Në orbitë nuk ka luftë, tre kozmonautë rusë i bashkohen Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Postuar në 19 Mars, 2022 11:14

Tre kozmonautë rusë mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), duke iu bashkuar me kapsulën Soyuz misionit të përbashkët ruso-amerikan që vijon në orbitë prej 20 vitesh.

Ekipi i ri i kozmonautëve u ngrit nga kozmodromi rus Baikonur në Kazakistan dhe u ankorua në stacionin ndërkombëtar, ku do të qëndrojë për 6 muaj e gjysmë.

Nisja u transmetua drejtpërdrejt nga NASA TV dhe në faqen e internetit të agjencisë amerikane të hapësirës.

Gara presidenciale, Gjykata e Lartë e Brazilit mbyll Telegramin

Postuar në 19 Mars, 2022 10:32

Gjykata e Lartë e Brazilit vendosi mbylljen e aplikacionit popullor të mesazheve Telegram në vend, duke ndaluar efektivisht një nga kanalet e preferuara të komunikimit të Presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pak muaj para zgjedhjeve.

Gjykatësi Alexandre de Moraes e motivoi vendimin me dështimin e Telegramit për të përmbushur udhëzimet e autoriteteve braziliane dhe për të hequr mesazhet dezinformuese, raporton Reuters.

Gjendet Basilosaurus, paraardhësi 36 milionë vjeçar i balenave të sotme

Postuar në 18 Mars, 2022 23:06

Mbetjet e një grabitqari detar që ka jetuar 36 milionë vjet më parë  janë gjetur së fundmi në Peru. Ai mendohet se është paraardhës i lashtë i balenave të sotme. Pjesa e gjetur është një kafkë, e cila ishte ruajtur pothuajse e paprekur në shkëmbinjtë e shkretëtirës jugore Ocucaje të Perusë.   

Është urgjente ndalimi i pornos...por jo i masturbimit

Postuar në 18 Mars, 2022 17:47

Së fundmi Autoriteti publik francez për Rregullimin e Komunikimit Audiovizual dhe Dixhital ka vendosur bllokimin e pesë faqeve pornografike. Për seksologen Thérèse Hargot, ky është një vendim shumë i drejtë dhe sipas saj pornografia duhet ndaluar për të lejuar njeriun të rikthehet te kënaqësitë reale.

Schawarzenegger: Për popullin rus/Disa të vërteta mbi luftën

Postuar në 18 Mars, 2022 14:46

Aktori Arnold Schawarzenegger i është drejtuar popullit rus me një mesazh video, me anë të të cilit merr përsipër t’u sqarojë të pavërtetat që Rusia thotë për arsyet e invazionit ushtarak në Ukrainë.

Aktori 74-vjeçar, ish-guvernator i Kalifornisë, thotë se para së gjithash, rusët duhet të dinë se nuk ishte Ukraina ajo që e nisi luftën.

Putin ndryshoi pas vrasjes së Gedafit. Krimea dhe sulmi ndaj Kiev, me paralele nga Kosova

Postuar në 18 Mars, 2022 13:20

Politologu bullgar Ivan Krastev ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe ripozicionimin gjeopolitik të Rusisë në skenën ndërkombëtare. Krastev kujton një takim të dikurshëm me presidentin rus në Soçi ku ai foli para të ftuarve nga Perëndimi për atë që e quante shovinizmi dhe hipokrizia perëndimore.

Lukashenko: Zelensky duhet të zgjedhë mes marrëveshjes me Putin dhe kapitullimit  

Postuar në 18 Mars, 2022 10:55

Bjellorusia paralajmëron Ukrainën se mund të ndërmarrë nisma kundër saj.

“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsk nuk do ta lërë pa përgjigje”, tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga TASS.

Lukashenko është shprehur se, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

HRW i kërkon Kievit të ndalojë postimin e videove të robërve të luftës  

Postuar në 18 Mars, 2022 10:37

Human Rights Watch me qendër në Nju Jork u bëri thirrje autoriteteve ukrainase të respektojnë të drejtat e të burgosurve të luftës dhe të ndalojnë postimin e videove të ushtarëve rusë të zënë rob.

“Autoritetet ukrainase duhet të ndalojnë së postuari në mediat sociale dhe aplikacionet e mesazheve video të ushtarëve rusë të kapur që i ekspozojnë ata ndaj kuriozitetit publik, veçanërisht ato që tregojnë se po poshtërohen ose frikësohen”, tha Human Rights Watch në një deklaratë.

Macron: Lufta në Ukrainë, një goditje elektroshoku për NATO-n

Postuar në 18 Mars, 2022 09:51

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quan elektroshok për NATO-n sfidën që paraqet konflikti në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, situata në të cilën u gjet papritur do ta ndihmojë NATO-n të qartësohet lidhur me strategjitë në të ardhmen.

Dy vite më parë, Macron hodhi idenë e një force ushtarake europiane, duke u shprehur se NATO po përjetonte "vdekje truri".

Ish-kryeministri i Bullgarisë arrestohet për korrupsion

Postuar në 17 Mars, 2022 22:04

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, 62 vjeç, u arrestua së bashku me anëtarë të tjerë të partisë së tij me dyshimet për korrupsion. Borisov u vu në pranga në përfundim të hetimeve të prokurorisë së BE lidhur me keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së BE.

"Një operacion i madh po zhvillohet në lidhje me 120 raste të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Bullgari... Bojko Borisov është arrestuar", njoftoi Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS