Blloku Billboard

Spiranca e një anijeje që po mbytet

Postuar në 02 Tetor, 2026 15:11

 

Sot SPAK ka nisur kontrolle në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në banesën e të ashtuquajturit biznesmen, Roni Yeffet. Në lojë është shqyrtimi penal i kompanisë “Kayo” dhe gjithë sipërmarrja e prodhimit ushtarak në Shqipëri.

Aksioni vjen pak pas arrestimit të kreut të SHISH-it, Vlora Hyseni, hetimit të Belinda Ballukut, Ilir Beqjas, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt. Lista është e gjatë dhe ajo mbyllet tek Edi Rama. Që qëndron ende në detyrë, në padijeni të plotë, thuajse i verbër për atë që ka ndodhur dhe po ndodh.

Pështymë dhe shurrë mbi të gjithë në atë sallë

Postuar në 24 Shtator, 2026 12:46

 

Çfarë të bëjmë? Si ta shpjegojmë këtë që po ndodh? Si të besojmë se ky është fundi dhe se asgjë tjetër më e keqe nuk vjen? Si ta rregullojmë që Shpresa se ka mbetur ende diçka normale të emigrojë në një vend të sigurtë të horizontit shqiptar?

Jemi të gjithë të tradhëtuar në një shtet të dështuar

Postuar në 23 Shtator, 2026 19:26

Mesazhet e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ me Ergys Agasin, publikuar sot në disa media, zbulojnë një aferë që tejkalon çdo imagjinatë. Vlora Hyseni, drejtoreshë e Shërbimit Informativ, në dijeni të plotë për statusin penal të Agasit me të cilin tubonte edhe zemrën, premtonte hakmarrje përkundër përndjekjes së tij nga drejtësia.

Vdekësira që do marrë me vete edhe Partinë Socialiste

Postuar në 21 Shtator, 2026 22:31

 

Çdo gërmë duket se ka fatin e zi të kalojë së paku një herë nga e keqja dhe e liga. Përditë, për orë, gërmaf lindin, riprodhohen nëpër gojë e tastiera, shumohen e tufëzohen për të shkumuar në çdo mjedis vajin e pushtetit. Që tanimë vetën flet. Madje përçart. 

Rama në OKB/ Çupi: Bota është në luftë, kryeministri luan rol të madh në qartësimin e situatave

ja një titull që i lë pasardhësit e Teutës pa asnjë fjalë ilirisht në gojë. 

Hap mandej ndonjë gjë tjetër, të shfqet gjeniu nga Detroit. 

Kompleksi i Serbisë që nuk shqitet nga "elita e Tiranës"

Postuar në 19 Shtator, 2026 14:31

 

Pas vendimit të Hagës ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dalë me një shkrim(e pritshme në fakt) edhe historiani Marenglen Kasmi. Me stilin dhe qasjen e një agjitatori të PPSH-së pas 1948-s, Kasmi përtej njohjes formale të akteve dhe përgjegjësive të mundshme penale të personave në fjalë, kalon në lëmin e tij preferuar: strategjia serbe që rifaktorizohet nga “loja e gjerë e Hagës”.

Ne e kemi merituar 1913-n

Postuar në 17 Shtator, 2026 12:23

 

Ka dalë sot nga vrima e rehatllëkut Niko Peleshi, i caktuar në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për të njoftuar një deklaratë të përbashkët në denoncimin e vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj 4 ish-udhëheqësve të UÇK, që udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi. Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm dhe të dhimbshëm jo vetëm për Kosovën por edhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

Liria ka emër, por qytetërimi ka ÇMIM

Postuar në 16 Shtator, 2026 00:44

 

Sot në Hagë shpallet vendimi për katër të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Por siç e dimë, pjesa më e madhe e shqiptarqve e ka ndarë mendjen: Hashim Thaçi dhe të tjerët janë çlirimtarë ndaj serbëve. Këta të fundit nuk mbeten pas; varrimi i Ratko Mlladiç është shndërruar në ceremoni kombëtare aq sa ka sjellë reagime ndërkombëtare.

Të gjithë kanë shpallur të drejtën e tyre dhe duket se krimet janë të tilla vetëm jashtë Ballkanit. Në Ballkan krim nuk quhet marrja e jetës ndaj një të pafajshmi, por vetëm agresioni i fqinjit ndaj të cilit ke çdo të drejtë veprimi.

Përpjekja për të krijuar një kordon sanitar ndaj "arrestimeve në detyrë"

Postuar në 10 Shtator, 2026 20:09

Në një aktivitet për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë “Rilindja 2.0”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij, me largimin e tij, u konusmua një eksperiment i dështuar social.

Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kohëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës.

Kush janë liderët politikë shqiptarë?

Postuar në 18 Gusht, 2026 17:15

 

Në një shënim të disa ditëve më parë, gazetari i njohur grek, Alexis Papachelas, bënte një përshkrim dhe vlerësim të shkurtër për Antonis Samaras, ish-kryeministër i Greqisë, aktualisht në prag të krijimit të një partie të re.

Shqipëria është në Luftë Civile

Postuar në 07 Gusht, 2026 14:53

 

Shqipëria është në momentin më të mirë. Kështu citohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë për “Financial Times”. Procesi i negociatave po ecën mirë në kuptimin Teknik të fjalës, por siç është e qartë për shumëkënd që jeton në Shqipëri, kjo ecuri nuk përputhet me nivelin demokratik dhe liritë ekonomike. Mjafton rasti i Zvërnecit për të kuptuar se një pjesë e institucioneve veprojnë nën logjikë klientelistë dhe hapur antiligjore.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard