"E lexove Lorencin e Vogël të LSI-së? Është trembur Meta, se edhe për rastin e Doshit, këtë LVL-në nxori për versionin e shërbimeve sekrete të huaja"
Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri
Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Vazhdon seriali i suksesshëm “Si të bëhesh milioner”. Gazetarët e A1 Report në protestë për rrogat
Pro marrëveshjes me Iranin - protestuesja i ndëpret fjalën ish-zv.presidentit Cheney(video)
Cheney është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes dhe i ka bërë thirrje Kongresit të mos e miratojë atë. Një protestuese e Code Pink, i ndërpret fjalën, por Cheney e kalon momentin me shumë qetësi.
Ja përse Kanye West dhe Kim Kardashian flenë në dhoma të ndara prej muajsh (FOTO)
Kanye West nuk fle më në të njëjtën dhomë me Kim Kardashian pasi për të është e pamundur që nga momenti kur bashkëshortja e tij mbeti shtatëzanë me djalin e tyre. Njësoj si të parë, edhe këtë shtatëzani Kim po e kalon me probleme, kështu që është e detyruar të zgjohet disa here gjatë natës.
Për Kanye që ka një axhendë të ngarkuar gjumi kthehet në të pamundur, kështu që ai ka zgjedhur të lërë vetëm bashkëshorten e të pushojë i qetë.
Çfarë ishte ajo që fluturoi kaq afër?(video)
FËRKONI SYTË: Shikoni si është klasi i parë tek British Airlines (FOTO)
Kjo është kabina e klasit të parë, nga British Airlines. Gjithcka që të rrethon është luks i vërtetë. Por si gjithcka e bukur edhe kjo kushton. Bileta për të zënë një vend në klasin e parë është 2.500 Paund.
Aksioni kundër informalitetit me efekte negative afatgjata për biznesin
Ridvan Bode mendon se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë. Në një intervistë për “Top Channel” ish-ministri i Financave thotë se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.
Këtu humb kollaj: Labirintet më të pabesueshme në natyre (FOTOT)
Nëse keni ndërmend të kaloni një aventurë të vërtetë shkoni në këto labirinte, e pastaj tentoni të gjeni njëri-tjetrin.
Mafia e emigrantëve, policia evropiane ndjek rrjetet e trafikut
Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Për këtë arsye njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Sipas “Zërit të Amerikës” ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqëndruar tek trafiku me njerëz.