Blloku Billboard
Loja e “filoperëndimorit” të vetëm në Tiranë. Dhe një ndihmë nga një zyrtar i nivelit të dytë gjerman
Ambasada gjermane në Tiranë ka shpërndarë sot një deklaratë të një zyrtari të nivelit të dytë në Ministrinë e Jashtme Federale, drejtorit për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale, Ernst Reichel. Sipas këtij zyrtari fajin për zvarritjen e reformës në drejtësi e ka opozita shqiptare, konkretisht Partia Demokratike. “Pas një pyetësori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh.
Cila histori festohet?
Partia Socialiste ka vendosur sot nuk dihet për ç’arsye të festojë 25 vjetorin e krijimit të saj më 12 qershor 1991. Është një festë që e gjen këtë parti larg atij skeleti dhe mendjeje të viteve të para, apo edhe të periudhës së parë qeverisëse. Nuk lidhet me një apo dy emra, por me një frymë që u gjeti përfaqësim disa vlerave, degradimi dhe braktisja e së cilave nisi gjithsesi qysh atëherë.
Po negociohet, apo shantazhohet? Dhe me çfarë?
Për reformën në drejtësi – amendimet kushtetuese – është vënë tashmë një datë kufi. 21 korriku u deklaruar nga ambasadori amerikan në Tiranë si dita e seancës ku do të provohet vota e parlamentarëve shqiptarë. Siç është bërë e njohur, selia diplomatike amerikane në Tiranë, e pas saj edhe kryeministri me Partinë Socialiste, po e përqendrojnë energjinë te arritja e kuorumit, te numri 94 për të cilin po negociohet përditë.
Kryeministri që fshihet pas ndërkombëtarëve
Kryeministri është e qartë se po shkon sipas planit amerikan për reformën në drejtësi, duke bërë më shumë në rolin e zëdhënësit të ndërkombëtarëve sesa kryeministrit që mund të veprojë sipas planit të tij politik. Këtë e vërtetoi edhe me reagimin e një ditë më parë ku i ktheu përgjigje propozimt të Partisë Demokratike për formulën e re të zgjedhjes së anëtarëve për organet e reja të drejtësisë. Kryeministri foli jo për bindjen e tij dhe shumicës si palë politike, por në emër të Beukselit dhe Uashingtonit.
"Struci" i rendit dhe i sigurisë
Sot Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe titullarit të saj, Sajmir Tahiri, i ka ardhur në ndihmë media. Një raport i publikuar fillimisht nga “Top-Channel” për një testim të kryer në perimetrin e aeroportit të Rinasit ka bërë xhiron e të gjitha mediave, në funksion të një qëllimi: përgjegjësinë për sigurinë në një hapësirë të caktuar të aeroportit të Tiranës, me përkufizim Objekt i Rëndësisë së Veçantë – e kanë disa firma nënkontraktore private që kanë neglizhuar sugjerimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe të Policisë së Shtetit.
Një institut për historinë zyrtare dhe mashtrimi (gabimet?!) që në relacionin e projektligjit
“Ky ligj ka për qëllim krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore (Instituti) për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”. Kështu thuhet në hyrje të projektligjit të iniciuar nga Partia Socialiste që synon krijimin e një instituti për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ka asnjë dyshim që ai është analogji “majtas” i institutit për krimet e komunizmit.
Zoti na ruajtë!
Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma "alla turka", të cilave ka nisur t'u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.
Demokracia e përjashtimit
LSI është investuar shumë që të prezantohet si një parti që mbështet pa rezerva reformën në drejtësi. Këtij qëllimi i shërbeu edhe përjashtimi i deputetit Përparim Spahiu, pas një reagimi të tij në tuiter për çështjen e vetingut ose të monitorimit ndërkombëtar të Komisionit që do të verifikojë pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dhuna mbi fëmijët dhe një ministre si hallvë e ftohtë
Ngjarja e djeshme e kopshtit privat ku dhunohet një fëmijë 3 vjeç ka nxjerrë në dritë shumë të keqe sistemin e edukimit që funksionon në Shqipëri. E vërteta është se të gjithë prindërit detyrohen të kërkojnë mjedisin ku do të çojnë fëmijën e tyre duke u besuar të njohurve, garancive që jepen nga përvoja të tjera apo rekomandime gjysëm thashethemesh se “atje është filan edukatore e vjetër”, apo “drejtoresha është shumë e zonja”. Ky është problemi më bazik që nuk do të duhet të ekzistonte, por ja që ekziston.
Propaganda demode e “Rilindjes Urbane”
Ka dy ditë që media pranë qeverisë po i bëjnë jehonë një vidopostimi të kryeministrit Edi Rama. Himara ka rilindur, kjo është pak a shumë idea që qëndron pas lajmeve të sfrocuara me psikozë autosugjestionuese, në funksion të idesë se “po dhe po”, Himara ka Rilindur.
Çfarë është bërë në Himarë? Është rikonstruktuar shëtitorja, e cila është filmuar dhe është shitur për shqiptarët si fillimi i një epoke të re. A thua nuk kemi qenë që në kopësht në Himarë për të parë sesi ka qenë!