Fat i pabesueshëm për pasagjerin e autobusit

Postuar në 04 Shtator, 2015 07:30

 

Ja përse duhet të shohim gjithmonë përpara se të kalojmë rrugën. Ky është një paralajmërim!

Rryshfeti i Metës, reagon kryeministria: Kush dëgjoi krisma, hë pra, kush?

Postuar në 03 Shtator, 2015 22:13

Reagim eunuk i qeverisë për akuzat ndaj Ilir Metës, hesht edhe Berisha

Postuar në 03 Shtator, 2015 21:57

Ngjan eunuk reagimi i qeverisë pas akuzave se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania që kishte marrë përsipër mbledhjen e borxheve të CEZ. Disa orës pas deklaratës së Bashës që kërkoi dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, zyra për shtyp e kryeministrit pretendon se Ilir Meta është i pastër në këtë histori, pasi nuk është përmendur me emër, por citimi i avokatëve të OSHEE i referohet një ish-kryeministri të hetuar për korrupsion.

JA PLAS TË QARËS: Angelina Jolie siç nuk e keni parë kurrë ( FOTOGALERI)

Postuar në 03 Shtator, 2015 21:38

Nuk e kishim pare asnjehere Angelina Jolie keshtu. Keto momente te publikuara perpara disa oresh, filmuar kur aktorja ishte 25-vjec. Angeline tani 40, ndodhej ne nje klase ku po perpiqej te fitonte nje rol.

"Me mish e me shpirt", po emri i Veliajt del në humnerën e pensioneve për vitin 2014

Postuar në 03 Shtator, 2015 20:28

Për të kuptuar se si po e lufton qeveria informalitetin dhe ku po shkojmë me financat mjafton ky raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore gjatë vitit 2014. Gropa e lënë nga qeveria e mëparshme në fondin e sigurimeve po kthehet në humnerë dhe kjo e konfirmuar nga të dhënat zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ja se çfarë thotë raporti:

Murgu shaolin ecën 125 m mbi ujë:-)

Postuar në 03 Shtator, 2015 20:13

Nis viti shkollor, por tri shkolla në Tiranë janë në rikonstruksion. “Emin Duraku” do bëjë mësim te “Petro Nini”

Postuar në 03 Shtator, 2015 19:49

Shkolla “Emin Duraku” në Tiranë do të rikonstruktohet. Duket se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë lajm, por ja që e pazakonta është te fakti se kjo ndërhyrje është menduar të bëhet me fillimin e vitit të ri shkollor. Nga drejtues të shkollës 9-vjeçare thonë se ajo është rikonstruktuar para 9 vjetësh, si dhe së fundmi është lyer. Ndaj rikonstruksioni ngjan disi i pajustifikuar. Sa për nxënësit ata do të sistemohen në shkolla të tjera, si “Petro Nini”, ku do të shfrytëzojnë mjediset pasdite.

EKSTREM: Aktori i Twilight varet majë shkëmbit (FOTO)

Postuar në 03 Shtator, 2015 19:37

Kellan Lutz, aktori i filmit Twilight, eshte nje nga personat me ekstrem ne bote.
Nder te tjera ai ka postuar tre foto (te permbledhura ne nje) ku varet maje shkembit.
Megjithate Kellan sugjeron fansat te 'kenaqin syrin' me aq sa shohin, e te mos i provojne kurre cmendurite e tij.

Aylan Kurdi, vogëlushi i tragjedisë siriane

Postuar në 03 Shtator, 2015 18:45

Trupi i pajetë i vogëlushit sirian, Aylan Kurdi, i gjetur në brigjet e Bodrumit të Turqisë, është që tani simboli i një tragjedie që nuk po di të ndalet. Mediat e shumta vendosën publikimin e tri fotove shokuese me qëllim ndërgjegjësimin e politikës dhe për të nxitur një vendimmarrje që t’i thotë ndal kësaj fatkeqësie që po e gjen thuajse të vetmuar popullin sirian. Në shumë rrjete sociale, pamja e vogëlushit Kurdi ka nxitur një seri punimesh që janë shpërndarë si shenjë keqardhjeje, por edhe si një formë reagimi. Disa prej tyre marrë nga “Daily Mail”:

Të ndëshkohen ata që shkelin ligjin, por edhe nga administrata

Postuar në 03 Shtator, 2015 18:17

Me nisjen e aksionit të madh kundër informalitetit më 1 shtator, të lajmëruar në dalje publike si nga Kryeministri Edi Rama ashtu edhe nga zyrtarë të lartë ta administratës, shumë dyqane u panë të kishin mbyllur qepenin, që në orët e para të mëngjesit ose më saktë të mos e kishin hapur që një ditë më parë. Disa qepena vazhduan të qëndronin të mbyllura edhe gjatë ditës së dytë (pra 2 shtator) të aksionit të tatimorë kundër informalitetit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS