Blloku Billboard

Kur fundamentalismi del kundër radikalizmit

Postuar në 23 Shtator, 2016 13:27

Nga qeveria vijnë predikime kundër radikalizmit politik në një kohë kur shumica demonstron pa skrupuj fundamentalismin e saj në raport me interesin publik. Kështu shkëlqesia e tij, Ilir Meta, kërkoi që politika të marrë shembull nga toleranca fetare. Është e tepërt që një parti si LSI të predikojë standarde mirëkuptimi dhe prosperiteti, aq më tepër këtë moral ta bëjë nga pozitat e pushtetit.

Pse iu shmang Edi Rama përgjegjësive për rrahjen e biznesmenit libanez?

Postuar në 22 Shtator, 2016 19:06

Kryeministri Rama foli për herë të parë lidhur me rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitiri, jo rastësisht një ditë pasi Ilir Meta kërkoi nga Shkodra që autorët e këtij akti të vihen para përgjegjësisë dhe pasi agjenci të huaja shkruanin se kryeministri i vendit ishte i vetmi politikan që nuk ishte prononcuar për këtë çështje. Le të themi se kryeministri ndoqi parimin se në ndonjë rast heshtja flet më shumë se çdo argument, aq më tepër kur çështja është nën hetim dhe e vërteta mund të rrëzojë çdo alibi të atyre që e akuzuan se pas rrahjes së biznesmenit fshihet mafia qeveritare.

Rilindja, ose Rrumpalla 2.0

Postuar në 21 Shtator, 2016 20:14

Gazeta “Shekulli”  publikon sot një fjalë të ministrit aktual të Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, mbajtur më 3 tetor 2013 në Parlament. Pra pasi socialistët kishin ardhur në pushtet e po bëheshin gati të nisnin jetësimin e Rilindjes së Shqipërisë.

A është PD-ja vërtet opozitë?

Postuar në 17 Shtator, 2016 16:27

Droga. Opozita ka gjetur më në fund të keqen pas së cilës e kundër së cilës të formulojë një kundërshtim “ideologjik” ndaj qeverisë që e barazon me krimin dhe trafikun. Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp përmes së cilës ka përsëritur tezën se çdo gjë që ndodh aktualisht jo për mirë në Shqipëri ka të bëjë me drogën, me kanabisin që po mbillet kudo.

Çfarë do të bëjë PD-ja në zgjedhjet e vitit 2017?

Postuar në 15 Shtator, 2016 12:13

Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zgjedhjet në Dibër. Nuk ka një dokument analize për shkaqet e humbjes në një proces zgjedhor i cilia paralelisht po hetohet nga Prokuroria e Dibrës. Kjo do kohën e vet(edhe pse çarja e votës mes të demokratëve është realitet me peshë në Dibër).

Opozitarizmi e ka rrëzuar qeverinë. Opozita ende jo...

Postuar në 14 Shtator, 2016 20:20

Ka një përpjekje për të mbuluar, në mos mohuar fare përgjegjësitë politike të PD-së dhe Lulzim Bashës në humbjen e Dibrës. Arsyet që jepen janë po ato: votat u blenë, hashashi që është ekonomi dhe presion bëri punën e vet etj.. Vetë kryetari i PD-së, Basha, foli sot për aleancën e krimit me politikën. Më herët kryeministri Edi Rama falënderoi dibranët, njësoj si aleati i tij i preferuar PDIU, ndërkohë që LSI-ja nuk ka një qëndrim për zgjedhjet, ndonëse formalisht ishte në krahun e PS-së.

Le t’u hedhim një sy shifrave:

Një qeveri e inkriminuar që fiton me zgjedhje dhe një opozitë e reduktuar në selinë e saj

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:54

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, Sherefedin Shehu, ka humbur përballë rivalit Muharrem Rama. Rezultati zyrtar dhe njohja e tij janë tashmë formalitete.

Humbja i shkon sa kandidatit dhe fushatës së tij, aq edhe PD-së me opozitën. Sepse duhet thënë që humbja nuk diskriminon në kësi rastesh, siç bën fitorja. Në humbje je i humbur dhe duhet ose ta pranosh e të nisësh reflektimin, ose të vazhdosh qorrazi me një politikë e qëndrim që thjesht trashin guackën ku po mbyllet opozita.

Përmbahuni një çikë se ju njeh gjithë dynjaja kush jeni!

Postuar në 04 Shtator, 2016 12:44

Sot Vatikani shenjtëron Nënë Terezën për veprën e saj të bamirësisë në Kalkuta. Edhe Papa Françesku në fjalët e tij përmendi veprën e bamirëses në Indi dhe mesazhin e veprës së saj. Në nderim të origjinës së saj Vatikani i la vend edhe gjuhës shqipe në ceremonitë e veta, duke njohur kështu rëndësinë e origjinës së Terezës. Mirëpo shenjtërimi duhet ta pranojmë se lidhet me veprën dhe ato që Kisha Katolike i quan mrekulli. Pra vepra e njeriut në këtë rast ka rëndësi thelbësore, kurse origjina është një hollësi.

Vdekjet në Sharrë nuk janë njësoj...

Postuar në 02 Shtator, 2016 15:08

Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës është prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës. Arditi 17 vjeçar vdiq aksidentalisht për të zbuluar me fatkeqësinë e tij një dukuri të errët ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës. Punën në të zezë me lejen e autoriteteve shtetërore, nën hundën e tyre për fitim dhe llogari të kompanive private. Natyrisht askush nuk e ka dashur vdekjen e Gjoklajt; ajo është nga ato që qeveritë shqiptare i klasifikojnë si “aksidente”, me prapashtesa të tipit “teknologjike”.

Landfilli i Sharrës, çfarë fshehin Bashkia e Tiranës dhe Erjon Veliaj?

Postuar në 25 Gusht, 2016 15:20

Faqja pranë qeverisë shqiptare, apo më saktë kabinetit të kryeministri Edi Rama, “lexo.al”, ka dalë sot me një version të vetin për çështjen e gazetares Alida Tota dhe investigimit për landfillin e Sharrës. Pasi e vendos të gjithë problemin mbi kontesktin e një hakmarrjeje të Koço Kokëdhimës ndaj Erjon Veliajt për shkarkimin nga ky i fundit të drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Neritan Gjodeshi, “lexo.al” jep këtë konkluzion:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard