Blloku Billboard
“Një Frikë e Mbuluar Keq”
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk pranoi të fuste në rend dite rezolutën për hapjen e kutive të votimit të referendumit të 9 prillit. Një referendum i diskutueshëm për nga mënyra e organizimit, transparenca, ndershmëria dhe vlera e tij politike. Rezoluta u propozua nga deputetët Blushi dhe Mimoza Hafizi, por ajo u hodh poshtë e bashkë me të u hodh poshtë edhe një histori opozitarizmi, edhe kështu thjesht dhe vetëm verbale, që PS-ja organizoi kundër Sali Berishës, por që nuk e mishëroi dot asnjëherë.
Pëllumbët e paqes – teatri me “Berishë” vazhdon njësoj si 20 vjet më parë
Një ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë u konsumua një thirrje për armatosje të qytetarëve si masë mbrojtjeje ndaj krimit që ka edhe akreditim shtetëror, përfaqësues të Partisë Socialiste, nga ata “që e njohin mirë Berishën”, por edhe që janë përballur me të në të shkuarën, po dalin njëri pas tjetrit për të vijuar me skenarin “ i miri - i keqi”, që u ka dhënë oksigjen politik për 25 vite rresht.
"Të gjithë me armë për vetëmbrojtje". A e ka tërësisht gabim Berisha?
Pas deklaratës së Sali Berishës që qytetarët të lejohen të armatosen për vetëmbrojtje ka reaguar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Tha Tahiri: “Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas.
Fitore e Konit apo faull i Dibrës?
Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson.
RTSH, pacienti që i intereson politikës e që e paguajmë pa dëshirë
Radiotelevizioni Shqiptar. Padyshim një nga gërmadhat e rralla, në mos rrangallat, që vijon të financohet pa pushim për 25 vite me radhë. Pa u përshtatur, pa u transformuar, pa u reformuar, pa u bërë një adresë e besueshme për opinionin shqiptar. E kemi këtë të drejtë të flasim me këtë gjuhë, sa kohë që për të paguajmë - ose na i marrin paratë -Pa Patur fare Dëshirë.
A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?
Denoncimi për kërcënimin ndaj profesorit Mynyr Koni ka rihapur debatin nëse elita jonë akademike është apo jo e politizuar. Ministrja e Arsimit thotë që jo. Sipas saj në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Për ministren kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika.
Faturistët e 900 milionë €
Prokuroria shqiptare formuloi para disa ditësh akuzën penale për ish-drejtorin e CEZ Albania, Josef Hysek, sipas të cilës çeku që drejtonte kompaninë në fjalë ka abuzuar në shifrën e 5 milionë dollarëve. Kjo është një shifër të cilën e pretendon organi i akuzës dhe që do të duhet të konfirmohet nga gjykata. Marrja në konsideratë e kësaj akuze, të shtyn që të shtrosh disa pyetje mbi mënyrën e realizimit dhe përmbajtjen e Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe CEZ në momentin e kalimit të aksioneve sërish drejt shtetit shqiptar.
Vendosmëria e të pavendosurve, kujt do t'i mbetet në derë reforma në drejtësi?
Duke kuptuar se koha po kalon dhe reforma në drejtësi po kthehet në një prolog deklaratash pa produkt, socialistët bënë një lëvizje të sforcuar me Fatmir Xhafën për të treguar se partia që udhëheq koalicioin e majtë është e vendosur për të plotësuar një imperativ të shqiptarëve siç është reforma në drejtësi.
Vetëm hetimet nuk kanë vlerë – ministrja e Mbrojtjes: Dekoratë pas statusit “Dëshmor i Atdheut” për pilotët
Mimi Kodheli, për ca kohë gëzonte një imazh të mirë mes ministrave të një qeverie që përflitet për çdo gjë dhe që gjithënjihet nga të gjithë si e paaftë. Fakti që drejton një ministri që për shkak të profilit qëndron larg debatit të ditës, i ka lejuar ministres që të fitojë pikë imazhi përmes heshtjes. Fati i keq e solli që një ngjarje të Grizë të Shkodrës të zbulojë shumëçka për zonjën Kodheli, ministre e Mbrojtjes.
Dekori zhgënjyes i Bashës
Kryetari i opozitës mblodhi të hënën tryezën e aletaëve, me të cilët Partia Demokratike do të bashkojë fuqitë për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një përpjekje për të treguar se opozita është e bashkuar në qëllimin e saj për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndeeshme dhe një qeverisje më të mirë nga kjo aktualja. Po kush janë këmbët e vogla të opozitës, që shfaqen në krah të kryetarit të PD-së dhe që premtojnë ditë më të bardha për shqiptarët. Le t’i marrim me radhë.