Blloku Alternative

Pamje të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria

Postuar në 09 Qershor, 2019 13:19

Muzeu i Artit Modern në New York ka publikuar së fundmi pamje shumë të rralla filmike të mbretëreshës Viktoria, figurë shumë e njohur e historisë së Britanisë së Madhe në kulmin e epokës perandorake. Filmimet janë marrë në vitin 1900, gjatë një vizite të saj në Irlandë dhe aty mbretëresha paraqitet nga pikturat apo fotografitë zyrtare. Më e qeshur, më e çlirët dhe më afër me njerëzit e thjeshtë.

Rojava, eksperimenti demokratik, feminist i kurdëve në Siri

Postuar në 07 Qershor, 2019 14:18

Gazeta e njohur izraelite “Haaretz” publikonte dje një shkrim të gjatë për një entitet politik në veri dhe në lindje të Sirisë që po aplikon parimet e një demokracie lokale autonome dhe ku barazia gjinore është sanksionuar si kod normal. E njohur që në vitin 2012 si Rojava, rajoni në fjalë përbëhet nga disa etni si kurdët, arabët, asirët, por edhe turkmenë, armenë dh

Luftë televizve për serialin "Chernobyl". Pas HBO, rusët njoftojnë xhirimin e variantit të ri

Postuar në 07 Qershor, 2019 13:14

Seriali “Chernobyl” i prodhuar dhe shfaqur online nga HBO ka provokouar reagime në Rusi. Seriali ka patur shumë sukses dhe ka marrë si temë kryesore shpërtimin e reaktorit bërthamor në Chernobyl të Ukrainës në vitin 1986, ngjarje e cila konsiderohet katastrofa më e madhe në këtë fushë qëkurse bota hyri në erën nukleare.

“Seksi me Stalinin” në 3D indinjon komunistët në Rusi

Postuar në 06 Qershor, 2019 12:58

Komunistët rusë janë të indinjuar pas prezantimit të një videoloje të re në 3D, që ka për personazh kryesor pikërisht Stalinin. “Seks me Stalinin” është loja me protagonist ish-liderin e Bashkimit Sovjetik. Loja është krijuar nga “Steam”, një distributor global në fushën e videolojërave, dhe pritet të jetë në treg më 10 tetor të këtij viti.   

Zbardhet marrëveshja e Stalinit me Hitlerin (dokumentat)

Postuar në 03 Qershor, 2019 23:49

Një fondacion jo-fitimprurës i Kujtesës Historike të Rusisë, në bashkëpunim me arkivin historik të ministrisë së jashtme të këtij vendi bëri publike për herë të parë dokumentet e marrëveshjes gjermano-sovjetike të 23 gushtit 1939 që dy vendet të mos sulmonin njëri-tjetrin.

Mungoi vetëm Gjici, "e lanë gjunjët!"

Postuar në 26 Maj, 2019 22:01

Partizani u kurorëzua edhe zyrtarisht kampion i Superligës për sezonin 2018-2019. Trofeu iu dorëzua kapitenit Alban Hoxha gjatë një ceremonie  të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes kundër Kukësit.

Zbardhet historia e agjentit grek Nikos Akrivogiannis

Postuar në 20 Maj, 2019 11:12

Një histori sa tragjike aq edhe e panjohur ka dalë në dritë me librin “Nik Akrivogiannis dhe gjyqi i aviatorëve”, i botuar së fundmi në Greqi. Bëhet fjalë për një ngjarje të pasluftës së Dytë Botërore.

Një i ri ambicioz, duke besuar se po kryente detyrën kombëtare, mori përsipër një mision të vërtetë vetëvrasës në Shqipëri në vitin 1952. Vazhdim ishte dramatik: arrestimi, burgosje, tortura dhe përfundimisht ekzekutimin dy vjet më vonë.

27 vjet më pas/Fije që lidhin vdekjen e Falcones me Gladio: Cosa Nostra vetëm shtypi butonin

Postuar në 19 Maj, 2019 17:17

27 vjet pas vrasjes së gjykatësit Giovanni Falcone, të dhëna të reja kanë dalë në sipërfaqe të cilat vënë në dukje një vrasje me sfond politiko-mafioz, në ndryshim nga ideja e krijuar deri më sot për një atentat që kishte të bënte kryesisht me hakmarrjen e Cosa Nostras dhe konkretisht klanit korleonez që drejtonte asokohe. Në një dokumentar 2.35 orë të gjatë, gazetari Andrea Purgatori ka sjellë intervista dhe dëshmi, ka bërë një sintezë të plotë të asaj që ndodhi më 23 maj 1992, ku makina e Falcones u hodh në erë në autostradën A29 në afërsi të Capaci në Siçili.

Refuzoi testin e ADN-së për të provuar atësinë, ish-mbreti i Belgjikës dënohet me gjobë 5000€/ditë

Postuar në 16 Maj, 2019 13:35

Një gjykatë në Bruksel të Belgjikës ka vendosur që ish-mbreti Albert II do të paguajë 5000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai do të kryejë testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jot ë tij të artistes dhe aristokrates, Delphine Boël.

Drejt rikthimit të SHBA në Hënë dhe uljes në Mars

Postuar në 14 Maj, 2019 10:54

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit të shtojë fondet për  Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë. Një shumë e konsideruar si paradhënie brenda kufijve që lejojnë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ridërguar një mision në në hënë deri më 2024.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative