Blloku Billboard

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Shënim: Berisha, një karrem njësoj si ai në vitin 1997

Postuar në 08 Maj, 2016 18:35

Dy ditët e fundit në disa media është ngritur shqetësimi se një nen i reformës në Drejtësi që flet për hetimin e zyrtarëve të lartë krijon mundësi që ish-ministra të qeverisë së Sali Berishës t’i ikin gjykimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit.

Liberalizimi i përgjimeve, një lojë e rrezikshme me të drejtat e të gjithëve

Postuar në 07 Maj, 2016 01:06

Qeveria aktuale po hedh disa hapa të dyshimtë dhe pa e sqaruar publikun, përmes të cilave hapësira e lirisë dhe të drejtave do të ngushtohet duke rrezikuar të jetë peng i arbitraritetit. E bën më shqetësuese situatën mungesa e argumentimit të vërtetë për nevojën e ndryshimeve ligjore  që prekin privatësinë, mbrojtja e së cilës nuk mund të kuptohet pas funksionimin e gjykatave, si dhe mungesa e provua e kapaciteteve për të realizuar synimet që shpallen. Çfarë po ndodh dhe çfarë po synohet?

***

Shqipëria dhe Kosova, “shtete “që kanë probleme me Protokollin

Postuar në 02 Maj, 2016 11:35

Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës dhe ky është tashmë një fakt i prodhuar nga institucionet e vendit. Ndonëse ceremonia në qendër të Prishtinës i ngjante një dasme të fortësh që pretendojnë se edhe kur marrin frymë ky është interes publik, sërish Thaçi është në mënyrë legjitime numri një i shtetit të ri në Ballkan. Po sa pranohet ky fakt nga pjesa tjetër? Shumë vështirë, madje aq sa sfidon rregullat normale protokollare.

Një kryeministër që përdor kompleksin e inferioritetit si argument dhe mbrojtje

Postuar në 30 Prill, 2016 14:01

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se ka humbur qetësinë në raport me kundërshtitë që ka prodhuar projekti i ri i stadiumit në Tiranë. Ndalimi i disa gazetarëve që kërkonin të hynin në mbledhjen e djeshme ku diskutohej – vetëm nga një njeri – projekti, dëshmon këtë gjë. Kryeministri u justifikua se “ata nuk kishin ftesë”. Apo se “shoqata e arkitektëve e mbështeti projektin”, duke aluduar se atë e miratojnë profesionistët dhe e kundërshtojnë “gjithologët”. Të cilët meqë ra fjala ishin shumë të dobishëm kur i kundërviheshin Berishës thuajse për çdo gjë.

Narratorët e 21 janarit 2011

Postuar në 29 Prill, 2016 14:47

Materialet video që po publikojmë më poshtë janë shpërndarë nga Partia Socialiste në ditët që pasuan ngjarjen e 21 janarit 2011. Është një montim me karakter propagandistik, një investim mbi klimën hiperemotive të krijuar ato ditë, në të cilën PS-ja dhe kryetari i saj, mëtuan të shfaqeshin si zëdhënës të një të drejte të shkelur dhe të një opozite që shtypej. Ndiqni me vëmendje termat që përdoren, muzikën, tonin dramatik të përdorur dhe mandej sillni në vëmendje termat e fundit të përdorur “aksidentalisht” në gjykatë nga këta që në video shfaqen si luftëtarë të paepur për drejtësi.

Qeveria e “ministrave turkoshakë” dhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”: “Punë ka. Profesionistë jo”

Postuar në 28 Prill, 2016 11:04

Sot është hapur në Tiranë “Panairi i Punës” për vitin 2016, i cili i ofron qeverisë një moto si argument të arritjeve të veta: “Në Shqipëri ka punë. Duhen profesionistë”. Nuk është një gjë e re që Panairi i Punës, organizuar nën kujdesin e kësaj qeverie të hapet dhe dominohet nga fryma optimiste në mos entuziaste për Shqipërinë që ofron mundësi reale. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk diti të thoshte asgjë më shumë sesa lajmin e dalë boje tanimë se “ne reformuam Zyrat e Punës”.

Mbeçë more Gërdec mbeçë

Postuar në 27 Prill, 2016 20:21

Qëndrimi i Gardës nuk është i pari në radhën e qëndrimeve të qeverisë Rama ndaj çështjeve të bujshme të qeverisë së mëparshme. Një qëndrim të njëjtë ka mbajtur qeveria Rama sikurse qeveria Berisha edhe për çështjen e Gërdecit. Në ankimimin e dorëzuar në gjykatë një vit më parë, një dokument që mban firmën e zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, tragjedia e Gërdecit përshkruhet të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti teknologjik gjatë demontimit të municioneve.

Gojëlidhurit e 21 Janarit

Postuar në 25 Prill, 2016 20:24

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.

Për 1 milionë dollarë

Postuar në 25 Prill, 2016 10:25

Arrestimi i bujshëm i 7 inspektorëve tatimorë dhe një biznesmeni karburantesh për skemë mashtrimi në vlerën e 1 milionë dollarëve, provoi edhe njëherë se shteti që kemi nuk është i drejtë dhe se administrata tatimore nuk është me “duar të pastra”. Kjo është njëra anë e medaljes dhe një e vërtetë e pranuar konsensualisht nga shoqëria, se puna si tatimor apo doganier për këtë arsye është e lakmuar. Ana tjetër ka të bëjë me shtetin e së drejtës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard