"Je suis ministre"

Postuar në 09 Shtator, 2015 04:16

Zbulohen viruse gjigandë dhe kompleksë në akujt e Siberisë

Postuar në 09 Shtator, 2015 03:50

Ngrohja globale mund të sjellë të papritura për njeriun, përveç atyre që përmenden zakonisht. Një nga këto surpriza që mund të rezultojë katastrofike, është riaktivizimi i viruseve të "burgosura" për mijëra vjet në akujt që tani po shkrijnë. Kështu raportohet se vitin e kaluar, në Kolima, në rajonin e Magadan në Siberi, u zbulua, disa qindra metra nën tokë një virus me moshë 30 mijë vjet. U quajt Mollivirus Sibericum dhe konsiderohet si një virus gjigand, me përmasë 0.6 mikron.

Videolajm/Hungari, kameramania i jep një dorë policisë kundër refugjatëve

Postuar në 09 Shtator, 2015 03:25

Punonte për N1TV dhe pas këtij akti është pushuar. Kriza e imigrantëve duket se po përhap urrejtje.

Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:33

Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti.

Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:14

Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.

Letër e Bashës për bashkëpunëtorët: "Nuk figurojmë fare si armiq të qeverisë. Ju ftoj të gjejmë armikun e opozitës"

Postuar në 09 Shtator, 2015 00:01

Është katërfishuar në më pak se një vit(video)

Postuar në 08 Shtator, 2015 23:31

Kjo gropë u krijua në Urale nga shpërthimi në një minierë në nëntor 2014. Nga 20-30 m tani ka arritur në 120 m.

ISIS “ngec” për shkak të stuhisë së rërës mbi Lindjen e Mesme. Pamjet

Postuar në 08 Shtator, 2015 22:08

Një stuhi e fortë rëre mbi ISIS-in. Kështu mund të quhet pluhuri që ka mbuluar Lindjen e Mesme, duke vendosur në gjendje ngrirje si në jetën e zakonshme, ashtu edhe në luftën e egër në ato zona ku luftohet. Stuhia masive filloi në Irak dhe po mbulon edhe pjesë të Sirisë, Turqisë, Egjiptit, Libanit, Palestinës e deri në ishullin e Qipros. Shumë fluturime janë ndaluar, ndërsa shkollat janë mbyllur në Jordani e Liban.

Fiasko apo llogari e PD-së me çështjen “Meta” dhe “Avioni 2” për Tahirin?

Postuar në 08 Shtator, 2015 21:37

Partia Demokratike po rrezikon besueshmërinë e vet edhe për deklaratat publike. Ka dy momente së fundmi që krijuan furtunë në jetën politike të vendit, të cilat provojnë se PD-ja, më shumë sesa ka luajtur rolin e vet institucional, duket se ka luajtur poker politik. Rasti i parë është akuza për avionin me drogë që u kaq pak ditë më parë në Itali. U akuzua ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili kundërshtoi duke thënë se avioni kishte lëvizur brenda territorit italian. Sot, Top-Channel, ka pyetur shefin e Interforce në Tiranë, që konfirmon versionin e ministrit.

SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës

Postuar në 08 Shtator, 2015 19:50

Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS