BE-ja para gjendjes së jashtëzakonshme?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:08

Është e frikshme të shohësh se sa shpejt dhe tërësisht hidhen poshtë vlerat evropiane nën presionin e krizës së refugjatëve në BE. Ballafaqimi me rritjen e fluksit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve nga vendet fqinjë të Evropës do të kthehet në një sprovë vendimtare për BE-në, nëse nuk ndodh diçka së shpejti.

Luftë evazionit dhe informalitetit. Po Ministria e Financave a ka dijeni si kanë funksionuar kasat fiskale? A duhet të kemi një raport zyrtar për këtë?

Postuar në 02 Shtator, 2015 12:03

Qeveria ka nisur aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal, duke shpallur gjendje lufte për Shqipërinë. Në fakt, aksioni ndaj informalitetit u shty, me synim që t’i lihet kohë të regjistrohet e më pas të blejme kasën fiskale. Kjo është njëra anë e çështjes, e cila ka krijuar pështjellim dhe tension, e që në çdo rast do të duhet pritur për të parë rezultatet. Ana tjetër është ajo që ofron shteti, përveç shërbimit edhe garancia që evazioni të mbahet nën kontroll. Një nga mënyrat më të njohura është fiskalizimi dhe zbatimi i rregullave, që është kuponi.

Projekti i hyrjes së Liqenit, do të hapen mjediset e rrethuara për Gardën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka dhënë një intervistë për gazetaren Eni Vasili. I pyetur për priojektin e hyrjes së Liqenit Artificial, që u debatua shumë para disa kohësh, Veliaj tha: “Në asnjë zonë publike nuk do të ketë ndërtim që prish dhe i merr Parkut të Liqenit. Ama, në një zonë publike, ku janë konviktet e Gardës, palestra e Gardës, ku është kuzhina e Gardës, lavanderia, parkingu i Gardës dhe që është një zonë komplet e papërdorur; pra, nga 10 ndërtesa të kemi një të saktë.

Të mirat e ndarjes së re territoriale

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:15

8 vite bashkë, Frederik Ndoci në detin e pafundmë të dashurisë me Alisën

Postuar në 02 Shtator, 2015 11:09

Me një postim të veçantë në Facebook, Alisa Baraku kujton një datë të rëndësishme në jetën e saj. Bashkëjetesën me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci ajo e cilëson kështu: “Si sot 8 vite më parë shtrënguam duart dhe bashkuam zemrat për të udhëtuar së bashku në Detin e pafund të dashurisë. Gëzuar përvjetori dashuria ime Frederik Ndoci. Të dua pa fund e përgjithmonë.

Pas 70 vitesh Vietnami feston pavarësinë nga Franca, por ndihet i kërcënuar nga Kina

Postuar në 02 Shtator, 2015 10:09

Sioas raportit tw agjencisw sw lajmeve AFP, presidenti i vietnamit paralajmëroi kundrejt kërcënimeve aktuale për pavarësinë e vendit, duke akuzuar Kinën, me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë të ish-kolonisë franceze. “Mosmarrëveshjet në det janë duke u rritur, kryesisht në detin e Kinës”, deklaroi presidenti i vietnamit, Truong Tan Sang, në një aludim të një konflikti të mundshëm me Kinën mbi sovranitetin në detin e Kinës Jugore.

Shkencëtarët krijojnë një “tunel” për fushat magnetike

Postuar në 02 Shtator, 2015 09:49

Njerëzimi është ende në një rrugë e gjatë për krijimin e tuneleve hapësirë-kohë (nëse do të jetë e mundur), por kjo nuk është ndalur nga ana e studiuesve spanjollë për arritjen e diçkaje të ngjashme për magnetizmin. Ata kanë prodhuar diçka të ngjashme me një tunel, i cili ka efekt transportimin e një fushe magnetike nga një pikë në një hapësirë tjetër nëpërmjet një rruge të “padukshme”. Kurthi  është për të transmetuar fusha magnetike midis dy sferave të lidhura me një multi-shtresë, duke përdredhur një spirale si cilindër, me materiale që fsheh fushat, ndërsa ato kalojnë tranzit.

FOTOGALERI: Ja kush kurorëzohet Mrs Universe 2015

Postuar në 02 Shtator, 2015 09:46

Për këtë vit kurorëzohet Mrs Universe, bukuroshja nga Kanadaja Ashley Callingbull. Ajo është 25-vjec dhe jeton në Alberta.

Jashtëmase e lumtur për këtë trofe, Ashley thotë për mediat:’Kjo është e mrekullueshme. Telefoni im po shpërthen nga mesazhet uruese, dhe telefonatat e pafundme. Kjo është thjeshtë e hatashme.’

                                                                                               

Foto-lajm/ Rama në kafe me drejtoreshën e Tatimeve: Merrni kuponin tatimor

Postuar në 02 Shtator, 2015 09:38

Një ditë pasi ka lançuar nisjen e operacionit kunder informalitetit, Kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren. Foto është publikuar nga “Balkanweb” dhe “Panorama.online”. Rama është parë se bashku me drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj teksa konsumonin një kafe se bashku. Rama dhe Shehaj konsumuan një kafe në zonën e ish­Bllokut në kryeqytet, nga ku Rama përsëriti atë që tha edhe dje. Sipas tij, “marrja e kuponit tatimor nga qytetarët është një detyrim patriotik”. “Merrni kuponin tatimor sepse shqiptarët, nga konsumimi i 1 milion kafeve, humbin 61 milionë dollarë”, tha Rama.

PUBLIKU QESH ME LOT: Kris Jenner e pickon një insekt, shpërfytyrohet (FOTO)

Postuar në 02 Shtator, 2015 09:15

Kris Jenner gjatë pushimeve në St. Barts eshtë shpërfytyruar plotësisht. 69-vjecaren e ka pickuar një insekt (që as ajo nuk e ka të qartë cfarë ishte) dhe është shpërfytyruar. Buza e sipërme është fytyrë tejmase, por edhe përse na vjen shumë keq publiku ka qeshur me të madhe!

Pages

Subscribe to ResPublica RSS