Sanksionet/ Kur vjen puna te nafta, Europa mendohet dy herë
BE është e lëkundur në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë në fushën e energjisë. Ndërkohë që konflikti në Ukrainë përshkallëzohet, një pjesë e vendeve kërkojnë shtimin e sanksioneve. BE dhe aleatët kanë vendosur tashmë një mori masash kundër Rusisë, duke përfshirë ngrirjen e aseteve të bankës së saj qendrore.
Dorëzon vulën dhe bravën
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.
Ministri i Jashtëm i Francës: Na pret një krizë botërore ushqimi
Situata e krijuar në Ukrainë mund të çojë në një krizë globale të ushqimit. Paralajmërimi vjen nga ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, i cili thotë se BE duhet ta marrë parasysh një skenar të tillë.
Mikhail Baryshnikov: Mos e vini peshën e vendimeve politike mbi kurrizin e artistëve rusë
E ashtuquajtura rusofobi, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, sa vjen e zgjerohet. Këtë muaj, dirigjenti Valery Gergiev dhe sopranoja operistike Anna Netrebko ishin ndër ata që humbën punën prestigjioze në Perëndim për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Vladimir Putinit.
Mediat amerikane: Putin po arreston gjeneralët për dështimin në Kiev
Mediat amerikane raportojnë se në Rusi kanë nisur arrestimet e zyrtarëve të lartë për atë që Kremlini po e sheh si dështim në nismën për të vënë nën kontroll Kievin. The Wall Street Journal raporton se një komandant i lartë i agjencisë së inteligjencës të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë është vënë në arrest shtëpie.
Orban: Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget
Megjithëse një nga kritikët më të mëdhenj të politikave të BE-së për emigracionin në kulmin e krizës së këtij të fundit, në vitin 2015, Viktor Orban e ka hapur derën e Hungarisë për ukrainasit që i ikin luftës në vendin e tyre. “Lufta më e mirë është ajo që mund të shmanget”, tha të shtunën kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Furnizimi me gaz, Gjermania “dorëzohet” te Katari
Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, Gjermania është në kërkim të alternativave të tjera të furnizimit me gaz. Një prej këtyre alternativave është Katari. Të dy vendet nënshkruan të dielën një marrëveshje partneriteti afatgjatë, raporton Al Jazeera.
Bullgaria paralajmëron bojkotin e Gazprom. I hapet rruga projektit greko-bullgar
Fushata ushtarake në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim thelbësor në politikën energjetike bullgare. Në fund të këtij viti skadon afati i marrëveshjes së furnizimit të vendit nga kompania ruse “Gazprom” dhe në kushtet e reja gjeopolitike zv.kryeministri Asen Vassilev ka përjashtuar negociata të reja me furnizuesin në fjalë.
Ka alternativa
i ka thënë ai Radios Kombëtare Bullgare.
Europa merr masat për rrezikun bërthamor
Europa bëhet gati për rrezikun potencial bërthamor. Bashkimi Evropian ka përshpejtuar planet për të "përmirësuar përgjigjen e vendeve ndaj një incidenti të mundshëm bërthamor", duke inkurajuar vendet anëtare që të rrisin rezervat e pilulave të jodit, kostumeve mbrojtëse dhe ilaçeve të tjera. Ndërkohë, paralelisht po punohet për plane që adresojnë pasojat e mundshme të sulmeve kimike dhe biologjike.
Islami: Rama tentoi të takonte Putinin më 2020, por u refuzua. Për takimin me Lavrov nuk ekziston asnjë dokument
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka deklaruar në një intervistë për MCN Tv, se Edi Rama loboi të takohej me presidentin rus, Vlaidimir Putin në vitin 2020, por dështoi. Sipas Islamit, z. Rama që udhëtoi në Rusi në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe drejtuesit të presidencës së OSBE-së, u prit nga ministri i Jashtëm. Sergey Lavrov, pasi iu refuzua takimi me Putin.