Blloku Billboard
Milionerët e Enverit...
Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.
Burgu i Donald Lu dhe burgu i Edi Ramës
Për t’i përshtatur një perifrazim lirik të tipit, “po na vjev po na vjen, bota zien bota zien” ndryshimeve të pritshme në sistemin e drejtësisë, bashkë me popullin spektatore duket se është edhe politika që i është dorëzuar devizës: Të presim e të shohim.
Gjuha e fortë dhe e drejtëpërdrejtë e ambasadorit amerikan për njerëz të pushtetshëm që do të shkojnë në burg dhe të tjerë që do t’u prishet gjumi para pushimeve, ka zgjuar kërshërinë jo vetëm të publikut, por edhe të parisë së vendit që jeton me ankthin se kë do kapi lapsi i ambasadës amerikane.
Përralla e Rilindjes po funksionon
Nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael vjen edhe njoftimi për takimin e tij me ish-presidentin e këtij vendi, të mirënjohurin Shimon Peres. Dhe Peres siç raportohet paska thënë: “E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm falë jush, në fillim si Kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe tani si Kryeministri më i dashur që ka Shqipëria. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.
Ish-ambasadori Withers: Rama njësoj si Berisha
Në një nga dokumentet që autori Fred Abrahams ka përdorur për librin e tij “Shqipëria Moderne – Nga Diktatura në Demokraci në Europë”, jepet një identikit i Ramës si kryeministër i mundshëm nga ish-ambasadori Withers, në një kabllogram që ai dërgonte në Uashington pas zgjedhjeve të 2009-ës (http://www.modern-albania.com/documents/documents-wikileaks/ )
Më poshtë është përkthimi i kësaj pjese të kabllogramit.
Reforma që (s)duhet
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur pakënaqësi lidhur me procesin e ndjekur për hartimin e draftit të reformës në drejtësi. Në një takim konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve ku I pranishëm ishte dhe ministri i Drejtësisë, kryeprokurori tha se drafti për reformën në drejtësi është i nxituar dhe ka mungesë konsultimi.
“Ta pastrojmë PS-në”...nga armët me leje
Akuzat dhe kundërakuzat që dy partitë kryesore në vend i bëjnë njëra-tjetrës për përfshirje të elementëve me probleme me ligjin në politikë po shkon disi larg. Po vë seriozisht në diskutim mundësitë që sistemi të rigjenerohet me prezencën e tyre aty, ndërkohë që askush nuk besohet më se e ka seriozisht kauzën e dekriminalizimit. Ajo që ndodhi sot është ilustrimi më i mirë. Paradite Partia Demokratike akuzoi se kreu i degës së PS-së në Shkodër, Martin Cubi është një vrasës, i konstatuar i tillë në vitin 2009.
Lajmet jo vetëm lexohen, por edhe përjetohen
Mbrëmë familja kryeministrore ka shtruar një darkë për gazetaret femra, një ndarje gjinore kjo e zgjuar për të nikoqirisur opinionin. Idea është e thjeshtë dhe gati humanitare: edhe në fushën e gazetarisë, femrat mund të sjellin ndryshimin për mirë. Dhe siç raportohet, znj. Linda Rama ka folur, si femra femrës ndoshta, për problemin që po përfaqëson media, blogjet dhe gazetarët për humorin e përgjithshëm të shoqërisë. Sesi fjala që përhapet prej tyre ndikon të gjithë, e sigurisht, edhe kryeministrin tonë të dashur e sensibël.
Të shtysh reformën në drejtësi
Janari në mos dramatik apo qesharak, do jetë patjetër i trazuar nga hyrja në fuqi e ligjit të dekriminalizimit dhe nisja e miratimit të reformës në drejtësi pas rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias. Kryeministri tha se “në Janar kur të mblidhet parlamenti do të jetë momenti i të vërtetës për shpifjet e SHQUP-it” lidhur me deputetët e inkriminuar të Partisë Socialiste.
Opozita protestoi me bojë, domate dhe patate dhe shpreson në skenarin Ukrainas
Frika e ambasadorëve për dhunë në protestën e opozitës nuk u vërtetua dhe simbolikisht tubimi para parlamentit nuk pati tensionin e protestës së 8 Dhjetorit, pavarësisht lëshimit të disa domateve, patateeve dhe bojës në drejtim të policisë. Deputetët e Partisë Demokratike i folën popullit nga një podium në rrugën Xhorxh Bush për rrëzimin e qeverisë Rama-Meta si e vetmja shpresë për shqiptarët.
Në protestë njerëzit i nxjerr qeveri(sj)a
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë ditën e enjte përpara selisë së Parlmentit, ndërkohë që deputetët e saj do të protestojnë brenda. Ideja dhe realizimi nuk janë risi për Shqipërinë pluraliste, që ka parë nga plumba në Parlament e deri bilbilë, vuvuzela apo edhe kapërcime tavolinash. Nuk përbën risi as qëndrimi i ambasadorëve kryesorë në Tiranë, që tashmë e kanë ekspozuar veten se mbi të gjitha kanë si kryesore, axhendat shtetërore që kanë mësuar t’i fshehin pas pretendimeve dhe apelit për standarde.
