Blloku Billboard
Gërdeci, biznes politik me Drejtësinë
Dje në emisionin e Rudina Xhungës u shfaq një intervistë me Guy Lawson, gazetar, i cili ka shkruar një libër për ngjarjen e Gërdecit të vitit 2008. Gazetari në fjalë bëri të ditur se ka gjetur informacione që implikonin në ngjarjet e Gërdecit, ku nga shpërthimi i një fabrike demontimi municionesh gjetën vdekjen 26 njerëz, ish-kryeministrin Sali Berisha, ministrin e dikurshëm të Mbrojtjes Fatmir Mediu, por edhe ish-zyrtarë të ambasadës amerikane, që sipas tij “mbyllën njërin sy”.
Reforma perëndoi. Në lojë hyjnë “tribunët” e qeverisë
Duket se reforma në drejtësi ka dështuar në përmbushjen e objektivave që politika i vuri vetes përmes saj. Rruga e vetme që ka mbetur është kompromis, fshehur pas konsensusit dhe dialogut. Shenjat për këtë janë të qarta: debati për Byronë Kombëtare të Hetimit ka marrë tjetër drejtim. Nëse deri më dje, kryeministri dhe qeveritarët që i shkojnë nga pas, bënin autikun duke thënë se “kjo është reformë ekspertësh”, sot është Ilir Meta me Sali Berishën që po flasin.
Ksenofobë ndoshta “jo”, por të përdorur si gjithnjë dhe mosmirënjohës, “po”
Sot u përcoll në mediat kryesore një deklaratë e ministrit grek të Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, sipas të cilit mbyllja e kufirit për refugjatët sirianë që ndodhen në Greqi, manifeston ndër të tjera edhe ksenofobi. Madje edhe nga to vende prej nga ku kanë vërshuar mijëra emigrantë. “Disa vende kanë qeveri që ngjan se veprojnë në mënyrë ksenofobike. Mes tyre, mjaft nga ato vende që dërguan disa dhjetra mijë emigrantë në Greqi para 25 vjetësh. Por tani këto vende nuk duan të pranojnë refugjatë sirianë nga Greqia.
Mbiprodhimi i 'heraldikës' së tranzicionit
Vendimi ka qenë unanim: këshilltarët e Bashkisë së Tiranës kanë miratuar vendosjen e një busti të Papa Françeskut. “Këshilli Bashkiak i Tiranës, mbledhja e të cilit ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme ka miratuar me unanimitet vendimin për vendosjen e një busti kushtuar Papa Françeskut në kryeqytet.
“Lëvizja për Demokraci”, në thelb çon drejt ndarjes së Partisë Socialiste
Lëvizja për Demokraci, nisma e zyrtarizuar dje në Asamblenë e Partisë Socialiste nga një grup përfaqësuesish të saj, përfshirë edhe deputetin Ben Blushi, ka publikuar platformën e vet. Dhe ajo që rezulton nga një lexim i shpejtë i pikave të platformës është se në finale, platforma është një autosugjerim për krijimin e një partie të re. Partia Socialiste e tanishme, ashtu siç është transformuar, e ka të pamundur të bëjë korigjimet që propozon Lëvizja për Demokraci.
Paraliza dhe manovrat zgjedhore në PS - çfarë mbetet nga kauzat e 2009-2013-ës?
Partia më e madhe politike në vend mbylli punimet e Asamblesë që në shumicë u ftua të mbronte idenë e kryetarit, se pavarësisht shkeljeve statutore ai duhet të konkurojë vetëm përballë vetes, në shembullin e laburistëve. Propozimi suprizë për referendum pansocialist me opsion qëndrimin ose jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, para se të hidhej në asamble kishte marrë bekimin e numrit 2 të partisë, Gramoz Ruçit.
A mund të quhet politika "edhe ashtu, edhe kështu", politikë moderimi?
Ilir Meta ka qëndruar gjithmonë në vijën e dytë të frontit, duke bërë në shumë raste edhe kritizerin e mazhorancës për nisma që kanë ngjallur reagim publik apo dhe pakënaqësi politike në krahun kundërshtar. Luftën e mazhorancës e ka udhëhequr Edi Rama, herë me kokën para dhe herë me kokën mbrapa se çfarë humori ka aleati i tij. Gjithsesi në ndonjë rast vendosmëria e tij është zëvendësuar me zhgënjimin dhe tërheqje pa zhurmë nga vija e parë e frontit. LSI ka kohë që bën rolin e moderatorit, duke u atashuar me politikën “edhe kështu edhe ashtu”.
Qeveria e propozon me ligj: “Letra nga Populli” kundër denoncimeve të medias online. Paligjshmëria përcaktohet nga “lexuesi”!!!
Të gjithë e mbajmë mend sesi qeveria aktuale futi veten në grackën e një debati që u hap nga nisma për kriminalizimin e shpifjes. Siç u mor vesh atëherë, propozimi i një projekltligji, apo ndryshimi ligjor nga deputetja Majlinda Bregu, sillte si rrjedhojë mbylljen e gojës në mediat online, që po lënë pa gjumë politikanët e këtij vendi.
Një opozitë me dy axhenda(qëndrime)
Ditët e fundit po i japin opinionit publik një dëshmi të qartë të ndarjes në Partinë Demokratike, e cila nuk është më për opinione apo gjykime mbi çështje të caktuara, por për strategjinë e saj si opozitë e vendit. Dhe ndarjet në strategji, kanë si premisë ose adoptimin e parimeve të ndryshme, ose të qëllimeve dhe axhendave të ndryshme, që çojnë mandej në krijimin e dy linjave që rivalizojnë. Kjo po ndodh edhe në opozitën shqiptare në Parlament.
Lista “Lu” dhe një përpjekje për të banalizuar angazhimin amerikan për reformën në drejtësi
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpenzuar dhe “armën e fundit” në kuadër të reformës në drejtësi. Duke parë se Venecia “hodhi” një raport mbi të cilin po luhet dhe kur dekriminalizimi i “pamundur” për një palë, po relativizon procesin, ka dalë me një deklaratë: Lu tha se SHBA do t’u refuzojë vizat gjyqtarëve të korruptuar.
Mirëpo ky është një problem që ligjërisht SHBA e ka të zgjidhur: harton listën në bazë të të dhënave që ka përmes ambasadës, i klasifikon aty të gjithë dhe refuzon vizën.