U solidarizua gjithë bota, por pas një viti “Charlie Hebdo” provokon
U solidarizua gjithë bota perëndimore me satiriken franceze “Charlie Hebdo” pas 7 janarit të vitit të shkuar kur redaksia e saj u sulmua nga disa persona të armatosur të cilësuar si terroristë islamikë. Kësaj radhe, në një vjetorin e saj, gazeta satirike ka provoluar jo pak kur me anë të një karikature i jepte një rol prej agresori seksual Aylan Kurdi, fëmijës sirian që u gjet i mbytur në birgjet e Turqisë, e pamja e të cilit bëri xhiron e botës. Karikatura sugjeron se Kurdi kur të rritej do të ishte si një nga ata imigrantët që sulmuan femrat në Këln.
U katandis kokoshi një thelë. Lider i PS-së, nëpunës i qeverisë, lypsar i LSI-së, delirant i Ballkanit dhe një kryeministër i llastuar
Tetë faqet e publikuara në "The Economist" për Shqipërinë si "liderrrre e rrrë-formave në Ballkan" rezultoi se ishin thjesht shkrim me pagesë. Me siguri që këtu ka dorë mendja e hollë si e një femre e Endri Fugës, me miratimin e djalit kryeministër, që "penalltinë e gjuan vetë". Me siguri një shembull për të gjitha mediat shqiptare: Edi, do të të përkëdhelin? Do fjalë të mira? Tundi xhixhat dhe do kesh përditë PDF-Shqipërinë që do. Kuptohet si hapësirë pasqyrë ku ti me të tutë të masturbohesh politikisht me sukseset e "korrje-shirjeve" të barit të keq, anembanë Shqipërisë.
Kalaja e Bashtovës
Kalaja e vetme fushore në Shqipëri. Ajo është ndërtuar pranë fshatit Vile-Bashtovës në Kavajë. U ndërtua në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare, pasi zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave
Ministria e Financave pranon problemet me llotarinë e kuponave tatimorë
Pas dyshimeve të ngritura për llotarinë e kuponit tatimor, Ministria e Financave ka përcjellë këtë deklaratë:
“Për të sqaruar çdo dritë hije të hedhur mbi përzgjedhjen e fituesve të lojës promocionale të kuponit tatimor, Komisioni I Vlerësimit ndjen të nevojshme të informojë të gjithë pjesëmarrësit e lojës, mbi metodoologjinë e përzgjedhjes së fituesve.
Austria pezullon përkohësisht lëvizjen “Shengen”
Austria ka vendosur të anullojë përkohësisht rregullat për lëvizjen e lirë në Evropë dhe forcojë kontrollin e njerëzve të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Kjo u njoftua nga kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën OESTERREICH.
Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak. “Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.
Një qeveri, dy axhenda. LSI propozon krijimin e PostBankës. Bie ideja për shërbimin bankar të pensioneve
Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” ku përsërit qëndrimin e tij të muajit dhjetor për shpërndarjen e pensioneve. Lazimi, një zyrtar i ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sqaruar disi më hollësisht se cilat janë masat që do të marrë Posta në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.
Z. Kryetar i Bashkisë! Pak më njerëzor, se keni qenë vetë shitës fiqsh në rrugë!
Foto e realizuar dje pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.
Të parët në Ballkan dhe të gjashtët në Europë...për çmimin e naftës
Burimi: Deklaratë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha
Kryeministri kërkoi dosje për ministrat e tij - Gjullurdia e kuponave tatimorë është flagrante
Llotaria e fundvitit e kuponave tatimorë rezultoi një mishmash që mban firmën e Shkëlqim Canit, ministrit që rishikon mbi pesë herë planin e të ardhurave brenda një viti. Skandali i parë është tashmë i pranuar dhe po mbulohet me heshtje: llotaria u zhvillua jo direkt, por e regjistruar. Duke qenë se fituesit ishin ndarë në katër kategori, prej të cilave dy do të përzgjidheshin përmes një përzgjedhjeje rastësore, transmetimi direkt ka rëndësi të dorës së parë.
U hoq fasha 300 kw për energjinë sepse vidhej? Vendoset Blloku për shkallëzimin e çmimit të ujit që rritet
Çmimi i ujit do të rritet. Lajmi shumë i mirë që vjen së fundmi shoqërohet edhe me disa hollësi që provojnë paaftësinë për politika të qëndrueshme. “Tema Tv” referon se “sipas metodologjisë së miratuar muajin e kaluar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), tarifimi do të bëhet me blloqe. Rritja e tarifës bllok, do të çojë në dyfishim të pagesës së ujit për konsumatorët që shpenzojnë mbi 45.5m3 ujë në muaj”. Pra përveç faktit që rritet çmimi, po mendohet që çmimi të justifikohet përmes sasisë së konsumit.
