Sondazhet, thyhet Cipras, Demokracia e Re kalon në avantazh
Kanë surpizuar sërish grekët me preferencat e tyre elektorale në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 20 shtatorit. Syriza që deri para pak javësh dukej e pathyeshme pas fitores bindëse në referendumin për masat shtrënguese, tashmë në sondazhe renditet parti e dytë me një diferencë shumë të lehtë me Demokracinë e Re. Në sondazhin më të fundit të kryer për llogari të kanalit televiz Mega, Demokracia e Re që tashmë udhëhiqet nga ish-ministri i Brendshëm mbledh 25.%3 për qind të preferencave të grekëve kundrejt 25% për qind të Syrizas.
Interesat e bankave zbresin në minimume historike, klientët zhvendosen drejt depozitave afatgjata
Interesi mesatar i depozitave me afat shënoi një tjetër rënie në muajin korrik, duke arritur në një minimum historik prej 1.34%, nga 1.44% që ishte muajin e mëparshëm, sipas statistikave mujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas “Monitor” rënie kanë shënuar të gjitha maturitetet, nga ato 1 mujore, deri te 60 mujore. Psh, depozituesit e rinj të korrikut, që kanë mbyllur paratë e tyre ma afat maturimi një vjeçar do të marrin interesa prej vetëm 1.42%.
Josh Mario John, modeli hipster që po çmend internetin
Me kokën të rruajtur përgjysmë, mjekër të plotë dhe trup muskuloz mbushur me tatuazhe, nuk habit në një kohë ku të bësh tendencë në pasarelë janë vetëm djemtë e këqinj apo më keq, ata gei. Por Josh Mario John është zgjedhur më seksi në modën që ai ndjek. I njohur thjesht su Spizoiky në Instagram, ku ka mbi 440 mijë ndjekës, Josh është me origjinë kanadeze. I kontraktuar me 3 agjenci të rëndësishme të modës, si në Toronto, Calgary dhe Milano, ky viking duket sikur sapo ka dalë nga stina e re e ‘Sons of Anarchy’.
Kryeministri shkon në “luftë” me llastiqe
Edhe pse u bë zhurmë e madhe, u paralajmërua e kërcënua, u deklarua gjendje lufte, aksioni kundër informalitetit pati një nisje komike. Ai u shty me një javë që ditën e parë të tij, duke shërbyer vetëm si gjimnastikë për biznesin dhe organet tatimore. Nuk u dha ndonjë arsye e qenësishme, përveë asaj se so t’i lihet kohë biznesit që të regjistrohet e të kryejë formalitetet. Arsyeja në të vërtetë është krejt tjetër, edhe më komike sesa akti i ndalimit akoma pa nisur.
Pamje shokuese nga tragjedia e emigrantëve sirianë/Foto
Gazetat më të mëdha britanike si "The Indipendet" dhe "Guardian" vendosën të publikojnë të paçensuruara fotografitë e një foshnje të vdekur në brigjet e bregdetit turk me shpresën se mos liderët europianë do të kuptojnë më në fund përmasat e tragjedisë njerëzore me emigrantët sirianë.
Fotot shokuese kanë bërë xhiron e botës dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se po menaxhohet kriza humanitare që erdhi si pasojë e konfliktit në Siri.
Pronat/Projektligji i ri e ka në thelb padrejtësinë
Do të zgjidhim për 10 vjet problemin e pronës. Kështu premton qeveria aktuale me projektligjin e ri që ka miratuar. Më tej, ngrihet edhe një Task Force, e cila do ruajë tjetërsimin e titujve të pronësisë nga vendime gjykatash që janë shpallur armike. Më e komplikuar se kaq vështirë të jetë situata për pronën. Ligji i ri po trumbetohet shumë, por ai ka një hile të trashë dhe prepotente brenda sa kohë që njeh kompensim sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Por me sa duket ligji ka edhe probleme të tjera.
LSI kundër kalimit të Spitalit Ushtarak nën varësinë e Mbrojtjes. Mos Lilua po bëhet gati të marrë Shëndetësinë?
Ndërron jetë Aleksandër Stipçeviç
Aleksandër Stipçeviç, ilirologu kroat me orgjinë nga Arbneshi i Zarës (Arbanasi në Zadar), ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Stipçeviç lindi më 10 tetor 1930 nga një familje arbëreshe. Ai përfundoi studimet për arkeologji në Zagreb dhe doktori në vitin 1977 me temën: “Simbolizmi religjioz tek ilirët. Ishte lektor i rregullt në universitetin e Zagrebit deri më 1997 kur u tërhoq. Ka dhënë leksione edhe në universitetin e Prishtinës në vitet ’70-73. Sipçevic ishte edhe bibliograf i njohur. Vepra “Ilirët” e vitit 1974 konsiderohet vepra kryesore e tij.
Shteti komunikon me facebook
Ç’është e vërteta, Facebook-u gjithmonë më është dukur punë kalamajsh. Domethënë, ai është shumë i përshtatshëm për të flirtuar, për të gjetur ndonjë mik të hershëm që ke vite pa e takuar, për të bërë thashetheme, e sidomos për të luajtur “FarmVille”. Por nuk më jep përshtypjen se mund të përdoret dhe për punë zyrtare, e për deklarata të rëndësisë së veçantë të njerëzve më me peshë të shtetit. Në Shqipëri kjo ndodh rëndom, Facebook-u përdoret nga të gjithë zyrtarët e lartë për të thënë gjëra, që në fakt duhen arkivuar me numër protokolli.
Bektashinjtë e Shqipërisë citohen në New York Times si shembull i tolerancës fetare
Në një artikull të gazetës New York Times (shkruar nga i mirënjohuri Thomas Freedman), veçohen Bektashinjtë e Shqipërisë si sekti më tolerant fetar, i cili beson në bashkëjetesën me fetë e tjera.
