Blloku Alternative
Hakeri ukrainas që u bë arma më e fortë e FBI-së dhe makthi i saj më i keq
Gabimet e shpeshtuara të një medieje "të pagabueshme"
Sa më lart steka, aq më e madhe edhe fatura edhe e gabimit më të vogël. Ndodh me revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” e cila në pak ditë regjistron dy gabime; njëri jo dhe aq i madh. Pak ditë më parë, revista u detyrua të kërkonte falje për një shkrim ku sipas saj kampi i përqendrimit të Auschwitz-Birkenaut u çlirua nga forcat amerikane, kur në fakt ishin trupat sovjetike që e bënë një gjë të tillë.
Eminem thyen rekordin me “Godzilla”: Artikulon 7.23 fjalë/sekondë
Reperi i njohur Eminem ka thyer rekordin e shpejtësisë në regjistrim me këngën e tij Godzilla, pjesë e albumit të ri “Music to be murdered by”.
Në 30 sekondat e fundit të saj, Eminem arrin të nxjerrë 224 fjalë me 330 rrokje që do të thotë 10.65 rrokje dhe 7.23 fjalë për sekondë.
Kjo kalon rekordin e mëparshëm të tij me “Majesty” ku ai artikulon në stil rap 123 rrokje dhe 85 fjalë në 12 sekonda, me mesatare 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë për sekondë.
Kënga ka njohur sukses në shikueshmëri që në nisje dhe në Youtube ajo ka aktualisht 10 milionë shikime.
Metamfetamina dhe Blitzkrieg
Irani të bombardojë sitet kulturore amerikane si rezidenca Kardashian!
Një profesor në kolegjin Babson, Asheen Phansey është shkarkuar nga detyra pasi u tall në Facebook me postimet në tuiter të Presidentit Donald Trump që kërcënonte me goditjen e siteve kulturore iraniane. Në përgjigje, Ayatollah Kohemenei duhet të postojë në tuiter 52 site të dashura për kulturën amerikane dhe t’i bombardojë. P.sh Qendrën Tregëtare “Mall of America” apo rezidencën Kardashian? shkruajti profesori që edhe emrin e liderit iranian e ka shkruar gabim.
Ironizohet Papa në muret e Romës, paraqitet si "Kill Bill"
Incidenti i Papa Françeskut më një besimtare të cilën e qëlloi në dorë ka sjellë një reagim të papritur. Një artist rrugës në Romë, i quajtur Harrygreb, ka vizatuar në mur në rrugicën Campanella në qendër të kryeqytetit Italian, Papën të paraqitur si Kill Bill, filmi i Quentin Tarantino. Në fakt Papa qëndron mbi personazhin e luajtur nga Uma Thurman, një ironi kjo për sjelljen e Vikarit të Zotit në Tokë.
Corriere raporton se Harygreb është arrestuar dhe shoqëruar në kuesturë ndërkohë që muralet janë fshirë.
Kur shkruanim letra...
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë vitet e fundit i ka nxjerrë jashtë loje letrat e shkruara me dorë. Ndonëse e vetmja mënyrë komunikimi shumë vite më parë, sot të rrallë janë ata që ulen të shkruajnë një letër. Shkëmbimi i letrave lindi si nevojë për të komunikuar me të afërmit, familjarët, shokët e miqtë kur ndodheshin larg.
Shtetformimi
Kur në fund të gushtit të vitit 1943 në Kuartierin e Führerit mora detyrën e të “Dërguarit të Posaçëm për Europën Juglindore” mbi Shqipërinë pak flitej. Atje njihej akoma ligjërisht Perandori Vittorio Emanuele dhe vendi qeverisej nga Mëkëmbësi i tij (Luogotenente). Gjermania mbante atje një Konsullatë të Përgjthshme e cila kryesohej nga z. Schliep.
Intervista/Nicholas Negroponte: Gati të projektojmë njerëz që do jetojnë 200 vjet
Ai konsiderohet një nga pionierët e teknologjisë dixhitale. Arkitekt, shkencëtar kompjuterash dhe sipërmarrës, Nicholas Negroponte, 35 vjet më parë themeloi në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT), Media Lad ku u përpunuan ide të mëdha teknologjike që lidhen me inteligjencën artificiale dhe robotikën.
Diktatorët e mëdhenj parë me sytë e kuzhinierëve të tyre
“Si të ushqehesh një diktator” është rezultat i një hulumtimi disavjeçar të reporterit Witold Szabłowski. Pasi pa një dokumentar për kuzhinierët e ushtrisë, i cili kishte në qendër një burrë që gatuante për Titon, ai vendosi të gjurmojë kuzhinierët që punuan për disa nga diktatorët më të ashpër të botës. Ai gjeti pesë persona, secili me një histori të jashtëzakonshme për të treguar, se si gatuanin për Saddam Hussein-in, Idi Amin, Enver Hoxhën, Fidel Castro-s dhe Pol Potin.