Kryebashkiakët shkuan, panë, ikën... Por se ç’kompetenca kanë, s’morën gjë vesh

Postuar në 08 Shtator, 2015 16:47

Gjithë çka kuptuan kryebashkiakët e rinj në mbledhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e linjës Çuçi, ishte që një kompani e madhe audituese do të vijë t’i mësojë si mbahen llogaritë. Pas mbledhjes së sotme, dy kryebashkiakët që janë prononcuar kanë qenë të djathtë, për arsye të kuptueshme.

Del raporti i OSBE-së për zgjedhjet lokale: E mo ja, ca vjedhje, ca presione, ca shkelje… Por në përgjithësi mirë

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:56

Mësuesja akuzon prindërit britanikë: Jeni dembelë me fëmijët tuaj!

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:54

Susan Elkin, një mësuese në Britani i bën thirrje prindërve që të kujdesen më shumë për fëmijët e tyre. Sipas statistikave 1.600 fëmijë 5-vjecarë fillojnë shkollën kur ende përdorin bebelino (pampers).

Ajo i etiketon këta prindër si dembelë që nuk kujdesen për bijtë e tyre, sepse ky rezultat është i frikshëm. 

Qeveria zyrtarizon: Të ardhurat ranë, për shkak të rritjes së prodhimit vendas. Pse nisi me urgjencë aksioni kundër informalitetit dhe evazionit?

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:51

Pati shumë zhurmë këtë verë për mosrealizimin në të ardhura. Mendimi i përgjithshëm që u krijua ishte se kjo rënie erdhi si pasojë e dështimit të administratës, çka edhe solli aksionin kundër evazionit dhe informalitetit. Por pas deklaratave të kryeministrit, edhe ministri i Funancave, Shkëlqim Cani, po e gjen shumë të lehtë që t’ia hedhë fajin importit, prodhimit vendas, apo ndryshimit të modelit. “2,3 miliardë lekë nga këto 15,5 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe atij të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.

Fotolajm/ Piramida, dje u lye, sot u ndot (Foto)

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:48

“Paqja është gjithmonë e mundshme”. Në kuadrin e kësaj ceremonie, me sa duket vigjëlenca ka humbur ca edhe pse Drejtoria e Policisë thotë se ka marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkojë më së miri. Në foto shihet një grup nxënësish të ardhur nga larg Tiranës, të cilët i janë qepur majës së Piramidës si majës së Everestit. Një gjë e tillë kishte ca kohë që nuk kishte ndodhur, pasi nxënësit e Tiranës kishin tentuar të gjitë të hipnin nga një herë deri në majë, dhe kjo për ta tanimë quhet si një fazë e tejkaluar.

FOTOGALERI: Kjo është shtëpia e një gruaje futbollisti

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:46

Nadia, bashkëshortja e futbollistit Jimmy Bartel ka ndarë me botën ambjente nga shtëpia e saj super luksoze, dhe nga garderoba me një shumëllojshmëri veshjesh.

2 nuse qëndrojnë dy ditë në dritare, për këtë çmim!

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:37

2 femra të veshura me fustane nusërie kane qendruar për dy ditë në formë manikini në dritaren e  një dyqani, por vetëm njëra u shpall fituese.

Kate Holder 27-vjec nga Devon u fitoi shpërblimin prej 5 mijë dollarësh. Kate qëndroi për dy ditë e gjysmë e veshur si nuse, ndërkohë që konkurentja tjetër Tara Attis nuk mundi të durojë dot më shumë se dy ditë.

Natyrisht nuset kishin edhe disa të drejta, një here në katër orë i lejohej të shkonin në tualet, dhe të shkëputeshin për të ngrënë dicka të shpejtë.

FOTOGALERI: Irina Shayk e dashura Bradley Cooper, në krahët e një mashkulli tjetër !

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:24

E dashura e aktorit Bradley Cooper, Irina Shayk, është parë magjepsëse në fotosetin pranë një mashkulli tjetër.

Edhe ky është nje futbollist, por nga Franca, Sacha M’Baye! 

Rilindja ende në luftë me Turqizmën. Një letër dëshpëruese për një qeveri bejlurçinash

Postuar në 08 Shtator, 2015 15:16

Po qarkullon sot një letër-email, që kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka nisur në mars të këtij viti ministrave socialistë. Vëmendja e kreut të qeverisë, përqendrohet te Arroganca e ministrave, që shpërndahet mandej në të gjithë piramidën në limontinë e madhe, në rënien e vrullit të punës si dhe në një pezullti nga mentaliteti turkoshak. “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush. O mbyteni, o përgatituni të lini anijen” – shkruan ndër të tjera Edi Rama, që u prezantohet shqiptarëve si drejtues i ekipit të Rilindjes.

Fshihet dicka më tepër pas fotos së aktorit Dwayne Johnson!

Postuar në 08 Shtator, 2015 14:18

Duket se Dwayne Johnson, ose sic njihet me nofkën Shkëmbi është dhe hero në jetën e vërtetë.

Në foton e fundit që qarkullon në portalet online, Dwayne shfaqet me dy qenushë në dorë, të cilëve i shpëtoi jetën, dhe që nga ai moment është bërë vërtetë i dhënë pas tyre.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS