Kafshim si i T-Rex: 16 460 Njuton

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:00

Krokodili i ujërave të kripura mendohet se ka kafshimin më të fuqishëm ndër gjallesat në botë. 16 460 Njuton është forca e një shtrëngimi nofullash të këtij reptili. Shkencëtarët e krahasojnë këtë me forcën e kafshimit të parardhësit prehistorik të tij, T-Rex. Një nga reptilët e afërt me të, aligatori “Elvis” është filmuar në Colorado duke shpërbërë në moment një shalqi. Aligatori është 3.6 m i gjatë dhe peshon 270 kg.

Ahmetaj ua faturon kompanive çmimin e lartë të naftës: Nuk e taksojmë fort

Postuar në 22 Gusht, 2015 20:54

Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, deklaroi për “Top Channel” se rritja ekonomike e vendit është përshpejtuar, pavarësisht situatës së vështirë në vendet fqinje. “Kjo ekonomi po rritet edhe në mungesë të kreditimit. Së pari besimi; indekset e besimit të sipërmarrjes dhe të konsumatorit janë rritur, së dyti, është aktivizuar prodhimi i vendit dhe së treti, kemi mundur të krijojmë besim tek investitorët e huaj. Vetëm në 3-mujorin e parë të vitit 2015 arritëm të vendosim një rekord të tërheqjes së investimeve të huaja; 268 milionë euro”, tha Ahmetaj.

U gjet zgjidhja për emigrantët. Kryeministri urdhëron rihapjen e Kursit të Plepave për 80 profesione

Postuar në 22 Gusht, 2015 20:03

Drama e “protestuesve” sirianë në kufirin e Maqedonisë

Postuar në 22 Gusht, 2015 19:43

Kufiri greko-maqedonas është kthyer prej disa ditësh në një gardh policor për të penguar hyrjen në Maqedoni të refugjatëve sirianë që tentojnë të kalojnë në Europn Qëndrore përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe më pas në Gjermani.

Llogariten në mbi 4 mijë persona që ndodhen në zonën asnjanëse të kufirit. Policia maqedonase ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar turmën, ndërsa ka të dhëna për ndërhyrje të dhunshme të  forcave të sigurisë. Amnesty International tha se policia maqedonaese I trajtoi emigrantët e paligjshëm si protestues.

Erdhi Bashkia! Përgatituni për dimër të ashpër në rrugën “Grigor Heba”

Postuar në 22 Gusht, 2015 19:18

Rreth 500 metra larg zonës më luksoze të Tiranës, ish-Blloku, ndodhet rruga “Grigor Heba”. Së pari duhet sqaruar fakti se, shumë pak qytetarë të rinj e dinë, Grigor Heba është një nga Dëshmorët e Kombit, i cili flijoi jetën për një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Për sakrificën e tij, mendoj se kësaj rruge i është vënë emri “Grigor Heba”; pra për ta nderuar atë. Ndërkaq kjo zonë, është edhe një nga zonat më të populluarat të kryeqytetit.

Vilat ku banojnë vipat...

Postuar në 22 Gusht, 2015 18:49

Crown Agents dështon me doganat në Shqipëri, drejt largimit

Postuar në 22 Gusht, 2015 18:32

Mund të thuhet me plot gojën se Crown Agents dështoi në Shqipëri. Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare.  Qeveria në fakt në kontratën me Crown Agents i ka dhënë vetes të drejtë të ndërpresë marrëdhëniet pas vitit të parë në rast se nuk realizohen objektivat. Ndërkohë burime nga Ministria e Financave hedhin poshtë zërat se do të ketë rishikim të kësaj kontrate pasi kompania paguhet në bazë të performancës, raporton “Ora News”.

"Mbreti i Romës", mafia sfidon shtetin në varrimin e "padrinos" Vittorio Casamonica

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:56

"Mbreti i Romës", mafia sfidon shtetin në varrimin e "padrinos" . Varrimi hollivudian i Vittorio Casamonica, bossi i klanit nga Roma me të njëjtin emër, ka lënë pas një lumë plot me polemika dhe indinjim. “Nuk e dija që ishte kriminel, nuk mund të tërhiqesha pas”, tha don Giancarlo Mattei, prifti që kreu shërbesat fetare të funeralit. “Nuk kisha dijeni”, theksoi don Mattei për gazetën Il Messaggero. “E mora vesh vetëm në momentet e fundit farë po ndodhte, thuajse rastësisht. Kisha vënë re disa pasiguri në sytë e bashkëvëllezërve të mi. E mora vesh vetëm në fund se çfarë po nodhte.

"Mendon se do të paguhesh njësoj si Presidentët meshkuj”?

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:40

Një pyetje shumë kurioze i është bërë kandidates për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, nga një vazjë e vogël, që ndodhej mes publikut në një takim në Las Vegas. “Mendon se do të paguhesh njësoj si presidentët burra”, pyeti vajza. Pasuan të qeshura por pyetja dhe një reagim mga Clinton: “Kjo është ndër ato punë ku femrat duhet të paguhen njësoj me meshkujt. Por kjo nuk ndodh kudo. Si presidente do të bëj gjithçka mundem që çdo grua në çdo punë të paguhet njësoj si meshkujt”.

E rrallë, punëtorja gjen dhe dorëzon në polici 23 mijë euro

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:16

Një gjest vërtetë i rrallë dhe altruist në kohërat që jetojmë. Ishin në një çantë që i përkiste një pensionisti. Gruaja i dorëzoi të gjitha te karabinierët, të cilët ia kthyen paratë, pronarit legjitim. Kjo ngjarje ndodhi në Valdina, në provincën e Messinës në Itali, më protagonistë një punetore  35-vjeçare dhe pensionistit që i humbi një 63 vjeçari.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS