FOTOGALERI: Kim Kardashian puth në buzë vajzën në publik!

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:14

North West, 2-vjecarja më e famshme në botë, është parë të ndalojë në disa dyqane me nënën e saj Kim, e veshur si Kanye West.

Të njëjtën bluzë, të njëjtin kombinim! Ndërkohë që Kim e ka puthur vajzën në buzë në public, veprim aspak i pëlqyer ky nga ata që e pane!

Ku ndodhemi? Harta kozmike e vendndodhjes së galaktikës sonë(video+foto)

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:12

Harta në fjalë është realizuar nga Dr Brent Tully, i Universitetit të Hawait. Ajo synon të lokalizojë Rrugën e Qumshtit në lidhje me galaktika të tjera, në kuadrin e asaj që quhet Përqendrimi Shapley, ku ndodhen qindra mijëra galaktika, e që po e shtyjnë galaktikën tonë drejt yjësisë Centaurus, në qiellin jugor. http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3121912/You-incredible-ma...

Sipas Ruçit, Ndoka iku vetë. Rrudhet grupi i PS-së në parlament

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:09

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi sot nga Elbasani atë që nuk e beson as vetë: Se dorëheqja nga mandati i deputetit Arben Ndoka ishte një iniciativë personale. PS ka mbledhur sot degën e saj në Elbasan për të diskutuar për ristrukturimin dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ruçi gjatë fjalës së tij ka prekur dhe çështjen e dekriminalizimit ku tha se, opozita po përpiqet të marrë kapital politik pasi për reformën e kërkuar nuk ka bërë asnjë propozim.

#Hahaha: Beyonce verbohet nga blici fotografive, bën fytyra të çuditshme (FOTOGALERI)

Postuar në 08 Shtator, 2015 12:00

Në fakt nuk është se ka faj pasi gjatë gjithë kohës pas saj gjendjen fotografë të cilët përpiqen të sigurojnë lajm. Beyonce së fundmi ka bërë këto fytyra kaq të cuditshme pasi është verbuar nga blici aparateve fotografike.

Por në përfundim e kaloi me të qeshur!

Konçesioni në dogana/Disa biznese ankohen se po paguajnë dy herë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:57

Skanimi në dogana po rezulton me probleme. Të paktën kështu raporton “Monitor” që referon ankesa të biznesit. “Bizneset kanë pohuar se po u kërkohet ta paguajnë tarifën dy herë. Njëherë paguhet cash në doganën hyrëse dhe pastaj del prapë nëë sistem për ta paguar së bashku me deklaratën doganore. Bizneset pohuan se, kjo po ndodh për shkak të mosrakordimit me praktikën e re të tarifës së skanimit ku të gjitha bizneset duhet të paguajnë 22 euro për importet mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore mbi këtë vlerë”, shkruan “Monitor”. Dhe me këtë rast kanë nisur spekullimet.

AJO NUK NDALET: Askush nuk krahasohet me bombën Amber Rose! (FOTO)

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:49

Amber Rose ish-bashkëshortja e Wiz Khalifës, është një nga femrat më të lakuara përsa ipërketë përmasave trupore.

Amber është parë me një fustan pas trupit, dhe kaq mjafton të shohim me vëmendje linjat bombastike.

Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:44

Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.

Danimarka shpërndan njoftime në mediat e Libanit: Ja pse nuk duhet të vini në Danimarkë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:35

Ndërkohë që BE-ja po lajmëron vendosjen e kuotave për pranimin e imigrantëve, Danimarka ka menduar një mënyrë të vetën për të shmangur dyndjen e tyre drejt këtij vendi. Mediat njoftojnë se qeveria daneze ka publikuar njoftime në disa gazeta libaneze përmes të cilave bën thirrje që imigrantët të mos i drejtohen Danimarkës. Njoftimi bën me dije se pse nuk duhet të shkosh në Danimarkë, mes të cilave është edhe kriteri i gjuhës. Kush do të marrë lejeqëndrim në Danimarkë duhet të mësojë danisht. Në thelb ky mesazh i qeverisë daneze është parandalues dhe i bën jehonë një shqetësimi në rritje.

Rrëfehet djali Pablo Escobar: E vërteta e vdekjes së trafikantit, keshillat e mençura, sakrifica për familjen!

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:30

Djali i trafikatit më të madh në botë Pablo Escobar, ka treguar gjithcka për këshillat e mencura që i dha babai i tij, për sakrificat që kishte bërë ndaj familjes e për më tepër për menyrën se si vdiq, sepse nuk është ajo që të gjithë dimë.

Sebastian Marroquin (djali Pablos, që ndryshoi emër e mbiemër) thotë se ka jetuar në një shëti përrallash, në një pallat mbretëror, me hapsira të pafundme, madje në shtëpi kishin edhe kopësht zoologjik. Por Sebastian jetonte cdo ditë të jetës me frikë.

Islamofobia e papërligjun ndër lajmendjekësit shqiptarë

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:20

Asht koha kur spektakli ka arritë hipostazën e tij përfundimtare. Nuk prodhon ma as diçka që të ketë të paktën nivelin e argëtimit. Kurse niveli artistik asht zhdukë me kohë, tue ia lanë vendin nji sheshimi të frikshëm, që gjasme kompensohet me kurbën luhatëse të statistikave të shitjeve. Tashma spektakli shet vetëm kronikën e vetes. I shet spektatorit lakuriqsinë e ktij vetë, si rrobaqepsit e Andersenit rrobat e reja të mbretit. Dhe ajo çka transmeton janë vetëm tiket. Spektatorët dita-ditës shkojnë drejt zombifikimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS