Guvernatori Sejko: “Ende nuk kemi vendosur për lehtësimin sasior. Ka tepricë likuiditeti, por duhet transferuar në ekonomi”

Postuar në 13 Janar, 2016 20:44

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku ka folur për rolin e bankës në këtë situatë të vështirë. Sejko ka theksuar se pritmëritë për vitin 2016 janë të larta, si në rritjen ekonomike, ashtu edhe në ruajtjen e nivelit të investimeve. Po kështu, Guvernatori ka sqaruar disi edhe planin e Bankës së Shqipërisë për ndërhyrjen në treg me anë të mekanizmit të lehtësimit sasior. “Lehtësimi sasior për herë të parë është aplikuar nga Banka Qendrore Amerikane.

Ka shtet: Arrestohet për kasolle bagëtish pa leje

Postuar në 13 Janar, 2016 19:01

Një qytetar është arrestuar pasi siç bëhet e ditur po përpiqej të ndërtonte një kasolle pa leje. "Sipas njoftimit të Policisë, 80-vjeçari J. S. ishte duke ndërtuar një kasolle për bagëtitë, por nuk kishte marrë leje për të. Ndaj, i moshuari është arrestuar nga Policia për ndërtim të paligjshëm", njofton policia. Në kohën kur akuzat për vjedhje e përgjime kanë mbytur ekrane e media, policia arreston dikë për kasolle pa leje. Nuk dihet se sa është dëmi i vlerësuar që ka shkaktuar ky shtetas dhe sa ditë do të rrijë në burg me shpenzime shtetërore, pa llogaritur shpenzimet e gjyqit.

Video/Arrestimi i marinarëve amerikanë nga forcat navale iraniane

Postuar në 13 Janar, 2016 17:46

Raporti Javor (4 - 10 Janar 2016)

Postuar në 13 Janar, 2016 17:40

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 4 - 10 Janar 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

Video/30 mijë euro për prokurorin Haxhi Giu

Postuar në 13 Janar, 2016 16:58

Hall i madh me LSI-në...

Postuar në 13 Janar, 2016 16:19

Halli i socialistëve mbetet Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.  Përpjekjet disa vjeçare për të ricikluar skenën dypolare politike kanë dështuar dhe së fundmi, me lajme për prishje drekash e darkash mes drejtuesve të dy partive të koalicionit, krijohet ideja se krisja do të çojë herët apo vonë në divorc dhe në zgjedhje. Nga kjo qeveri ka mbetur vetëm një përpjekje serioze për nga pasojat dhe jo nga qëllimi: reforma në drejtësi.

Gruaja dhe vjehrra, luftë e përjetshme

Postuar në 13 Janar, 2016 15:27

Meta vendos, kryeministri i faktit të kryer flet kot

Postuar në 13 Janar, 2016 14:39

Pas dështimit të takimit të përjavshëm mes tyre  dhe një ditë pasi kryemistri Rama rideklaroi për të disatën herë distancimin e tij nga tryeza e ekspertëve dhe e trajtoi qëndrimin e opozitës si qëndrim të Saliut dhe Lulit, Ilir Meta mbajti qëndrim të qartë politik për reformën në drejtësi, duke e trajtuar opozitën dhe kërkesat e saj institucionalisht. Ai tha se nuk duhet ecur me parimin e faktit të kryer, duke lënë të nënkuptohet se pozicionimi i Ramës nuk çon drejt një konsesusi të nevojshëm për një reformë kaq jetike për të ardhmen e vendit.

Noli dhe “Programi i nacionalistëve”

Postuar në 13 Janar, 2016 13:16

Në mars të vitit të kaluar u mbushën 50 vjet që kurse Fan S. Noli i madh u nda nga jeta. Shqiptarët e Amerikës, me të drejtë, e quajtën “Viti Nolian”, i cili aq sa u pasqyrua në media, nuk rezultoi i tillë. Ai u përkujtua në fillimet e tij, me sa kam dijeni, në New York nga “Vatra” e themeluar prej tij, në Tiranë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe në përmbyllje të këtij viti në Boston nga “Biblioteka Noliane”.

Bashkiaku Veliaj me lajme të reja. Parkim edhe poshtë xhamisë së Namazgjasë në emër të bashkëjetesës

Postuar në 13 Janar, 2016 12:51

Parkimet me konçesion po mbijnë gjithandej, pjesë e planit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shërbimet publike kundrejt pagesës te privati. Së fundmi Veliaj lajmëroi se me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët. "Xhamia e Namazgjasë është një stoli për qytetin e Tiranës dhe jo thjesht një objekt për besimtarët myslimanë. Lajme akoma më të mira vijnë për faktin se kjo xhami, nuk do t’u shërbejë vetëm besimtarëve, por edhe qytetarëve të Tiranës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS