Blloku Billboard
Cilat janë synimet e Shqipërisë me çështjen çame?**
Rrugët e daljes nga moçali ku gjenden marrëdhëniet shqiptaro-greke pas vitit 2009 janë një e përpjetë e madhe. Deklaratat me nota optimiste që janë bërë në të shkuarën janë produkt i politikave konjukturale dhe partiake si në Athinë ashtu edhe në Tiranë.
Artikulohen kryesisht në Greqi, në kohën kur Shqipëria ndodhet në periudha para dhe paszgjedhore për shkak të prirjeve të kahershme të qeverive të Athinës për të parë një ndryshim në qëndrimet e Tiranës. Për më tepër, ky është sezoni që zakonisht lulëzojnë të ashtuquajturit emisarë engjëllorë midis dy kryeqyteteve.
Akuza nuk mund të mbetet nën kontrollin e një të akuzuari
Prej muajsh tashmë flitet për reformën në drejtësi, me përqendrimin te gjyqësori. Ambasadorët, kryeministri etj., janë hedhur në sulm ndaj korrupsionit në gjykata dhe sidomos ndaj korporatizmit në këtë pushtet, duke paralajmëruar shkundje të ekuilibrave. Eksertët e Partisë Socialiste kanë parashikuar ndryshime institucionale të mëdha, kryqëzim kompetencash dhe më e rëndësishmja, mandate 9 vjeçare apo edhe 12 vjeçare që në raport me legjislativin do të thotë “stabilitet” dhe kontroll për 3 mandate.
Mejdani: PS e sotme nuk dihet çfarë është, mbështetet te “Blloku” dhe e ironizon atë
Rexhep Mejdani është një nga të emëruarit në Këshillin e të Urtëve të Partisë Socialiste, strukturë që mesa duket se u ngrit vetëm për të mënjanuar disa figura nga vendimarrja politike, pasi që prej themelimit është një strukturë inaktive. Në një intervistë për “Koha Jonë” ai flet për një Parti Socialiste të shpërfytyruar dhe pajtohet me shqetësimet e deputetit Blushi.
Negativi i Shqipërisë në mediat perëndimore
Sot qeveria shqiptare doli me një njoftim zyrtar për shkrimet reklamues të publikuar kundrejt 36 milionë lekëve në revistën “The Economist”. Në njoftimin e vet, qeveria kërkoi të nënvizonte dy gjëra: së pari që shkrimi është një investim për imazhin e Shqipërisë dhe së dyti se “revista e njohur nuk publikon të pavërteta”.
Nuk është hera e parë që qeveria shqiptare, por edhe njerëz të njohur publikë, rendin drejt një lloj fetishizimi të shtypit ndërkombëtar, i cili nga ana e vet prej kohësh është në qendër të kritikave si për përmbajtjen ashtu edhe për cilësinë.
Juristët Ristani e Basha, kodra pas bregut për referendumin
Sot në debatin për reformën në drejtësi, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i është përgjigjur qëndrimit të deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, për idenë e referendumit për reformën në drejtësi. Sipas tij, kjo gjë është e pamundur, pasi në referendum duhet të marrin pjesë jo më pak se 2 milionë e ca votues. “Ju e dini se në zgjedhjet tona marrin pjesë vetem 1 milion e gjysmë zgjedhës dhe këto idetë e referendumit janë maskime dhe ballo me maska,” tha Ristani.
Destabilizimi i koalicionit qeverisës dhe rikthimi i deputetëve që “blihen”
Sot ra në sy një deklaratë nga Facebook e kreut të opozitës Lulzim Basha, toni i saj dhe akuza drejtuar ndaj kryeministrit Edi Rama, si një njeri i pazareve. “Tregtari i paskrupullt i politikës, spekulanti më i madh i pazareve më të pista në vend, ai që ka bërë pakt me krimin, themeluesi i aleancës së qelbësirave, ai që i zvarritej Nanos dhe i përkulej Metës kur ia lypte nevoja dhe sa kalonte lumin ngrinte kurthe për ta, politikani që ska mbajtur një fjalë apo një premtim që ditën e parë e deri më sot”, shkruan Basha.
Ministri i Brendshëm, një arsye pse duhet reforma në Drejtësi
Partia Socialiste është e vendosur që të tallet deri në fund me qytetarët të cilëve u shërben “argumente” nga më banalet për nevojën e reformës në drejtësi. Në kohën kur të gjithë po binden për domosdoshmërinë e kësaj reforme, por edhe për karakterin instrumental politik të saj, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka shtuar diçka tjetër: “Problemet në drejtësi janë të dukshme dhe reforma duhet të kryhet sa më shpejt. Policia po përpiqet të kryejë detyrën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dëshmuar se toleranca zero ndaj krimit nuk është vetëm një fjalë, por fakt.
Aleancë “po”. Por jo për Shqipërinë Europiane
Ka dy rrugë për të vlerësuar një politikë të caktuar, e me këtë rast edhe një grupim që pretendon konceptimin dhe zbatimin e saj. Rruga e parë është vlerësimi i programit dhe rruga e dytë zbatimi real i saj. Për situatën aktuale të Shqipërisë vlerësimi qendror, ai që konsumon më shumë energji dhe vëmendje, është ai për qeverisjen, pasi prej andej rrjedhin edhe vendimet.
Nga reforma e “tërmeteve” te takimet e Llallës
Katër ministra të qeverisë aktuale, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ai i Drejtësisë, Manjani, i Financave, Cani si dhe ministri i Mjedisit Koka u takuan me Prokurorin e Përgjithshëm për të diskutuar mbi rolin e forcimit të Policisë Gjyqësore. Ky është një lajm që ka qarkulluar sot e që krijon përshtypjen e një “rimandatimi” të Adriatik Llallës nga mazhoranca aktuale.
Një përvojë e vjetër europiane/Gjykatësi: “Unë ha çdo gjë”
Kohët e fundit po flitet shumë për gjyqtarë të korruptuar në Shqipëri. Për reformë në drejtësi, e për tërmete që do të shkundin nga vendi të keqen që e ka mbërthyer për fyti vendin. Do shpresuar përherë.