Blloku Billboard
Është jetike që të paktën të mos i besojmë
Ka disa ditë që qytetarët shqiptarë, ata që lexojnë mediat, po informohen se janë gjetur të dhëna të reja nga disa fusha që implikojnë pozitën juridike të Sali Berishës. Çështja është (bërë) shumë serioze dhe kjo mund të kuptohet nga protagonistët, ku spikat Taulant Balla. Një nga dy komisionet hetimore parlamentare për CEZ-in paska gjetur të dhëna të reja.
Cili është misioni i analistëve?
Ben Blushi ka qenë i ftuar në emisionin Top-Story për të folur për projektin e tij politik, partinë “Libra”. D.m.th kjo ishte ajo që duhet të rezultonte nga një debat që u shndërrua në sulm frontal analistësh që bashkonte predikime morale, pretendime ideologjike, kujdesin që Rama të mos trazohet me Berishën, si dhe pyetjen kurth për diferencën që sjell LIBRA në opozitarizmin e vet.
A duhet besuar apeli i Lulzim Bashës për mediat
Media ka rolin e vet në demonizimin e pushtetit, në stigmatizimin e skajshëm të disa politikanëve, duke u rrekur të krijojë klishetë e të mirës dhe të keqes në një vend, si parakusht për çlirimin e energjive të reja te elektorati. Nga ky rol nuk përjashtohet as media shqiptare, e cila ka ndikuar jo gjithnjë për mirë në përpunimin e opinionit.
Në Parajsën Europiane të Kanabisit: Në fillim është Pazari, pastaj…populli
Edi Rama ka shpërndarë sot një video me protagonist – qytetarë që kanë vëmendjen e qeverisë – duke dëshmuar sesi kjo mazhorancë I mban premtimet.
Këtu:
mund të shikohet videoja publicitare e kryeministrit.
Edi Ramën e detyrojnë të shkarkojë (Elvis???)Roshin
Ky është një shkrim i publikuar më datë 10 maj me titull: Do kalojë nga zyrat e Llallës. Sot KQZ-ja bër fakt heqjen e mandatit të Elvis Roshit dhe kryeministri u detyrua ta shkarkonte nga detyra e Kryetarit t Bashkisë Kavajë. NJë vendim pas një mbrotjeje kompromentuese. PO risjellim shkrimin bashkë videon ku flet Roshi si një kujtesë për firmëtarin Edi Rama.
***
Qeresteja pa defter për Erjon Veliajn dhe një opozitë për t’i vënë kryqin
Sot Top –Channel përcolli një lajm mbi ndërtimin e një ure të re tek zona e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Raportimi i kanalit kombëtar në fjalë ka interes të trefishtë: së pari për praktikat që po ndjek Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, e për të cilat ka akuza direkte. Së dyti për mënyrën sesi raporton ky televizion lajmin dhe së treti për rolin e munguar të partisë më të madhe opozitare, asaj që quhet Demokratike.
Të vërtetat e Brukselit dhe memecët gënjeshtarë të Tiranës
Deklarata e Ministrave të Jashtëm të BE për Shqipërinë provoi as më pak e as më shumë atë që kishte paralajmëruar në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar CSU-CDU, Gunter Krishbaum se Shqipëria ka një listë detyrimesh për të përmbushur përpara se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Gjykata Kushtetuese mes histerikëve kronikë dhe Kushtetutës
Publikimi i opinionit të Komisionit të Venecias mbi kërkesën e bërë në adresë të saj nga Gjykata Kushtetuese për çështje të reformës në drejtësi, u pasua nga një seri deklaratash politike. Ambasadorët Lu dhe Vlahutin autorizuan deklarimet e para, ku me një gjuhë diplomatike, por të qartë, këshillonin Gjykatën sesi duhet të vepronte. Të bënte “leximin e duhur të opinioinit të Venecias”.
Bakllava “made in Albania” për paqen në Ballkan
Kryeministri i Shqipërisë ka bërë një kthesë të madhe në profilizimin e vetes si politikan krahasuar me periudhën e opozitarizmit. Asokohe, Edi Rama ishte një ndër njerëzit e politikës që fliste më pak nga të gjithë për politikën e jashtme, duke vlerësuar në mjedise private për pamundësinë e Shqipërisë për të thënë diçka për punët e kësaj bote. Mirëpo ja që kohët ndryshojnë dhe ato i bëjnë të kuptojë shumëkujt se ka patur gabime.
Transformimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në hapësirë politike provokuese
Carlo Bollino – gazetar dhe kurator I përgjithshëm i Bunk’Art 2 – del sot në gazetën e tij, “shqiptarja.com” me një opinion titulluar: “Kush ka frikë nga Bunk'Art dhe nga kujtimi i krimeve komuniste”, përmes të cilit bën një mbrojtje të projektit, por edhe gjuan në distancë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në parantezë duhet thënë se ky simetrizim artificial që vërehet shpesh kur për çdo kritikë apo akuzë, Berisha kërkon një socialist dhe e anasjellta, pra kur për çdo të keqe publike, dikush kërkon patjetër përgjegjësinë e Berishës që të bëjë kauzë, e bën artificial diskutimin.