Mediat publikojnë detaje të planit operativ: Gjermania, korridor për 800 mijë trupa të NATO-s
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka hartuar plane emergjence për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, kanë raportuar Der Spiegel dhe Bild. Dokumenti thuhet se parashikon që Gjermania të shërbejë si shtet tranzit për trupat e NATO-s, ndërsa popullata dhe shërbimet civile mund të asistojnë personelin ushtarak të huaj.
Muajin e kaluar, qeveria gjermane përditësoi zyrtarisht udhëzimet e saj të kohës së luftës për herë të parë që nga viti 1989, të cilat tani përfshijnë masa të tilla si rekrutimi i detyrueshëm dhe detyrimi i prodhuesve për të prodhuar mallra lufte.
Mediat: Gjukanoviç "informohet nga Kosova" për tentativë vrasjeje ndaj tij
Mediat raportojnë se ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç, ka bërë në denoncim për tentativë vrasjeje ndaj tij. “Koha Ditore” citon gazetën “Vijesti”, sipas së cilës Gjukanoviç ka denoncuar pranë autoriteteve malazeze përpjekjen në fjalë, që sipas tij e ka marrë nga informacione nga Kosova.
Lejohet të betohet në Europë
Fredi Beleri ka siguruar lejen për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të betohet si eurodeputet.
Mediat greke raportojnë se Beleri do të udhëtojë të hënën drejt Athinës, nga ku më pas do të zhvendoset në Strasburg, për të marrë pjesë në mbledhjen e PE si eurodeputet i zgjedhur.
Gafa që kushtoi 90 milionë dollarë
Gjithnjë e më shumë pengesa në rrugën e Joe Biden drejt një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithë përpjekjen për të rikuperuar atë që humbi në sytë e opinionit gjatë përballjes me rivalin Trump, Biden mbajti një konferencë shtypi një orëshe. Por pavarësisht se u shfaq në formë më të mirë se në debatin televiziv, presidenti 81-vjeçar bëri sërish gafa dhe këtë herë akoma më të rënda.
Ai iu referua presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky, si presidenti Putin.
Belgjikë, ndalohen smartfonët në shkollat frankofone
Shkollat frëngjishtfolëse të Belgjikës do të ndalojnë telefonat inteligjentë. Qeveria e re e Valones, në marrëveshjen e saj të koalicionit ka përfshirë edhe një plan për të ndaluar telefonat inteligjentë në shkollat e rajonit jugor të Belgjikës, si dhe qindra shkolla në Bruksel.
Plani parashikon ndalimin e plotë të tyre në shkollat fillore, ndërsa në shkollat e mesme kjo do të bëhet gradualisht brenda tre viteve.
Riso Arborio 1 kg, del nga qarkullimi në Itali për kadmium mbi normë. Produkti në shitje në Shqipëri
Grupi Conad në Itali njofton së fundmi se ka vendosur të tërheqë nga tregu produktin oriz Arborio, 1 kg, që sugjerohet për rizoto. Grupi ka kryer analiza vetë dhe ka rezultuar se produkti përmban norma kamdiumi mbi kufijtë e lejuar.
Në njoftimin përkatës Conad Italia u bën thirrje të gjithë klientëve që kanë blerë një produkt të tillë të drejtohen në njësitë e shitjes për ta kthyer.
E gjithë Europa pi ujë të kontaminuar
Në ujin e pijshëm që konsumohet në Europë është gjetur një substancë e dëmshmë që zakonisht përdoruret në pesticide dhe në proceset e ftohjes.
Gjetja pason një studim të publikuar në maj nga Rrjeti Evropian i Veprimit të Pesticideve (PAN Europe), i cili konstatoi nivele "alarmante" të kimikateve PFAS në lumenjtë, liqenet dhe ujërat nëntokësore të Evropës.
Danimarkë, taksë e re për ndotjen nga gjedhët
Danimarka bëhet vendi i parë që harton një ligj për emetimin e gazeve serrë nga bagëtitë.
Parlamenti me 179 anëtarë, pas një diskutimi me fermerët, kompanitë e sektorit dhe shoqatat mjedisore dhe të konsumatorëve, po shqyrton ligjin e ri, i cili takson fermerët.
Fillimisht, ata do të paguajnë rreth dyzet euro për ton emetime në vit nga viti 2030, taksë që rritet në njëqind euro pas vitit 2035.
Opozita mban protestën e radhës
Opozita mblodhi një numër të konsiderueshëm qytetarësh në protestën para Kryeministrisë. Protesta nisi me fjalimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile fillimisht, të cilët u pasuan nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Fjala e kreut të demokratëve, Sali Berisha, shënoi edhe acarimin e parë dhe të vetëm të disa protestuesve, të cilët hodhën molotov drejt dyerve të Kryeministrisë.
Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në
Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.
