6 ushqime që në mënyrë natyrale mposhtin oreksin!

Postuar në 10 Shtator, 2015 09:13

Ja pra më në fund dhe zgjidhja e personave me oreks të tepruar.

Këto ushqime në mënyrë natyrale pengojnë oreksin dhe ju ngopin për një kohë të gjatë, nuk është më nevoja për pilula.

-Mollët

-Fasulet

-Vezët

-Bizelet

-Thjerëzat

-Lajthitë

Mos mbani iPhone në xhep, se ja çfarë rreziku ju kanoset (FOTO)

Postuar në 10 Shtator, 2015 09:05

Pak muaj më parë Mark Watson bleu iPhone 6,ndërkohë që tani ka probleme të mëdha .

Kjo në foto është lëkura e tij! Mjekët kanë kërkuar menjëherë që ai të evitojë qëndrimin e telefonit në xhep, e gjthcka ka ardhur si pasojë e metalit nga i cili është i përbërë iPhone.

Mark thotë se dicka e tillë nuk i ka ndodhur kurrë, dhe bën thirrje tek të gjithë që të kenë kujdes, sikurse paralajemeron dhe vetë kompania Apple pas rastit të Mark.

Penelope Cruz tregon kush është Mbretëresha.

Postuar në 10 Shtator, 2015 09:03

 Penelope Cruz, është shfaqur në tapetin e kuq për premierën e filmit ‘Ma Ma in Madrid’. Si asnjëherë më parëPenelope është parë në formën më të mirë pask shkëputjes prej muajsh që bëri nga kinematografia.

Penelope dukej pafund e lumtur per më tepër për dashurinë që fansat treguan ndaj saj duke e pritur me ore të tëra për një autograf.

Lewis Hamilton ‘ngatërrohet’ me ish të fejuarën bombë të Balotellit (FOTO)

Postuar në 10 Shtator, 2015 08:58

Kanë qenë tejmase të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe askujt nuk ja priti mendjan se një ditë do të ndaheshin. Megjithatë Fanny Neguesha, e ka marr plotësisht veten nga ajo ndarje me Marion dhe shijoi një mbrëmje pranë Hamilton.

Fanny Neguesha është nga Franca, dhe një personazh i njohur edhe për publikun shqipëtar, ajo është ballerina e famshme e Balotellit që kërcente në videon që postoi në Instagram, këngën e Era Istrefit, Mani por Money.

Vëzhgim/ Çerdhja 32, një godinë që po shkatërrohet çdo ditë (foto)

Postuar në 10 Shtator, 2015 05:40

Kjo ndërtesë e shkatërruar ndodhet në një zonë të rëndësishme të Tiranës, që është pjesë e njësisë 5 apo siç njihet ndryshe Tirana e Re. Për shumë vite ka shërbyer si çerdhe për fëmijet e zonës. Godina ndodhet në rrugën “Jusuf Vrioni” që lidhet me rrugën “Sulejman Delvina”, apo që njihet për shumëkënd me emrin e vjetër “Muhamet Gjollesha”.  Akoma më shkurt prapa Hotel “Diplomatit”. Të paktën prej 15 vitesh kjo ndërtesë është lënë në mëshirë të fatit duke u degraduar pak nga pak. Për njëfarë kohe aty kanë banuar të pastrehët, që natyrisht kishin hyrë me dhunë në një institucion shtetëror.

Kurora Britanike, Mbretëresha Elisabet hyn në librin e Historisë: Një “falenderim” për arritjet.

Postuar në 10 Shtator, 2015 05:33

Monarkja tejkalon stërgjyshen Viktoria dhe bëhet personi që ka qëndruar më gjatë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar. Elisabeta II ka thyer rekordin për mbretërimin më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar, me 63 vjet e 216 ditë, duke tejkaluar të famshmen, mbretëreshën Viktoria. Një ditë e kursyer sa i takon profilit të saj, por me një ngarkesë dhe promemorje kushtuar sovranes së njëjtë, stërgjyshen e saj të rezervuar.

Inaugurimi i hekurudhës

Në horizont, skenari i mocionit ndaj kryeministrit

Postuar në 10 Shtator, 2015 03:49

Partia Demokratike ngjan se e ka vendosur kursin e vet në kontekstin e debatit të madh politik që ka shpërthyer së fundmi. Ajo do ta parqendrojë goditjen ndaj aleatit të PS-së në qeveri, Ilir Metës. Në një shkrim të botuar në gazetën zyrtare “Rilindja Demokratike” insinuohet se kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, janë aktualisht të përfshirë në një gjendje të një shantazhi reciprok. Duke referuar një version, sipas së cilit avokati i qeverisë në Arbitrazh, thotë se “Rama i di transfertat e Metës”, gazeta nënvizon se Kastriot Ismailaj është lidhje vetëm e Ilir Metës.

Sikur urinimi të ishte problemi!

Postuar në 10 Shtator, 2015 01:59

Ja një ngjarje domethënëse nga Kanadaja. Domethënëse sepse na jep të kuptojmë sesi shpesh protagonistët e shoëbiz-it politik në Shqipëri e “imitojnë” civilizimin, duke i mohuar atij pjesën thelbësore: përgjegjësinë. Ngjarja është “banale”. Në vitin 2012, Jerry Bance, prej vitesh teknik, thirret në një shtëpi për të rregulluar një lavaman. Pa e ditur që po filmohej nga një kamera e fshehtë, ai merr një filxhan, urinon në të dhe pastaj e derdh në lavaman. Nga ky rast, Bance u bë lajm sepse ai ishte një kandidat i konservatorëve për zgjedhje.

Emër qyteti me 58 gërma! Spikeri ia del ta artikulojë pa problem

Postuar në 10 Shtator, 2015 01:00

Shpëtim, mos u mërzit, se ti do më shumë Shqipërinë sesa qeverinë

Postuar në 10 Shtator, 2015 00:51

Pages

Subscribe to ResPublica RSS