Incidenti i kishës në Dhërmi, shfaqet Artan Shkreli dhe flet për Omonia-n
Dje në mbrëmje u bë publike bastisja e një kishe në Dhërmi. Çështja iu përcoll opinionit nga Kisha Ortodokse e cila denoncoi rastin duke nënvizuar se në heqjen e ikonave dhe prishjen e saj kanë dorë njerëz të pushtetut vendor dhe të policisë. Në njoftimin e vet Kisha i referohet edhe ligjit. Pra askush nuk ka folur dje për përfshirje direkte të qeverisë, por këtë e ka bërë fakt këshilltari i kudondodhur i Edi Ramës, Artan Shkreli. Kudo ku ka ndërtime të vjetra, objekte për restaurim, apo për ndërhyrje, aty shfaqet eksperti Artan Shkreli.
Edhe Bashkia e Tiranës paralajmëron “aksion” për mbledhjen e taksave vendore
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, thotë në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se borxhi prej 30 milionë $ që ka bashkia ndaj kompanive të ndryshme, mund të rikuperohet përmes një performace të mirë në mbledhjen e taksave. I pyetur nëse bashkia mendon për rritje taksash, Mazniku shprehet për “jo” dhe sqaron se mbledhja e taksave aktuale është problemi. Sipas tij, mbledhja e taksës së parkimit është në nivelet 2-3%, kurse taksa e pasurisë në 0.5%.
Shannen Doherty: “Kam kancer, por nuk dorëzohem”
Shannen Doherty është sëmurë. Brenda në serialin Beverly Hills 90210, telefilmit kult në vitet ’90 vuan nga kanceri i gjirit. Lajmi është përhapur orët e fundit. Një histori e brishtë që i ka shtuar dhimbjet. Por Shannen nuk është nga ato femra që dorëzohet. Në një intervistë për “People” është shprehur se do ta luftojë sëmundjen.
Vlora Çitaku emërohet ambasadore e Kosovës në ShBA
Pas Shqipërisë edhe Kosova do të ketë një femër si ambasadore në ShBA. Bëhet fjalë për Vlora Çitakun e cila është emëruar në këtë detyrë e që është ambasadorja e tretë e Kosovës në Uashington që nga shpallja e pavarësisë. Çitaku ka qenë deputet, ministre e Integrimit dhe më vonë ministre e Jashtme.
“Informaliteti” i telave, deri në fundviti do hiqen linjat e komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin
Në një raport nga “Tv Scan” thuhet se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të shtrijë aksionin për heqjen e linjave të komunikimeve elektronike nga shtyllat elektrike në të gjithë vendin. Sipas një shkrese drejtuar operatorëve, bashkive dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të gjitha linjat duhet të largohen nga shtyllat elektrike brenda 31 Dhjetorit 2015.
Maqedonia shndërrohet në zonë kalimi të mijëra refugatëve, shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Maqedonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kufijtë e saj jugorë dhe veriorë për shkak të shtimit të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve. Maqedonia është shndërruar në një zonë kalimtare të mijëra refugatëve, kryesisht sirianë, të cilët nga Idomeni në Greqi kalojnë në këmbë kufirin për të ardhur në Gjevgjeli, ku hipin në trena dhe vazhdojnë rrugën nëpër Serbi drejt Hungarisë. Autoritetet maqedonase thonë se rreth 39 mijë refugjatë, kryesisht sirianë, janë regjistruar muajin e fundit, që paraqet dyfishin e numrit të një muaji më parë.
Le Pen përjashtohet nga partia
Jean Marie Le Pen, themeluesi i Frontit Nancional në Francë, është përjashtuar nga partia. Ai ishte president nderi deri në momentin kur një kongres i jashtëzakonshëm vendosi ta përjashtojë. Problemet nisën që në muajin maj, kur Le Pen u shpreh se “Holokausti ishte një detaj i historisë”. Për këtë arsye ai u pezullua në muajin maj. Le Pen vendosi që të kalojë në përballje juridike dhe gjykata i dha të drejtë, me argumentin se nuk ishte ndjekur procedurë e rregullt.
Rrufeja godet avionin
Dhuna kolektive dhe masakra kanë rrënjë që në prehistori
Shkencëtarët e përshkruajnë Europën e Neolitit, kur janë edhe fillesat e shoqërisë bujqësore, si një epokë të dhunshme ndër njerëzit. Ky konkluzion i referohet zbulimit të disa siteve si ai i Talheim në Gjermani apo edhe i Asparn/Schletz, Austri, me trupa të lënë pa u varrosur, me gjurmë të një dhune të jashtëzakonshme, deri edhe me shenja kanibalizmi. Është folur edhe për idenë e një “lufte totale” me synim asgjësimin e komuniteteve të veçanta. Këtë ide e përforcon zbulimi rastësor në vitin 2006, i një siti tjetër, ai i Schöneck-Kilianstädten, në Gjermani.
Imazhi shet
Imazhi shet. Kjo duhet të jetë vërtet një fjalë kyç, ose thënë ndryshe: togfjalësh magjik. Fjala është për portretin tënd, të stampuar apo në lëvizje, të trasmetuar në gjithfarë mediash, pra të bërit publik.