd.
Parlamenti turk miraton kërkesen e Finlandës për anëtarësim në NATO
Parlamenti turk ka miratuar kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO duke hapur rrugën për zgjerimin e Aleancës në gadishullin nordik.
Kërkesa u miratua me 276 vota pro ndërkohë që Partia demokratike Popullore nuk mori pjesë në votim. Vendimi është përshëndetur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg që ka deklaruar se pranimi i Finlandës do ta bëjë më të fortë Aleancën.
Tensione mes Francës dhe Italisë për mosekstradimin e 10 anëtarëve të Brigadave të Kuqe
Parisit zyrtar i është hapur një tjetër problem, kësaj radhe në frontin e jashtëm. Zv.kryeministri Italian, Matteo Salvini ka reaguar ndaj një vendimi të gjykatës francez për të refuzuar ekstardimin e 10 personave, që Italia I konsideron si terroristë të Brigadave të Kuqe. Personat strehohen në Francë dhe kanë marrë dënime për krime të rënda në Itali, ndërkohë që gjykatat franceze kanë arsyetuar se vendimi respekton të drejtën private dhe jetën e failjes si dhe të drejtën për gjykim të ndershëm.
Mbreti i Anglisë: Lufta në Ukrainë, kërcënim për demokracinë europiane
Mbreti Charles III i Anglisë e ka cilësuar luftën në Ukrainë si kërcënim për vlerat demokratike të Europës. Gjatë fjalimit të parë të një monarku në parlamentin gjerman, pasardhësi i Elisabetës ka nëvizuar unitetin mes të dyja vendeve:
nga i cili ne duhet të nxjerrim kurajo
Obama: Murdoch, përgjegjës për polarizimin e shoqërisë
Media e ka fajin për tensionet në shoqëri. Kjo po bëhet tashmë një bindje globale që duket se do të ndikojë në rregullime shtesë për sektorin. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kreun e perandorisë mediatike, manjatin e “News Corp”, Rupert Murdoch, se ka ndikuar më shumë se kushdo për të theksuar polarizimin e shoqërisë. Duke folur në një takim në Sidney të Australisë, Obama ka folur për një dukuri globale, atë të ndarjes së shoqërisë.
6 miliardë në 2100-ën nëse eliminohet varfëria ekstreme
Një raport i Club of Rome, një organizatë joftimprurëse, parashikon se popullsia e botës mund të bjerë në 6 miliardë në vitin 2100 nëse ndiqen politika agresive të eliminimit të varfërisë ekstreme.
Moldavisë i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kërkesa e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Europian do të merret shumë shpejt në konsideratë. Michel ka zbardhur faktin se ka diskutuar çështjen me presidenten e vendit, Maia Sandu ndaj së cilës ka kërkuar që të ndiqen hapat e kërkuar, sidomos për reformën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.
Moldavia mund të marrë në konsideratë mbështetjen e plotë të BE-së
është shprehur ai.
